Një takim në Vatikan mori një kthesë të paharrueshme kur një politikan papritmas u gjunjëzua dhe i kërkoi të dashurës së tij që të martohej me të, pikërisht përpara Papa Franceskut.
Dario Ramirez, një politikan në Venezuelë dhe një aktivist për të drejtat e njeriut dhe e dashura e tij, Maryangel Espinal, u takuan me Papën në një pritje për ligjvënësit katolikë këtë javë.
Ramirez kaloi disa minuta duke biseduar me Papën argjentinas rreth situatës së tmerrshme politike në Venezuelë, përpara se të ulej në gjunjë dhe ti propozonte për martesë Espinal.
Antërët e tjetër të delegacionit shpërthyen në duartrokitje ndësa Papa i bekoi.
“Kur takova Papën i shpjegova situatën në Venezuelë dhe situatën me të cilën ballafaqoheshin të burgosurit politikë”, -tha Ramirez për Regjistrin Katolik Kombëtar. “Më pas i shpjegova që gruaja pranë meje ishte gruaja e jetës sime. E takova në kishë dhe Zoti e solli atë pranë meje dhe dua që ti propozoj asaj.”
Në këtë moment politikani u ul në gjunjë para të dashurës së tij, e cila u hutua nga ajo çfarë dëgjoi. Ndërsa Papa iu drejtua: “Ai ju kërkoi të martoheni. Kush është përgjigja?”
Dhe më në fund ajo arriti të përgjigjej duke thënë: “Po sigurisht” dhe çifti mori bekimin nga Papa. ora news