Predikuesi i Papës kërkon falje

Kresha

A pretty face can never trick me
Predikuesi personal i Papës, Raniero Cantalamessa, ka kërkuar ndjesë për komente në të cilat ai ka krahasuar kritikat ndaj kishës katolike rreth abuzimeve seksuale të fëmijëve me persekutimin e hebrenjve.


Cantalamessa tha se në qoftë se ai e kishte lënduar ndjeshmërinë e hebrenjve dhe të viktimave të pedofilisë, atij i vinte vërtetë keq dhe kërkoi falje.

Grupet hebrenje dhe viktimat të abuzimit seksual shprehën zemërim të madh ndaj komenteve të tij.

Por vetë Papa nuk përmendi krizën në kishën katolike rreth abuzimit të fëmijëve në mesazhin e tij tradicional Urbi et Orbi të Pashkëve para mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Më heret kardinal i tij kryesor, Angelo Sodano, tha se besimtarët nuk do të lejojnë veten të ndikohen nga ato që ai i quajti thashetheme të vogla të momentit. /bbc/
 
Back
Top