Premtimet qe me shpesh thyhen

*deliza*

VIP
V.I.P
Premtimet qe me shpesh thyhen

1.Do vij neser
Kete e degjon shpeshhere prej riparuesve te aparateve elektrike, mjeshtrit e thone, etj. Por e verteta eshte shume ndryshe. Ata s'do vine as javen tjeter (po nuk iu lajmerove ne telefon se pari).

2. Nuk do i tregoj askujt
Na pelqen te degjojme sekretet e te tjereve dhe me kenaqesi ju premtojme qe s'do ia themi askujt. Dhe ne ate moment, e mendojme ne te vertete. “Mos u brengos,” themi, “sekreti juaj do jete i sigurte me mua." Por kuptohet qe s'eshte ashtu. Studimet tregojne se cdokush ia thote nje sekret te degjuar nga dikush tjeter, se paku nje personi te trete. Dhe se shpejti, e gjitha lagja e kupton sekretin!

3.Kjo nuk dhemb
Nje fjali e preferuar e doktoreve, dentisteve dhe infermiereve. E thone zakonisht para se t'ua fusin nje injeksion. :D Por fjalia s'eshte e plote. Fjalia e plote me siguri eshte: "Kjo nuk do me dhembi mua (por me siguri do te dhembi ty shume)."

4.Do te shkruaj
Ne pushime, ne autobus, kudo, mund te gjeni nje shok/shoqe te re, kembeni adresat e emailit dhe premtoni qe do i shkruani. Pas gjashte muajsh e gjeni nje emer dhe nje adrese emaili ne nje cope te vjeter letre. "Oh Zot!" mendon - por me pastaj te kujtohet qe as ai/ajo s'u ka shkruar juve. Keshtu qe s'eshte ndonje problem.

5. Ta kthej borxhin neser
Kur i japim ndonje lek hua dikujt, ata gjithnje premtojne qe do na i kthejne neser (ose sa me shpejte te jete e mundur), por me pas harrojne. Nese ua kerkojme te na i kthejne parate, mendojne qe jemi te poshter. Nese nuk ua kerkojme, duhet te pershendetemi pergjithmone me parate tona, sepse s'do na kthehen ndonjehere.

student.info
_______________________________________

Po ju i keni te njohura keto premtime :D?
 
nuk do i tregoja askujt dhe do te shkruaj...s'para i mbaj si premtime..:D
kur doktoresha me ka pas thene kur isha e vogel,qe me bente gjilperen,sdo te dhembi, kurr si besoja..:D
 
Duke pare se natyrisht une jam i prirur per te deshtuar, i shtoj premtimeve te tilla fjale si keto perpara; "do te mundohem," "do bej perpjekje" apo "shpresoj" qe thjeshte ti jap pak kuptim me realist premtimit.
 
Pe: Premtimet qe me shpesh thyhen

Keto une nuk i quaj premtime.
Por zhgenjimin me te madh ma japin dentistat :karate:
 
Pe: Premtimet qe me shpesh thyhen

Pothuajse te gjitha i ndegjoj por sidomos ata qe thone ec neser
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top