Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Guest2

Antarë i Respektuar
Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11 përqind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Me uljen e fertilitetin dhe emigracionin e rritur, duhet të adresojë problematikat nga po preket… Japonia është shteti më i vjetër në botë, me 23 % të popullsisë mbi moshën 65 vjeçe. Sipas një harte botërore të përpiluar nga Pew Research Center, jepet një panoramë e plotë e shteteve më popullsinë më të plakur.

E ndarë në zona, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia ndodhen në zonën e mesme. Situatë krejtësisht ndryshe paraqitet për fqinjin tonë Italinë, të cilët së bashku me Japoninë dhe Gjermaninë janë shtetet me popullsinë më të plakur.

Shteti më popullsinë me të re

shfaqet Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11 përqind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011. Në vitin 2016, kjo peshë është rritur më tej, duke arritur në 13%. Kjo tendencë parashikohet në rritje në vitet në vijim. INSTAT nënvizon se përqindja e më të vjetërve do të rritet nga 11 përqind në vitin 2011 në 29 përqind në vitin 2060, ndërsa përqindja e fëmijëve është projektuar të përgjysmohet, duke arritur 12 përqind në vitin 2060.

اfarë rreziku ka plakja e popullsisë?

Sipas raportit, popullsitë e reja zakonisht konsiderohet si një “dhuratë ekonomike” për shtetet. Kur mosha 15-64 vjeç, ajo aktive për punë, është më e madhe se sa mosha që nuk punon, zakonisht ka një nxitje dhe zhvillim të produktivitetit ekonomik. Po kur kemi të bëjmë me të anasjelltën? Shtetet duhet të gjejnë mënyrë që t’i kushtojnë vëmendjen e duhur popullsisë së tyre duke u plakur. Pew Center tregon në studim se 41 % e amerikanëve në moshë pune besojnë se nuk kanë asnjë siguri për benefite në kohën që do arrijnë pensionin. Ndërsa punonjësit plaken dhe dalin nga forca e punës active, njerëzit më të rinj supozohet se do të hyjnë në këtë skemë dhe të kontribuojnë në pagimin e taksave, që në moshë të madhe i mbështet ato. Por, dukuria e uljes së lindshmërisë është një tjetër arsye që sjell vetëm probleme panoramës së të gjithë botës që po plaket. Studimi tregon se me problematikën e plakjes po përballen kryesisht vendet e zhvilluara (ashtu sikurse edhe me uljen e fertilitetit), por në fakt, referuar të dhënave të studimeve të fundit, një popullsi e plakur nuk është më një fenomen që i përket shoqërive të zhvilluara, por edhe në zhvillim. Në Shqipëri, jetëgjatësia do të rritet në 80 vjet deri në vitin 2025 dhe 25% e popullsisë do të konsiderohet e plakur në të njëjtin vit, sipas Kombeve të Bashkuara. Ndërsa referuar të dhënave të vitit 2011, të Kombeve të Bashkuara numri i pensionistëve llogaritej në 560,000. Ndërsa shifrat e INSTAT se numri i personave 65 vjeç e lart është rritur më shumë se 4 herë, nga viti 1979, që ka pasur 76.5 mijë persona 65 vjeç e lart, deri në vitin, numri i të cilëve ka arritur 318 mijë. Për periudhën 2031-2050, projeksionet tregojnë që norma vjetore e rritjes së popullsisë së të moshuarve do të ulet në mënyrë të qëndrueshme dhe madje do të arrijë vlerë negative në vitin 2039, kur brezat që janë zvogëluar nga emigracioni me shkallë të gjerë të arrijnë moshën e vjetër. Përtej vitit 2050, norma e rritjes së popullsisë së moshës 65 vjeç e lart pritet që të rritet përsëri në një rritje vjetore mesatare me 0.5 përqind në periudhën 2051-2060, ndërsa norma e rritjes së gjithë popullsisë do të mbetet negative gjatë këtyre viteve (-0.7 përqind).

Si t’i përgjigjesh popullsisë në plakje?

Ka shumë mënyra se si të shmangësh impaktet ekonomike dhe fiskale të një popullsie drejt plakjes, argumenton Pew Research. Sipas tyre, duhet:

1. Nxitur migrimi dhe lindshmëria

2. Rritje të produktivitetit në sektorin shëndetësor 3. Inkurajimi i pjesës së popullsisë aktive për punë Sipas shifrave të INSTAT për vendin tonë rezulton se dinamikat e jetës kanë sjellë një ulje të lindshmërinë në Shqipëri nga Indeksi më i lartë në Europë, në nivelin aktual me 1.7 fëmijë për grua – nën nivelin e zëvendësimit. Si pasojë, përbërja e popullsisë së Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore midis periudhave të censuseve të vitit 1979 dhe 2011, duke ulur numrin e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga 37 përqind në vetëm 21 përqind të popullsisë. Kjo rënie do të jetë forca parësore e moshimit të popullsisë, një proces që ka filluar të ndihet në shoqërinë shqiptare. Për shkak të efektit të kombinuar të rritjes së jetëgjatësisë në rritje, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi – 65 vjeç e lart – në periudhën 1989 deri në 2011 është rritur nga 5 në 11 përqind.

