Prehu ne paqe Gramoz Palushi

RapTisha

Antar Aktiv
Sa here vij me pa ndeshjet doemos me shkon mendja te ky njeri...
Ky o arsyeja qe mbi te gjitha hala besoj ne kete kombetare qe rrihet ne secilen ndeshje ...


Ky oshte arsyeja sa here qe e shoh flamurin Grek me vjen me ul pertoke e me pshurrre....te me falni per shprehjen por ndihem shume keq kur e dii qe te tjeret ja kan ndal jeten vetem pse ka qen shqiptar ...



A mendoni se shteti shqiptar eshte dasht ti jap statusin e deshmorit ?

A mendoni se eshte e drejte ky anashkalim qe po i behet?

Per nder te Gramoz Palushit edhe Respekt te Tij ju ftoj qe neser te jeni sa me shume ne stadiumin kombetar me i jep perkrahje kombetares ton qe te mos vazhdon te rrihet perserii.
 
He se dajaku te ben me te forte, por mua po me vjen turp qe kete Gramozin, pavaresisht se e kam shume te degjuar si emer, nuk po ia kujtoj historine ? :(

Ndo1 info me shume , ku e humbi jeten dhe pse ?
 
Gramoz Palushi eshte cuni qe u vra menjehere pasi mbaroi ndeshja Shqiperi Greqi 2-1 ne Tirane.Ky jetonte prej kohesh ne Greqi.
Lus SM-te qe kete teme ta bartin tek Sporti dhe mundessihte emrin e temes ti'a vejen SHQIP.
 
Festa e fitores në futboll, Gramoz Palushi u vra në ishullin Zakinthos

Më 4 shtator 2004, një vrasje e ngjashme me atë të pak ditëve më parë në Kretë ka ndodhur ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. Gramoz Palushi, 20 vjeç, nga Kukësi është therur me thika pas ndeshjes mes përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Greqisë. Shqiptari ka qenë duke festuar në rrugët e ishullit Zakinthos bashkë me disa emigrantë të tjerë fitoren e kombëtares, ndërsa vendasit janë irrituar. Një grup civilësh janë konfrontuar me emigrantët shqiptarë, të cilët ishin duke gëzuar rezultatin e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Pajtim Palushi, vëllai i Gramozit, ka treguar se, para ndeshjes vëllai i kishte thënë se do të shkonte të shikonte ndeshjen me shokët e tij në një lokal në fshat. “Rreth 15 minuta pas ndeshjes, më morën në telefon dhe më thanë se, Gramozi ishte plagosur rëndë dhe ndodhej në spital”, ka treguar vëllai i viktimës. Një shok i Gramoz Palushit, Imer Elezi, ka treguar se në momentin e ngjarjes ishin në qendër të fshatit kryesor të ishullit. “Po festonim fitoren e Shqipërisë. Një turmë grekësh sulmuan nga një magazinë dhe u plagosën shtatë shqiptarë, mes të cilëve edhe Gramozi”, ka treguar emigranti. Rezultati i ndeshjes ka shkaktuar djegien e makinave të disa shqiptarëve dhe dëmtimin e disa banesave. Gramoz Palushi ka pasur vështirësi pas plagosjes. Ai ka shkuar në spital, por, pasi e kanë kuptuar se ishte shqiptar, personeli i spitalit nuk i ka hapur derën.

Pak a shume kjo eshte historia e Gramoz Palushit
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top