Porosite e Pejgamberit s.a.w.s

MasteR

I'm offline
Porosia 1.

Pejgamberi a.s na bënë me dije se njeriu gjithmonë është nën kontrollin e All-llahut Fuqiplotë andaj ai nuk duhet të bëjë keq


Prej Ebu Derdasë r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë,numeroje veten në radhët e të vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.

Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasë.


Porosia 2.

Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi.

Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t’i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t’i ndihmoj kur ai bën dëm. Pejgamberi a.s. tha: Do t’a pengosh nga të bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.

Transmeton Buhariu.

Porosia 3.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të jemi të kujdesshëm e mos të na mashtrojë dunjaja.

Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Në të vërtetë All-llahu juve ju ka bërë mëkëmbës në të, Ai ju përcjell, ju sheh se si punoni.
Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave.

Transmeton Muslimi.


Porosia 4.

Me këtë porosi Pejgamberi a.s na bën me dije se çdonjëri që kërkon në emër të All-llahut mos ta refuzojmë.

Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmoje, kur lyp diqka në emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton përgjigjuni ftesës së tij,
Kush ju bën ndonjë të mirë kompenzoni atij.
Po që se s’keni me çka të kompenzoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.

Transmeton Ebu Davudi dhe Nisaiu me sened të vërtetë.

Porosia 5.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije se për namaz duhet ecur qetë e jo duke vrapuar.

Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se ka thënë:
Kam dëgjuar Pejgamberin a.s duke thënë: Kur jeni nisur për në namaz e të tjerët kanë filluar, ju mos vraponi, por ecni qetë. اka të arrini, falni e ato rekate që u kanë kaluar plotësoni.muttefekun alejhi.

nga f.islam
 
Back
Top