Praktika e tmerrshme në Afganistan, fëmijët vishen si femra dhe shfrytëzohen seksuali

AnGeLiC

VIP
V.I.P
647832__BJDJQhaGb.jpeg

Ndodh për fat të keq që në disa vende, fëmijët kanë një çmim, kush i paguan vendos edhe për identitetin e tyre.

Kjo gjë ndodh në Afganistan dhe bëhet fjalë për një praktikë të tmerrshme, pe pranuar nga shoqëria, për shkak se mbrohet nga traditat shekullore.

Për këta fëmijë përdoret termi “bacha-baz”, fëmijë që vihen në lojë. Janë minorenë që detyrohen të vishen si femra dhe të shfrytëzohen seksualisht nga meshkuj më të mëdhenj se ata.

Këta fëmijë rrëmbehen apo blihen nga njerëz të pasur dhe tregtarë të fuqishëm kur janë ende adoleshentë, që enden nëpër rrugë apo të përjashtuar nga familjet e tyre.
647832__H1dJQhTfb.jpeg

Në këtë mënyrë fëmija bëhet pronë e blerësit dhe është i detyruar të ndërrojë identitetin e tij.

Këta fëmijë në këtë mënyrë vishen si femra, lyehen dhe mësojnë se si të kërcejnë dhe këndojnë.
647832__H1qk73aMZ.jpeg

Qëllimi i vetëm siç mëson noa.al më pas është që këta fëmijë të shfrytëzohen seksualisht, pasi kërcimi dhe muzika përfundon.

Pronarët e fëmijëve “bacha-baz”, përfitojnë nga varfëria e tyre dhe familjeve të tyre.

Duke e ditur që familjarët nuk mund t’i denoncojnë, sepse janë shumë të pasur dhe kanë ndikim në vend, ata përfitojnë prej këtyre fëmijëve.
647832__Hy3ym26GZ.jpeg

Një ritual i trishtë që vazhdon edhe në ditët e sotme në Afganistan./a.k/noa.al/

647832__SJgd1726zZ.jpeg
647832__SJkxmhTzZ.jpeg
647832__r1Fy72pGZ.jpeg
 
Ky eshte nje ritual i vjeter sa bota vete.
Greket e lashte, romaket por edhe ne ditet e sotme ne boten e civilizuar ekziston ky fenomen.
Fatkeqesisht do vazhdoje ne nje menyre ose ne nje tjeter per sa kohe do ekzistoje njerezimi.
 
:( Sa bote mizore.
Nga njehere pyes veten pse s"na bie noj meteor te mbarojme pune.
Ne fakt keti te fundit s"kemi per ti shpetuar,por deri atehere kasaphanet njerzore do jene shume te dhimbshme dhe shkaterruese.
 
Back
Top