Polonia ekstradon në Gjermani një agjent të dyshuar të Mossadit

Kresha

A pretty face can never trick me
Polonia do t'i dorëzojë Gjermanisë një agjent të dyshuar të shërbimit sekret izraelit jashtë shtetit, Mossad. Vendimi u mor nga një gjykatë në Varshavë. Burri ishte arrestuar në fillim të qershorit në aeroportin e Varshavës. Sipas prokurorisë federale gjermane ai dyshohet se ka siguruar një pasaportë gjermane në skandalin e vrasjes së liderit të Hamasit Mahmud el Mabhuh në mes të janarit në Dubai.

Autoritetet në Dubai fajësojnë Mossadin për vrasjen e Mabhuhsë. Më shumë se 20 burra dhe gra bënin pjesë në komandon që kreu vrasjen, shumë prej tyre kishin hyrë në Dubai me pasaporta të shteteve perëndimore. Deri tani Izraeli i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat./dw/
 
Back
Top