Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedhore

Poligamia - Një parti aleate me Berishën premton shtet moralist, ndalimin e *****grafisë dhe lejimin e poligamisë në vendin tonë
Droga - Një parti aleate me PS premton shtetëzimin e bujqësisë dhe legalizimin e marijuanës, socializëm dhe marksizëm-leninizëm
Homofobia - Ndërsa Berisha shprehet me forcë pro-LGBT, dy parti aleate të tij kërkojnë ndalimin me ligj të “propagandës”​

Zgjedhjet-e-qershorit-320x206.jpg

Disa parti politike kanë kaluar përtej çdo imagjinate në premtimet e tyre, ja disa më pikantet

Ekstremizëm apo makiavelizëm! Disi larg vëmendjes së medias kryesore, por jo aq larg votuesve, në këto zgjedhje një luzmë idesh ekstremiste po propagandohen. Aleanca Kuqezi mund të jetë më e famshmja, partia që ankohet se pse vajzat shqiptare po martohen me burra nga vendet fqinje. Por natyrisht nuk është e vetmja. Kristianë ekstremë islamofobikë, parti homofobike, apo parti me ide drejtpërsëdrejti islamike. Parti që premtojnë legalizimin e marijuanës dhe parti që kërkojnë dënimin me burg të homo****ualëve. Parti që kërkojnë rivendosjen e monarkisë, (përpos legalitetit). Dhe kjo është çfarë mund të mbledhësh pa u thelluar gjatë në programet e disa dhjetëra partive që kanë hyrë në garë, (duke u regjistruar në KQZ ose thjeshtë duke konkurruar për “like” në Facebook) më së shumti në aleancë me dy partitë e mëdha, të cilat prezantohen si më pranë qendrës, më të orientuar nga vlerat që konvencionalisht i njohim si të mira dhe europiane. Logjika ta do që të priresh të besosh se asgjë serioze nuk ka në këtë mes, se ide të tilla hidhen vetëm si pjesë e metodave makiaveliste. Por fakti është që sistemi aktual zgjedhor për fat të keq ka bërë të rëndësishme çdo votë, veçanërisht në qarqet me numër të lartë deputetësh, gjë që i ka shtyrë dy partitë e mëdha të pranojnë çdo lloj partie në koalicion, ndërsa partitë e vogla janë shtyrë drejt kërkimit të çdo vote, duke kërkuar vëmendjen e publikut me të gjitha mënyrat.

Poligami

Partia Lëvizja Shqipëria e Re është shumë aktive në shpërndarjen e trakteve. Dhe në një trakt të tillë, premton se do të legalizojë poligaminë, sipas modelit islamik, një burrë me deri në katër gra. Në faqen e saj të internetit, kjo parti thotë se e kërkon këtë masë “për të shpëtuar kombin”.

“Ndryshimi i kodit të familjes, pranimi i poligamisë (martesat një burrë me deri në katër gra, me kushtin që secilës prej grave t’i krijohen kushte dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë) si zgjidhje e mundshme për t’u bërë ballë shumë ndryshimeve demografike të ndodhura në këto 22 vitet fundit (emigracioni masiv kryesisht i meshkujve shqiptarë dhe boshatisja demografike nga meshkujt në Shqipëri, martesat e grave shqiptare në vendet fqinje në kombe të cilat historikisht kanë qenë të interesuar për asimilimin dhe eliminimin e Kombit tonë)”, thotë ajo.

ثshtë e qartë se një propozim i tillë është reminishencë e botës islamike dhe synon të marrë ndonjë votë nga më ekstremistët e myslimanëve, por prezantimi nuk bëhet në këtë mënyrë. Kjo parti është në aleancë me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 23 qershorit.

Homofobi/homodashuri

Kryeministri Sali Berisha, prej disa vitesh, ka mbështetur aktivisht të drejtat e komunitetit LGBT, duke premtuar (por vetëm duke premtuar) tre vjet më parë legalizimin e martesave brenda të njëjtit **** si dhe duke folur disa herë publikisht kundër homofobisë dhe duke u takuar publikisht me aktivistët e të drejtave të bashkësisë LGBT. Përkundër këtij qëndrimi, kryesocialisti Edi Rama refuzoi të mbështesë bashkësinë LGBT, ndërkohë që dy aleatë të Berishës kanë ide krejt të tjera.

