Presidenti i SHBA-ve, Obama fyen polakët

Love

βeℓℓe â๓e
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka zemëruar polakët për shkak se iu referua një kampi nazist si “kamp polak i vdekjes”.
Obama bëri një gabim të tillë teksa po fliste për ushtarin polak Jan Karskin, të cilit i akordoi Medaljen e Lirisë.

obama.jpg

Polakët u bënë pre e dhunës naziste gjatë pushtimin në Luftën e Dytë Botërore dhe refuzuar çdo përgjegjësi për krimet naziste.

Polakët janë të ndjeshëm ndaj komenteve që lidhin vendin e tyre me Holokaustin dhe kanë shpërthyer në reagime të ashpra ndaj presidentit amerikan, raporton BBC.

Ministri i Jashtëm, Radoslav Sikorski, kërkoi që Shtëpia e Bardhë të kërkojë falje për gabimin fyes. Korrektim të asaj çfarë tha Obama tha kërkoi edhe kryeministri Donald Tusk duke shtuar se reputacioni i SHBA-së në Poloni ka rënë pikiatë.

Diplomatët e Polonisë kanë kërkuar që të mos përdoret termi “kampet polakë të vdekjes” kur përshkruajnë Aushvicin apo Treblinkën.

“Duhet ta përdorim këtë gafë të madhe për t’i bërë të qartë se askush, askund në botë nuk duhet ta thotë më atë përsëri”, shprehet fituesi i çmimit Nobël për paqen, Lech Ualesa.

Thuajse gjashtë milion polakë vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më shumë se gjysma e tyre ishin hebrenj.
Burimi: Shekulli
 
Pe: Presidenti i SHBA-ve, Obama fyen polakët

Sa te gatshem dhe keta dhe presjen me ja vene re...
 
Titulli: Presidenti i SHBA-ve, Obama fyen polakët

Po ja kam lakmi vallahin ' edhe ne shprehjet me intime ' qe skan kurfare rendesi te ngritet ky reagim . E jo si neve na ofendojn menyren me te rende te mundeshme me fjalorin e tyre si per nga kombi fqinjet' si per nga feja fqinjet dhe popujt tjere . E neve sikur jemi te shurdher dhe te verber.
 
Back
Top