Policia gjen në shtrat... gruan që u "hodh para trenit"

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Paris - Policia franceze ndërpreu kërkimet për një grua, e cila ishte hedhur përpara një treni të shpejtësisë së lartë, pasi e gjetën në shtratin e shtëpisë së saj, tha sot për agjencinë Reuters një burim nga gjykata e qytetit.
Gruaja 58 vjeçare, e cila vuan nga depresioni, u hodh dje përpara një treni të shpejtësisë së lartë, që po largohej nga stacioni Herrlisheim pranë Strasburgut, duke e detyruar makinistin të lajmëronte policinë.

Pasi zbuluan vetëm një njollë të vogël gjaku në shinat e trenit, policia vuri në kërkim helikopterët pasi mendonte se treni mund ta kishte hedhur më tutje, shpjegoi prokurori Laurent Guy.

Por kërkimet u ndërprenë, kur partneri i gruas në fjalë, i cili ishte kthyer nga turni i natës, e kishte gjetur të shtrirë në shtratin e saj me një krah të thyer dhe disa plagë të tjera të lehta dhe njoftoi menjëherë shërbimin e emergjencës.

Gruaja, e cila kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritet, aktualisht ndodhet e shtruar në spital.*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top