Ekrem Spahia, i cili u kthye në vëmendjen e medias vitin e kaluar rastësisht dhe vetëm për këtë temë, e ka futur në programin e tij elektoral duke thënë se “shteti shqiptar nuk duhet ta njohë homo****ualitetin”, por pa sqaruar se çfarë nënkupton kjo gjë.

PLSHR, ajo e poligamisë, ka një mendim pak më ndryshe. Ajo deklaron se do të nxjerrë jashtë ligji promovimin publik të homo****ualitetit, por lë të ligjshme “homo****ualitetin në sferën private).

Drogë dhe socializëm

Frymëzuesit e tij ndaluan ****in, minifundet, mustaqet dhe pantallonat e shkurtra, por Marko Dajti, kryetar i një partie që deklaron se dëshiron të rivendosë rendin socialist marksist-leninist në Shqipëri, thotë se dëshiron gjithashtu të legalizojë marijuanën. Në një intervistë mediatike, Dajti, nga Partia e Punës e Riorganizuar, deklaroi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të zhvilluara sa i përket legalizimit të marijuanës. Dajti nuk ka të njëjtin mendim për aspekte të tjera të botës së zhvilluar, e cila përpos legalizimit të marijuanës, ka edhe ekonomi tregu etj. Në programin e tij të publikuar në internet, ai premton rikthim të drejtpërdrejtë në socializëm, ekonomi shtetërore, shtetëzim të bujqësisë etj. Dukshëm në Shqipëri kanë mbetur disa komunistë të pareformuar, por ka edhe shumë të rinj që pinë bar e ndoshta, mund të rrëmbehen nga ideja.

Islamofobi

Fronti Demokristian Shqiptar nuk është një parti politike e regjistruar në zgjedhje. Ai është një grup në “Facebook” që ka rreth 2500 anëtarë. Fryma e kësaj lëvizjeje është dukshëm, antikomuniste, por edhe antiislamike, prokristiane dhe… monarkiste. Ai deklaron se dëshiron që Shqipëria të bëhet mbretëri. “MDC kërkon që populli shqiptar të shprehet me referendum për kthimin e Shqipërisë në Monarki Kushtetuese, me mbret Madhëria e tij Gjergj Maria Kastrioti, Mbret i Shqipërisë, Dardanisë, ILIRIDثS, dhe Epirit”, – thotë ai. Se kush është ky mbreti, nuk e dimë. Një parti që duket se lidhet me këtë faqe dhe me një blog me emrin “Votra”, njoftoi pak ditë më parë se i qe refuzuar regjistrimi si subjekt zgjedhor në KQZ.

Kodi magjik

Ekstremizma ka në të gjithë historinë dhe gjithandej, por etja me të cilën këto ekstremizma hynë në aleancë me politikën kryesore në vend, duket se lidhet ngushtë me faktin se sistemi aktual zgjedhor i proporcionalit rajonal ka bërë që një grusht votash të bëjnë diferencën nga një në dy apo tre deputetë. Rrjedhimisht nuk duhet të çuditesh kur sheh se pati njëfarë gare mes palëve për të nënshkruar aleanca parazgjedhore me sa më shumë parti të jetë e mundur, pa u menduar dy herë dhe pa pyetur se çfarë përmbajnë programet e këtyre partive.

Gjergj Erebara/gazetaShqip
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

Poligami

Partia Lëvizja Shqipëria e Re është shumë aktive në shpërndarjen e trakteve. Dhe në një trakt të tillë, premton se do të legalizojë poligaminë, sipas modelit islamik, një burrë me deri në katër gra. Në faqen e saj të internetit, kjo parti thotë se e kërkon këtë masë “për të shpëtuar kombin”.

