Po të vishem kështu, e bëj për vete

ida angel

:)
V.I.P
Po të vishem kështu, e bëj për vete

x3.jpg

Sigurisht. Sepse një burrë shikon së pari pikërisht këto, krehjen, këpucët, syzet…për të treguar se je inteligjente, ka kohë. Në fillim duhet të jesh mbi të gjitha seksi.

Për të zgjidhur dyshimet e stilit dhe lehtësuar zgjedhjen para gardërobës, ne kemi hartuar një guidë për gratë që dëshirojnë të kuptojnë se çfarë meshkujve u duket më seksi…

Veshjet intime
Pyetjen me siguri e keni në majë të gjuhës: “E çfarë rëndësie paska kurimi i veshjeve intime, kur ato as që duken? Edhe ne përgjigjen e kemi në majë të gjuhës: nëse një grua ka veshur poshtë rrobave të brendshme seksi, automatikisht do të ndihet seksi, do të flasë e do të ecë në mënyrë më sensuale. Pra, nuk ka rëndësi nëse duken apo jo, as nëse bëhet fjalë për intime të kushtueshme. Ajo që ka rëndësi është që të jenë aq sa duhet “djallëzore”. Ky do të jetë një sekret pikant personal. Pra, braktisi kompletet mbathje dhe të brendshme alla Bridget Jones!

Flokët
Janë një nga pikat më seksi për një femër. Flokët i gjuajnë meshkujt si të ishin tentakula. Nuk ka rëndësi prerja, ngjyra, nëse janë kaçurrela apo të drejta. E rëndësishme është që të jenë të pastër dhe pak të çrregullt, sikur sapo të jesh çuar nga shtrati. Kjo u pëlqen shumë burrave. Vetëm se duhet të kini parasysh se flokët e gjatë kanë më shumë shanse ta bëjnë për vete sesa flokët e shkurtër, për vetë pamjen paksa mashkullore që tentojnë të krijojnë.

Syzet

Nuk mund të mungojnë për të kompletuar look-un strategjik. ثshtë thelbësore zgjedhja e një modeli që t’i japë fytyrës pamje inteligjente. Por kujdes! Xhamat duhet të jenë akull. Domethënë gjithmonë të pastër. Objektivi: t’i mëshosh një tis misteri, që do të ngjallë pashmangshmërisht kuriozitetin e një mashkulli që të vështron.

Këpucët
Gratë i adhurojnë, burrat i konsiderojnë një aksesor të zakonshëm. Të parat i kanë dollapët plot; të dytët blejnë vetëm variante të modelit “të rehatshme”, tre palë, maksimumi katër. Por, nëse ai të bën një kompliment për këpucët, dy janë arsyet: ose është gay, ose është duke të gjuajtur. Sa për llojin e këpucëve që të gjithë meshkujt e planetit e vënë re, është një dhe vetëm një: ato me taka të larta. Jo më kot. Janë pikërisht ato që i bëjnë këmbët të duken përsosmërisht seksi. Shembulli klasik? Një vajzë me taka të larta dhe bikini. Në plazh, sigurisht kjo nuk është aspak komode. Por ata do ta vinin re kudo që të ishte.

Must-have

Blluza mini dhe xhinse ultraslim mund të të transformojnë në një “vrasëse të rrezikshme”. Must-have të çdi dollapi janë ideale për t’u miksuar, nëse e ke bërë tashmë për vete atë që të intereson dhe pranon që në takimin e dytë nuk dëshiron të jesh edhe aq elegante sa në të parin.

Fustani
اdo femër e vesh një fustan në mënyra të ndryshme. I vetmi rregull që vlen për të gjitha është zgjedhja e një fustani që nxjerr në pah pikat e forta të trupit e saj. Nëse ke një shpinë tërheqëse, këmbë joshëse ose një dekolte seksi, duhet ta vësh theksin pikërisht aty. Këto karakteristika duhet të jenë sa më të dukshme. E mos u përpiqni të fshini ijët e rrumbullakosura: meshkujt i adhurojnë.shqiplajme
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Nice keshilla per femrat ja kete te flokve se kisha ven re te tjerat I krye normal nje femer duhet te jete perfekte per veten e saj pastaj per mashkullin qe ka krah kur vishemi sexy dhe psikologjia jote ndryshon
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Sa genjeni veten ju femrat
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Sa genjeni veten ju femrat

Pse genjejme veten??Ju nuk doni nje femer te mbajtur ne cdo kuptim???Kontakti i pare qe keni me nje femer eshte ana fizike,ajo ju terheq dhe ju con drejt muhabetit ku mund te zbuloni dhe ne cfare niveli ka inteligjencen...Nuk besoj se ka mashkull qe kur sheh nje femer te ''crregullt''ne veshjen e saj ose dhe pa make-up gjeja e pare qe ju kalon ne mendje eshte : - Femer ishte kjo???Me shume me ngjason me nje mashkull....
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Po ke shume te drejte .... pyete njere babin tend se si e shikonte nenen tende pa suvatime ??? pa ironi ose ofeze ... ku dua te dal nje femer qe eshte e bukur eshte e bukur sido qe te vishet....me shume veshja ndikon ne mesataret e bukura ......
 
