Presidenti afrikan, NATO-s: Mos përdorni fuqinë për të vrarë Gedafin

eGo0sTyle

System Engineer
Zuma_and_Gaddafi-300x181.jpg

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, ka paralajmëruar NATO-n që të mos e përdorë fuqinë e saj ushtarake për të vrarë liderin libian, Muamar Gedafi. Deklarata e Presidentit Zuma u bë nga takimi në Pretoria, ku një panel i përfaqësuesve të nivelit të lartë të Bashkimit Afrikan kanë diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund konfliktit katërmujor në Libi, ndërmjet kolonel Gedafit dhe rebelëve të vendosur në Lindje. Muamar Gedafi nuk ka marrë pjesë në takimin ku do të diskutoheshin masat e nevojshme për të sjellë paqen në vendin e tij. Zuma tha se rezoluta e OKB-së që ka autorizuar NATO-n që të veprojë në Libi për të mbrojtur popullin libian, nuk përmend “ndryshim regjimi apo vrasje politike”. NATO ka mohuar të ketë shenjëstruar Gedafin pas bombardimeve të 1 majit, për të cilat qeveria libiane tha se kanë vrarë katër anëtarë të familjes së Gedafit. Rusia zyrtarisht ka shprehur dyshime mbi deklaratën e NATO-s. Zuma tha se Bashkimi Afrikan beson se zgjidhja e konfliktit duhet të jetë politike dhe “në duart e popullit libian”. Ai shtoi se Bashkimi Afrikan kërkon armëpushim në Libi, i cili duhet të pasohet me reforma politike dhe zgjedhje, të cilat duhet t’i japin mundësinë popullit libian që ta zgjedhin në mënyrë të lirë liderët e tyre. Paneli i liderëve afrikanë në këtë takim mbi paqen dhe ndihmat humanitare në Libi përbëhej nga presidentët e Mauritanias, Ugandës dhe Malit, të ftuar nga Zuma i Afrikës së Jugut. Bashkimi Afrikan është përpjekur të krijojë një marrëveshje paqeje mes Gedafit dhe rebelëve, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Lindjes së vendit. Zuma u takua me Gedafin më 30 maj në Tripoli, por përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje paqeje dështoi./Panorama
 
Last edited by a moderator:
Back
Top