“Ndryshimi i kodit të familjes, pranimi i poligamisë (martesat një burrë me deri në katër gra, me kushtin që secilës prej grave t’i krijohen kushte dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë) si zgjidhje e mundshme për t’u bërë ballë shumë ndryshimeve demografike të ndodhura në këto 22 vitet fundit (emigracioni masiv kryesisht i meshkujve shqiptarë dhe boshatisja demografike nga meshkujt në Shqipëri, martesat e grave shqiptare në vendet fqinje në kombe të cilat historikisht kanë qenë të interesuar për asimilimin dhe eliminimin e Kombit tonë)”, thotë ajo.

ثshtë e qartë se një propozim i tillë është reminishencë e botës islamike dhe synon të marrë ndonjë votë nga më ekstremistët e myslimanëve, por prezantimi nuk bëhet në këtë mënyrë. Kjo parti është në aleancë me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 23 qershorit.
Pse nuk ka ne Shqiperi qe kane mbi dy femra?Apo thuhet te behet me ligj?Jo per gje por me mire deri tani kane patur dashnore pa ligj tani i behet me ligj:)...Nje pyetje kisha : Kjo poligamia perfshin edhe femrat,dmth mund te marrin me shume se nje burre?:D
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

.Nje pyetje kisha : Kjo poligamia perfshin edhe femrat,dmth mund te marrin me shume se nje burre?:D
Jo ! Femrat mund te marrin vetem nje grua (lezbike) dhe per keto martesa jane te kuptuar per juve Gloom , kurse Poligami eshte e kuptueshme dhe e pranueshme dhe gjithsesi e arsyeshme .

Ne literaturen jurdike , ajo martes quhet poliandri , per te cilen pyet ti . Me saktesishte ne Indi praktikohen ketoj lloj martesa .
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

Nese behet ky ligji per poligamin , do te vij ne Shqiperi te jetoj athere hahahha ! Se ne Kosove na ndalojne nje gje te tille .
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

ehe, dhe thelbi shkrimit pikerisht te poligamia ishte Dewid :P.. thelbi eshte tek paradoksi elektoral qe flasim andrra ne diell :D...
 
E kuptova temen , por vetem bera shaka ne ate menyre Soulmind . Por , per cudi asnje goce s'me citoi dhe kundershtori ne kete drejtim !
 
Nuk te cituam as kundershtuam sepse na pelqen kur shfryeni fantazine tuaj ne kete gje,aq me shume ty o Deuid qe duam te te shohim si PASHA mes 4 femrave lol
 
Nuk e dashuron si duhet nje vajze mashkullin , kur nuk e merr guximin ta martoj edhe njehere ( vetem e vetem qe te ndjehet i lumtur dhe i kenaqur ai hmmmmm !!!) . Kjo eshte fantazi e vertete Gloom , po mundet te behet edhe realitet fantazia jone ndonjere , si dihet a ?!...
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

Tani, ngelem duke lexuar lart e poshte per moralitetin dhe amoralitetin...
Si nuk doli nje te thot qe poligamia sben pjes tek moralieti, apo valle ka ndryshuar kuptimi i fjales...?
 
Perderisa se thone, ndoshta se mendojne, Ti vete si e quan??:P
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

hahhahhhahha tina mos prit se meshkujt do thon jo hahhahahha se same shume aqme mire hahhahhahaa
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

Perderisa se thone, ndoshta se mendojne, Ti vete si e quan??:P
Si mund ta quaj, nqs vura ate pyetje?:)

hahhahhhahha tina mos prit se meshkujt do thon jo hahhahahha se same shume aqme mire hahhahhahaa
PO, mbase do dali ndonje te thot qe per te eshte bere monogamia! Kemi akoma shpresa:)
 
Titulli: Poligami, homofobi, drogë… moral dhe imoralitet, ofertat më ekstreme zgjedho

Si mund ta quaj, nqs vura ate pyetje?:)

PO, mbase do dali ndonje te thot qe per te eshte bere monogamia! Kemi akoma shpresa:)

Po Vllai im eshte i tille ka 3 vjet i martuar ska dal qofte edhe per nje kafe me nje femer tjeter e po ti thuash dalim ti rrezojme keto dyja sonte alarmohet thuajse ti thuash te hidhem pa parashut nga MONT EVERESTI
 
Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back