Ska lidhje,se ne dashuri edhe qymyri te duket flori....Po them per nje estetike qe i takon nje femre ta kete ne tip,veshja tregon nje ''edukate'' me vete...Si do tu dukte nje femer e crregullt??Me floke pa kreh,pa make-up,dhe me nje crregulli ne veshje???Sbesoj se do ishte dicka per admirim..
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Tani ne po flasim per edukaten qe merr kur je ne kopesht ???
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

E te mendosh qe fjeta deri vone e sot e nga nxitimi dola pa krehur floket, vec i lidha ashtu kot.
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Tani ne po flasim per edukaten qe merr kur je ne kopesht ???

Se dija qe estetika u mesoka ne kopesht,ndoshta skam qene ne kopsht majftueshem...Nuk mendoj se estetika si person ne rregullsine e paraqitjes ka te beje me menyren e te mesuarit me shume ka te beje me natyren e njeriut...Ka njerez qe si japin rendesi ka njerez qe i pelqen kjo gje...Ceshtje gustosh...Por ama te kenaq syrin dicka e rregullt dhe te ''vret''syrin nje parregullsi....
 
Te vishesh dhe te krehesh koken mua te pakten ma kane mesuar ne kopesht....A e kupton ti qe te fshihesh poshte makijazhit perpara nje personi qe do te te shikoje dhe pa ate eshte komikotragjike se me te njeten menyre se si do te te adhuroje kur do te te shikoje me makijazh me te njjeten menyre do ja fuse vrapit kur te te shikoje ne mengjes ....... Cfare quan ti parregullsi dhe rregullsi se mos harro qe bukuria eshte relative dicka qe e shikoj une te bukur ti e shikon te shemtuar ..... Une di qe si femrat dhe meshkujt i kemi kushtuar shume rrendesi figures se jashtme qe paraqesim sa per tja bere qefin vetes duke e genjyer ate.....
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Mua ma kane mesuar ne shtepi,sic duket kam qene goce shtepie:p Gjithmone ne shqiptaret do ti kapim gjerat nga skaji ne skaj,me extrem te plote,o bardh o zi nuk ekzistojne ngjyra te tjera....Une spo them te dalesh pa lare syte,pa rroba te hekurosa si zhubulan por as spo them te dalim me nje tonelate makiazhi ne fetyre...Jam pro natyrales dhe origjinalitetit por kjo natyrale mos te shihet ne konceptin e crregullsise,nje corap mbare nje mrapsht....
 
Me duket se ti e kape ekstremizmin se une sfola per tonelata makijazhi ose per corape te vena mbrapsht .....
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Djemt duhet t ekene kepucet si tipar paresor jo per gjo por kur ti propozosh nje goce ajo do yl syt dhe shikimi saj direkt te kepucet tona do bjer dhe nese si kemi te pastra imagjino ca pergj do marrim :p kudes cuna me kepucet
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

I lexova keto keshillat... Me disa jam dakort, me disa jo... Do a permbledhja me pak fjale: pasteria dhe thjeshtesia te parat, stili dhe moda varen nga personi dhe nga shijet e tij.
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Me duket se ti e kape ekstremizmin se une sfola per tonelata makijazhi ose per corape te vena mbrapsht .....

Epo jo cdo gje duhet thene me fjale,ka gjera qe nen kuptohen... Te thuash qe me makiazh do i pelqesh e pa makiazh do tja plase vrapit,mesa di une vec tonelata ben ndryshime totale...Se nje laps ose nje ton i lehte sben ndryshime te medha....
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Mua ma kane mesuar ne shtepi,sic duket kam qene goce shtepie:p Gjithmone ne shqiptaret do ti kapim gjerat nga skaji ne skaj,me extrem te plote,o bardh o zi nuk ekzistojne ngjyra te tjera....Une spo them te dalesh pa lare syte,pa rroba te hekurosa si zhubulan por as spo them te dalim me nje tonelate makiazhi ne fetyre...Jam pro natyrales dhe origjinalitetit por kjo natyrale mos te shihet ne konceptin e crregullsise,nje corap mbare nje mrapsht....

Nuk ju futa fare mirmbajtjes personale apo dhe higjenikes se eshte dicka qe nenkuptohet vete nuk ka nevoje te diskutohet ;)
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Nuk ju futa fare mirmbajtjes personale apo dhe higjenikes se eshte dicka qe nenkuptohet vete nuk ka nevoje te diskutohet ;)

Epo ate mos e thuaj ti se ka njerez qe jane natyrale me shume sec duhet:p:p I permbahen origjinalitetin ne perpikmeri :p
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Po mua qe jam e shemtuar, a me lejohet pak makiazh?
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

ℒℴ⋁ℇ;272896 said:
Po mua qe jam e shemtuar, a me lejohet pak makiazh?

Cte te beje ty makiazhi :p
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Cte te beje ty makiazhi :p

Po pak me simpatike mo, se nuk po na begenis njeri :( i duan te bukura dhe seksi sot
 
Pe: Po të vishem kështu, e bëj për vete

Mua me ka pelqyer dhe gjithmon do te me pelqej thjeshtsia dhe ciltersija tek nje femer :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top