Politikanët e Ballkanit, 2 mijë € për një prostitutë serbe

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Politikanët e Ballkanit, 2 mijë € për një prostitutë serbe.

prosti_847802477.jpg

Ditët e fundit mediat më të mëdha serbe janë përfshirë nga një histori skandali seksual. Sipas tyre, tashmë ekziston një rrjet i madh prostitucioni elitar që ka përfshirë mjaft vende të Ballkanit, pa bërë të ditura saktësisht se ku. Portali Telegraf i Kosovës citon gazetën “Kurir” të Beogradit sipas të cilit “shërbimi i prostitutave elitare ka përfshirë shumë zyrtarë serbë, si dhe homologët e tyre të rajonit.

“Prostitucioni nuk njeh kufij, ndërsa dashuria për femrat e reja të bukura, sigurisht që është e zakonshme për politikanët e rajonit. Kështu, për shembull, një moderatore serbe kohët e fundit kaloi natën me një zyrtar të lartë nga vendet fqinje. Zonjusha fitoi dy mijë euro, ndërsa ky politikan dërgoi një aeroplan privat që ta marrë atë në Beograd. I njëjti person për vite ka mbajtur marrëdhënie intime me një këngëtare serbe, ndërsa ka ndodhur, që homologëve të tij nga Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, etj, t’ua rekomandojë këtë bukuroshe. Natyrisht, pothuajse të gjithë politikanët që paguajnë për favore seksuale prostitutat elitare, publikisht janë burra të ndershëm dhe familjare” – thotë burimi i gazetës “Kurir”.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Lilana Raiçeviç, pohon se kjo histori nuk është e habitshme. “ثshtë fakt se prostitucioni elitar ekziston në Mal të Zi, Serbi dhe Kroaci për të cilën derdhen sasi të madhe parash. Ata mund të shantazhohen, sepse dinë shumë rreth tyre. Për fat të keq, është shumë e vështirë që të sigurohen prova materiale, sepse është një rreth vicioz, dhe se në këtë lojë janë sasi të mëdha të parave, pushtetit dhe ndikimit. ثshtë mirë që kjo temë është në lëvizje, edhe nëse emrat nuk përmenden” – thotë Raiçeviç.
b.albanian
 
Titulli: Politikanët e Ballkanit, 2 mijë € për një prostitutë serbe

..."politikisht jane burra të ndershem dhe familjare ".

Po po se te pandershmit si bejne keto pune me 2 mije €
se s'kane ku ti marrin e shkojne ku èshtë me lirë ... -:)
Me pislliqe i kanë fituar ato para e per Rrugaçë moderne i
harxhojne .
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top