Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook

braziljania

Anëtar i Nderuar
Liderët e opozitës e kanë cilësuar ministren e Punëve të Brendshme të Uruguait si një “ekzibicioniste” pasi që ajo ka publikuar fotografinë e saj nën dush në Facebook.

Daisy Tourne ka publikuar një fotografi të saj në profilin e saj me mbishkrimin, “nuk ka asgjë më natyrale se një grua nën dush".

Fotografia paraqet vetëm duart e Tournes dhe fytyrën e buzëqeshur nën ujin që rrjedh, sipas gazetës El Pais.

"Mendoj se është shumë e pahijshme që ministrja shfaq veten aq intimisht”, ka thënë ish zëvendës-presidenti i vendit Luis Hierro Lopez për El Pais.

"Ministrat duhet të janë më të thjeshtë, më modest, mbi të gjitha Ministrja e Punëve të Brendshme, e cila komandon forcën policore", ka shtuar ai.

Politikani Jose Amorin e ka quajtur fotografinë “mendjelehtë".

Zonja 57-vjeçare Tourne, është përgjigjur në faqen e saj se fotografia nuk ishte bërë publike për këdo e as nuk kishte qëllime të jetë erotike. Ajo ka thënë se po bënte një dush pas një vizite në plazh./telegrafi
 
Titulli: Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook

Flm per kete artikull, direkt "add" do ti bej :D
 
Titulli: Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook

Flm per kete artikull, direkt "add" do ti bej :D

Direkt me shpejtsin e eres lale, rrofsh brazilu :D
 
Titulli: Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook

rri me lale se qeka e shemtut hahahaah
 
Titulli: Politikania publikon fotografinë nën dush në Facebook

haha po ishte shum e shemtuar.....po shikoji moshen aman.....LOL........:eek:k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top