MONITOR
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Me keto kushte ekonomike ciftet as po mendojne te krijojne familje e jo me te shtojne apo rinojne popullsine....
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Me keto kushte ekonomike ciftet as po mendojne te krijojne familje e jo me te shtojne apo rinojne popullsine....


Nqs do te pyesnin si ideatore c'do thoje ne lidhje me lindjet?
Nje strategji nga shteti qe ciftet te bindeshin per te lindur femije cila do ish ajo?

Une mendoj kompnesimi me nje shume lekesh,edhe siguria per nje pune stabel,e me shume kopshte me standarte te larta ku nenat te kene mundesi per te lene bebet e tyre(pasi kjo me dado) eshte e kushtueshme.

Ti?
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Nqs do te pyesnin si ideatore c'do thoje ne lidhje me lindjet?
Nje strategji nga shteti qe ciftet te bindeshin per te lindur femije cila do ish ajo?

Une mendoj kompnesimi me nje shume lekesh,edhe siguria per nje pune stabel,e me shume kopshte me standarte te larta ku nenat te kene mundesi per te lene bebet e tyre(pasi kjo me dado) eshte e kushtueshme.

Ti?

Pak a shume do i referohesha kodit te punes qe aplikohet ne Gjermani.Pervec pikave te tua te cilat jane realisht kryesoret, stabiliteti ne pune dhe ekonomi.

1.Leja e lindjes deri ne 3-vite,
2.Pagesa e kopshtit kompesohet (nese ti le femijen ne nje orar te caktuar paguan me pak kopshtin , e nese e le me orar te plote ath kompensimi behet ne pagen tende.
3.Te dy prinderit trajtohen njesoj ne mbarvajtjen e femijes. (flas per raportet mjeksore dhe lejen e lindjes)
4.Sigurimet te cilat njihen edhe ne klinikat apo spitalet private, edhe pse shume pak ndryshojne nga ato publike.

Pastaj jane edhe politikat sociale per te gjitha shtresat.

Tani nese do marr te krahasoj ....eshte humbje kohe.
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Nese ndryshimet, te gjitha, perfshi dhe lindjen ketu, ne vendet e ndryshme kane ndodhe ne shekuj populli yne ka pesuar ndryshime rrenjesore per nje kohe te shkurtur. Problemin e lindjes e shof te populli yne mjaft shqetesues pasi qe kemi renje te menjehershme drastike.

Tani te kuptohemi nje gje qe ciftet, kinse "intelektuale" dhe me dy prinder ne pune tu japesh edhe mijera euro nuk lindin. Pra as e mbajne e as e rritin qytetarine.

Shteti duhet te mendoje se si ta stimuloje shtreset e varfer qe fatkeqesisht te ne ka mjafte dhe ajo eshte e vetmja shtrese qe munde ta mbuloje zbrastesien dhe te rris qytetarine.

Pra duhet gjendur menyra dhe metode dhe te tilla ka mjafte per ta stimuluar kete kategori shoqerore.
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Kitrra!

Duhet tu jete afer e atyre qe kane pune me nje kompensim te mire shteti,sepse jane ata qe s'ndiejne siguri.
Zonat rurale ardhjen e nje femije nuk e konsiderojne si nje pamundesi per ta rrit,sikurse konsiderohet ne qytete,por e quajne si nje e ardhme e mire per pune,qe do ti ndihmoje ata.
Atje s'ka cift te rrije me nje femi,kurse qyteti pasiguria,papunesia,pamundesia,edhe kerkesat qe jane te shumta s'marrin guximin as per nje,por jo per tre.

Shteti duhet te gjeje nje mynyre te shpejte te reagoje per kete fenomen sepse jo lindja,edhe emigrimi eshte problemi kryesor shqetesues (kombetar).

Me kete neglizhence shihet qarte qe Flamur Noka ka shume partizane me vete qe jane te derguar nga matane.
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Pasion,

Pa dashur ta fyejme shtresen e varfer si makine nataliteti por tere historia tregin se njerezit e pasur dhe intelektual nuk lindin apo lindin sa per te lene dike. Kshu e ke gjithku. Une e di qe shteti edhe atyre duhet tu ndimoje ama ajo qe duhet stimuluar eshte shtresa e varfer apo me pak e pasur.

Problemi i natalitetit ne Shqiperi e Kosove per mua eshte aq shqetesues sa ne munde te zhdukemi perpara popujve te tjere sidomos me integrrimet.

E vetmja arme qe kemi ne dore eshte qytetaria me pak e pasur dhe e varfer. Ata duhet stimuluar.
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

Se di a eshte ngritur si problem ne dikasterin perkates apo jo?

Mendoj qe eshte nje problem nder me madhoret aktualisht qe duhen plane afatgjate per ti bere balle.

Ritem i frikshem sipas specialisteve e petagogeve te Instat!
 
Titulli: Popullsia po plaket! “Shqipëria me shpejtësi drejt zonës së rrezikshme”

I sakt materiali....sa i perket shqiperise kto vvite ka pas nje ulje te lindjeve dhe nrm do shkoje drejt plakjes ku vendet tona ks shq e maq kane qene nder vendet me lindshmeri me te madhe ne ballkan e evrope...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top