Prej nga erdhi çdo gjë?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<


Prej nga erdhi çdo gjë?




Cila është dëshmia?

Ekziston një teori e përhapur e njohur si teoria ‘Big Bang’ (Plasja e Madhe). Ajo tenton që ta shpjegojë ekzistencën e universit në një mënyrë evolucionare duke pasur një fillim me një eksplodim vigan të ca gazrave ose të një mase solide. Disa thonë se në fillim ekzistonte një boshllëk ose ‘asgjë’, ose ndoshta, ca gazra të cilat eksploduan e pastaj prej kësaj çdo gjë në univers thjeshtë filloi të evoluoj deri në shkallën të cilën ne e shohim tani. Kurrë nuk ka pasur ndonjë dëshmi solide për këtë ide të konceptit ‘diçka nga asgjë’. E për këtë arsye, as për vetë teorinë e evolucionit.


Ne do të dëshironim të shqyrtonim idenë e krijimit nga një pikëpamje krejtësisht logjike, duke përdorur terminologjinë e thjeshtë pa ekzagjerime religjioze, bindje paraprake emocionale, ose paragjykime.


اka nëse dikush i quajtur ‘shkencëtar’ ju tregon këtë ‘teori’ se mënyra se si janë krijuar veturat është kështu:
Një hedhurinë makinash në pjesën jugore të qytetit eksplodon dhe të gjitha copat e metalit fluturojnë në ajër dhe bien prapë poshtë në të njëjtin vend duke formuar kështu një veturë Chevrolet Caprice.. pa munguar asnjë pjesë.. dhe motori është i ndezur..


Ose, çka nëse teoria e tij për mënyrën se si ndërtohet një karrige është kështu:
Ndodh një eksplodim në pyll dhe drunjtë fluturojnë në hapësirë dhe pastaj papritmas ato kombinohen me pëlhurë që është në ajër dhe krijojnë një karrige të bukur... e pastaj ajo bie në një sallë ekspozite të karrigeve e kompletuar me tavolinën dhe llambën përkatëse...


Në vijim ai shpjegon se:
Një tërmet në ‘Silicon Valley’ të Kalifornisë bën që çipat e kompjuterëve dhe pllakat e qarqeve dhe pjesë tjera të ndryshme të bien nga kutitë e tyre dhe nga raftet e tyre dhe të vijnë vetë në vend duke u rrotulluar nëpër dysheme dhe të formojnë kompjuterët më të avancuar teknikisht në tokë?...


Ose, ç’të themi për ‘Teorinë e tij të Medicinës’? Ai tash pretendon se:
Një rrjedhje gazi në një depo të barnave shkakton një eksplodim të hatashëm. Të gjitha elementet kimike dhe substancat përplasen me njëra tjetrën në sasi saktësisht të sakta për të prodhuar një bar mrekullie i cili shëron çdo gjë, prej kancerit e deri te sëmundjet e zemrës dhe të veshkave, pleqërinë dhe lythat?...


Prit... ka ende për këtë:
Të gjitha kanë nga një formulë, janë të paketuara në shishe me etiketa dhe të gatshme për shitje pa ndonjë rrëmujë në dysheme?...


Tani, pas gjithë këtij eksplodimi dhe shqetësimi, ky ‘shkencëtar’ të drejton tek një vend shumë i mirë për tu relaksuar dhe për të ngrënë diç. Ky është vendi i tij i preferuar dhe ai e quan: “Plasje Burgeri”! Ai thotë:

Ti vetëm shko dhe ulu dhe papritmas një ‘shpërthim’ nga kuzhina ndodh dhe menjëherë një hamburger vendoset para teje me të gjitha stolitë... ashtu siç e ke dashur, të kompletuar me patatina, një pije dhe gjithashtu edhe tortën e preferuar?


DHE...
Askush nuk punon në “Plasje Burgeri”; ai punon vetë, duke pastruar vetveten automatikisht dhe derisa ti je duke dalë ai e skanon kuletën për kredit kartelën tënde valide dhe kryen pagesën nga llogaria jote bankare për ushqimin që keni ngrënë?...


Tani vjen pyetja: “A do të pranoni ndonjërën prej këtyre si ‘fakt’?”

Natyrisht që jo!

Ne nuk do të besonim se një veturë e re është krijuar nga bërlloku fluturues;
karriget nuk bien nga drunjtë eksplodues;
tërmetet nuk prodhojnë kompjuterë dhe
hamburgerët pëlcitës nuk pikin prej së larti tek ne.


Pyetje:

Pra si ka mundësi që ne nuk e sfidojmë teorinë e diçkaje që vjen prej asgjëje dhe pastaj të përplaset në kozmos dhe të krijojë universin? A është kjo për shkak të madhësisë së llahtarshme të saj për të cilën kemi shumë pak kuptim; për shkak se ne jemi duke dashur të pranojmë çfarëdo teorie që vjen nga teleskopi i ri “Tomi përgjues” për të na treguar se ka ardhur nga ‘mosqenia’? Ose vetëm ca gazra u përplasën e pastaj... ‘Dëshmia’! Univers i menjëhershëm? Si?



Të kthehemi pra tek tema jonë kryesore:

Krijim apo Eksplodim?

Ne mund ta zhvendosim mendjen tonë tek toka dhe qiejt dhe të bëjmë vrojtime vetë, pa ndihmën e ndonjë shkencëtari ‘gjeni’ të na tregojë se çfarë jemi duke parë. E pastaj ideja se asgjë nuk është duke e mbajtur qiejt dhe tokën!
- ‘A lëvizë ajo vetë? Si?

Mendo për yjet, diellin, hënën dhe sistemet diellore të panumërta dhe galaktikat në univers.


Kush ose اka i krijoi ato më së pari?

Ato vazhdojnë të funksionojnë dhe të lëvizin me precizitetin dhe saktësinë e përsosur. Pse ndodh kjo? Kush i mban ato duke rrëshqitur nëpër drejtimet dhe orbitat e paracaktuara për to?


Islami na mëson se Allahu është edhe Krijuesi edhe Filluesi i gjithçkaje që ekziston. Ne e dimë që Allahu nuk na ka evoluar neve prej majmunëve, dhe ne e dimë që të gjitha gjërat janë prej Allahut. Ju lutemi ndajeni këtë informatë me ata të cilët mohojnë ekzistencën e Zotit. Kanë nevojë për këtë.



Përktheu: Hekuran Helshani







 
Back
Top