Policia amerikane gjen pas 18 vjetësh një grua të rrëmbyer

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Në Kaliforni policia ka liruar pas 18 vjetësh një grua, e cila ishte rrëmbyer si 11 vjeçare nga një çift dhe qysh atëherë ishte mbajtur në kushte jo njerëzore.

Jaycee Lee Dugard, sot 29 vjeç, është zbuluar në një vend të fshehtë në oborrin e një përdhunueseje të dënuar, bëri të ditur policia.

Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij, janë arrestuar nën dyshimin se e kanë rrëmbyer atë, por edhe për akuza të tjera.

Policia tha se një nga rrëmbyesit, një burrë 58-vjeçar, kishte dy fëmijë me të në kohën kur ajo ishte në robëri, mes moshës 11 dhe15 vjeç.

Dugard ishte rrëmbyer në vitin 1991 në South Lake Tahoe, në lindje të San Françiskos në rrugë, në një stacion autobusi.
*dw*
 

Attachments

  • f.0828163639635_m.jpg
    f.0828163639635_m.jpg
    27.8 KB · Shikime: 9
E pash ne tv, me ngeli mendja..
e shkreta ka pare tmerr:(
ka humbur 18 vj te jetes...
por shyqyr qe u ribashkua me familjen e saj
 
E perjavshmja PEOPLE ka publokuar foto te Jaycee Dugard ne moshen aktuale pas sekuestrimit.Ajo tashme eshte e lumtur qe jeton me te emen, me motren e vogel Shana dhe femijet e saj qe i ka me sekuestratorin Phillip Garrido
orig_C_0_fotogallery_6066_listaorizzontale_foto_0_fotoorizzontale.jpg
 
Back
Top