Prezantimi, çelësi i një suksesi

GLOOM

Catch me if you can...
prezantimicelsi.jpg



Mesazhi i trupit është shume i rëndësishëm dhe duhet të përkojë me atë qe po thoni.

Kur vëzhgoni dikë, filloni gjithnjë nga gjestet qe janë me te lehta për t’u vene re, sepse japin një mesazh shumë më të fortë dhe të menjëhershëm. Ja perse dua t’ju flas sot, dua t’ju flas për ato lloj gabimesh qe bien menjëherë në sy tek te tjerët e qe bëhen pa dashur, vetëm sepse u janë bërë zakon, por që japin idenë e profesionalizmi të mangët.

Në dukje janë gabime të lehta, por në asnjë rast nuk duhet t’i neglizhoni, sepse të marra të gjitha së bashku, kontribuojnë për shkatërrimin e ngadaltë të imazhin tuaj.

Ashtu siç e kam thënë disa herë, nëse mendoni se një kolegu juaj merr një post më të lartë sepse ishte më i aftë, e keni gabim, ai ose ajo, i ka krijuar mundësitë vetes për të bërë karrierë, sepse posedojnë mire kompetencat e tyre dhe japin mesazhin e duhur të tjerëve. Kompetenca është vetëm një prej kërkesave qe ju kërkohen, le te themi e rëndësishme, por jo e vetme.

Sipas statistikave 55% e besueshmërisë bazohet tek pamja e jashtme, 38% tek mënyra e te shprehurit, dhe 7% tek ajo çfarë thoni. Nëse nuk keni pamjen e duhur nuk do të merreni asnjëherë si duhet ne nivelin profesional, dhe pse jeni inteligjent e te kulturuar.

Por, për fat të mirë, prezantimi është një prej gjerave më të lehta për t’u korrigjuar, duhet shume pak për t’u dukur profesionist, të aftë dhe kompetent.


A merreni seriozisht?



Në një seminar për lidershipin e gruas po diskutohej sesi gratë mund të arrinin të merreshin seriozisht nga te tjerët. Shpesh ju dukej se koleget nuk i merrnin mesazhet seriozisht, ndoshta sepse teksa flisnin, bënin një buzëqeshje të papërshtatshme, ndonjë gjest vend e pa vend, me një fjalë arsyet mund të jenë të shumta.

Vajzave u mësohet te buzëqeshin më shumë sesa meshkujve që kur janë fëmije. Mos me keqkuptoni, me këtë nuk dua të them se nuk duhet te buzëqeshni, por kini kujdes. Buzëqeshni në mënyrë që të korrespondojnë gjesti me atë që thoni.

Nuk duhet te merrni një pamje fikse, e rëndësishme është te mbani një lidhje mes asaj qe po thoni dhe shprehjes se fytyrës suaj. Mesazhi i trupit është shume i rëndësishëm dhe duhet të përkojë me atë qe po thoni. Me para se te transmetoni një mesazh serioz, bëni disa prova para pasqyrës. Nuk është gjithçka por me siguri do t'ju shërbejë. Buzëqeshja është e rëndësishme. Ajo mund t'a sheqeros mesazhin tuaj ose ti japë me shume force atij.


Merrni hapësirë, pa ndrojtje



Përdorimi i hapësirës, 'pra territorit' që ju merrni në biseda, tregon shumë gjera për sigurinë që keni ne vetvete dhe përdorimi i saj do të thotë sesa i sigurt ndjeheni në atë moment. Kur të udhëtoni me avion herën tjetër, vini re sesi ulen meshkujt dhe femrat. Ndërsa te paret marrin gjithë hapësirën, duke shtrire këmbët dhe mbështetur krahët tek mbajtëset e karriges, te dytat mbajnë krahët afër vetes, nga frika se mund t'i marrin hapësire te tjerëve.

Mbajeni parasysh dhe këtë tjetrën. Ne ashensor, vini re, se sa me shume te mbushet aq me shume postohen gratë për t’i bere hapësirave te tjerëve qe hynë, sesa burrat.

Dhe neper prezantime publike. Janë me tepër gratë ato qe rrinë ne këmbe, apo flasin me pak, bëjnë me pak gjeste etj. etj. Dhe përshtypja e pare qe japin është ajo e te qënit persona te kujdesshëm, qe nuk duan te rrezikojnë, te frikësuar e kane shume pak gjera për te ofruar.

Kur jeni duke bere një prezantim publik, duhet te përdorini gjithë hapësirën qe keni ne dispozicion. Duhet te përdorni te paktën 75% te hapësirës qe ju rrethon. Neper mbledhje p.sh., zgjidhni gjithmonë vendin me te gjere, jo një vend ku duhet te rrini ngushte.

Nëse do te mbështesni bërrylat ne tavoline, do te dukeni si një person qe është shume i vëmendshëm për atë që po thuhet ne mbledhje. Lërini te lire gjithë energjinë tuaj. Dhe kujdes gjestet duhet te korrespondojnë gjithmonë me atë qe thoni, shtrëngimi i duarve tregon është shenje ankthi. Përqendrojini energjitë tek gjestet dhe shijoni hapësirën qe keni fituar tashme zonja!

Burimi Hermesnews
 
Pe: Prezantimi, çelësi i një suksesi

Tani cfare nenkupton me pamje ky artikulli? bukuri fizike apo si qendron dmth??

Gjthss deri sot kam mare pjese ne shume intervista dhe asnjeher skam ndjek asnje asnje rregull. Flas sa me lirshem, madje as nuk pregatitem kurre. Deri sot ka funksionuar. Prandaj keshilla ime do ishte: Mere lehte! Flit thjeshte, ji e sigurte per cfare ke shkuar dhe mbi abilities qe ke dhe patjeter do kesh dhe siguri ne vete! (po flas per personat qe s'kane probleme emocionesh:()
 
Pe: Prezantimi, çelësi i një suksesi

Tani cfare nenkupton me pamje ky artikulli? bukuri fizike apo si qendron dmth??

Gjthss deri sot kam mare pjese ne shume intervista dhe asnjeher skam ndjek asnje asnje rregull. Flas sa me lirshem, madje as nuk pregatitem kurre. Deri sot ka funksionuar. Prandaj keshilla ime do ishte: Mere lehte! Flit thjeshte, ji e sigurte per cfare ke shkuar dhe mbi abilities qe ke dhe patjeter do kesh dhe siguri ne vete! (po flas per personat qe s'kane probleme emocionesh:()


Edhe sjelljet kane rendesi Soulmind,pasi smund te flasesh me koken ulur,apo te kesh nje stilolaps ne dore e tja besh tak tak me stilolaps...Varet edhe menyra se si ti i parashtron gjerat,menyren e te drejtuarit,si shprehesh,pa llogarit qe gjuha trupore ka rendesi,jo te rrish si mumje e te flasesh,ndonjehere veprimi apo shoqerimi me duar i ndonje gjeje te ndihmon per emocionet gjithashtu edhe per prezencen tende...Te pakten keshtu e kuptoj une...
 
Back
Top