Politikanet me pasion te veçante per raportet e ndyra

ida angel

:)
V.I.P
Jo vetëm shoqëruese, apo “papi girls”. Nëpër botë ka disa raste parlamentarësh, apo ministrash me pasionin për marrëdhëniet “e ndaluara”


Images.jpg


politik=prostitut"P = P"...Prostitucioni dhe politika duken se jetojnë në mënyrë të pandashme nga njëra-tjetra. Një tendencë që mund të haset në shumë shtete evropiane, duke filluar nga Italia, ku shoqërueset dhe “papi girls” me Berluskonin protagonist kanë bërë namin nëpër faqet e gazetave, ekranet e televizioneve dhe mediat e tjera, aq sa ka errësuar edhe krizën shqetësuese të euros. Ndërkohë që edhe në vende të tjera, disa raste të politikanëve të shikuar rreth bordellove kanë tërhequr vëmendjen.

Në Norvegji, Bard Hoksrud, parlamentar i partisë ekstreme të djathtë, ku ishte pjestar edhe “monstra” Anders Breivik, është kapur në një moment “të parregult”. Politikani popullor ka pranuar se kishte vizituar një bordello në Riga të Letonisë, ku kishte paguar për disa shërbime seksuale.

Në Norvegji, vizita nëpër vende të tilla është një krim i sanksionueshëm në aspektin civil dhe Hoksrud do të jetë i detyruar të paguajë disa mijëra euro për “shkeljen” e tij. Mirëpo, s’mbarojnë këtu telashet për politikanin adhurues të bordellove balltike. Koalicioni i tij politik, Partia e Progresit, duhet të jetë duke menduar që ta përjashtojë për shkak të sjelljes së tij. Në këtë mënyrë partia e tij ka pësuar një tjetër skandal pas tragjedisë së Utoyas dhe humbjes në zgjedhjet e fundit administrative.
Qindra kilometra më larg, në Australi, laburistët kanë marrë frymë thellë pasi policia s’bëri denoncim kundër një parlamentari të tyre. Craig Thomson, pjestar i koalicionit që qeveris me kryeministrin Gillard, kishte paguar në një bordello me kartë krediti të vendosur në dispozicion nga punëdhënësi i tij, që ishte sindikatë publike.
Thomson u bë objekt i një hetimi të gjatë dhe falja e ardhur ndaj tij ka lehtësuar maxhorancën progresiste që qeveris në Australi. E të thuash që dorëheqja e mundshme do të kishte vënë në rrezik ruajtjen e maxhorancës, që është thelbësore për vazhdimin e ekzekutivit “Gillard”, që ka vetëm një mandat më shumë në krahasim me opozitën konservatore.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i një Bundeslandi gjerman, Boris Rhein i Assias, ka përfunduar në shënjestër për faktin se ka ndihmuar një grup, që administron bordellot. Gjatë një vizite në një zonë me "drita të kuqe” të Frankfurtit, Rhein duhet të ketë premtuar se do të spastronte nga rrugët prostituat ilegale, për të mbajtur të pastër aktivitetin e bordellove të qytetit. Kontratat mes Rhein dhe grupit që menaxhon bordellot, “Biker Hell’s Angels”, kanë përfunduar nën vëzhgim dhe kanë nisur hetimet për të kuptuar se cili është qëllimi i vërtetë i këtij premtimi mbi ruajtjen me kujdes të bordellove. E kështu mesa duket, poltikanët në përgjithësi janë të tërhequr nga pak prej vendeve plot femra, që ofrojnë seks si shërbim kryesor.ikub.al
 
Titulli: Polikanet me pasion te veçante per raportet e ndyra

Kujt i plasi ne skemi buk per te ngrene tani do vrasim mendjes se cfare mbreme ne shtrat politikani i rradhes se jane te prire per kete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top