Po shkoj në shtrat....

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gruaja dhe burri ishin duke parë televizor kur ajo thotë :Jam e lodhur , është vonë , mendoj të shkoj në shtrat . Shkon në kuzhinë dhe filloi të pregatisë paninet për të nesërmen . Sistemoi tasat për mëngjesin , nxori mishin nga ngrirja për drekën e nesërme , kontrolloi qesen e drithrave , mbushi enën e sheqerit , vendosi lugët dhe gotat në tavolinë për mëngjesin e nesërm . Më pas hapi rrobat e lagura në tharëse , dhe vuri ndërresat e palara në lavatriçe , hekurosi një këmishë , qepi një komçë ,rregulloi lodrat që fëmijët kishin lënë mbi tavolinë ,vuri telefonin në karikim ,vuri zilen për të nesërmen ,lau enët e mbrëmjes . Ndërsa po shkonte te drejt dhomës së gjumit , ndaloi afër tavolinës së shkrimit , për të firmosur një provim ,numëron lekët që i duheshin për të nesërmen ,merr një bllok poshtë karriges dhe shënon aty tre gjërat më të rëndësishme për të bërë . I shkruan mikes së saj një kartolinë , dhe e vë tek gjërat e saj . Shkon në banjë , lan fytyrën , dhëmbët , lyhet me kremin anti rrudhë , lan duart , kontrollon thonjtë dhe vë në vendin e vet peshqirin . Mendova se ishe në gjumë -i thotë i shoqi . Po shkoj -i përgjigjet ajo . Hedh pak ujë në tasin e qenit , nxjerr jashtë macen , mbyll portën dhe ndez dritën jashtë . Hedh një sy në dhomën e fëmijëve , ngre një bluzë të hedhur përtokë , heq çorapet dhe i hedh në kosh ,dhe bisedon me njërin nga fëmijët që akoma është zgjuar .
Hedh pak ujë në tasin e qenit , nxjerr jashtë macen , mbyll portën dhe ndez dritën jashtë . Hedh një sy në dhomën e fëmijëve , ngre një bluzë të hedhur përtokë , heq çorapet dhe i hedh në kosh ,dhe bisedon me njërin nga fëmijët që akoma është zgjuar . Më në fund në dhomën e saj . Nxjerr nga dollapi rrobat dhe sandalet për të nesërmen , vesh rrobat e gjumit ,kontrollon edhe njëherë zilen e mëngjesit dhe më në fund në shtrat . Në të njëjtin moment burri fik televizorin dhe thotë : Gati për gjumë ! Shkon në banjë , urinon , dhe duke parë veten e tij në pasqyrë thotë : Dreqin , kush qethet nesër ....dhe pa asnjë mendim tjetër shkon të flerë .

Asgjë e çuditshme , ju duket kështu ???
Tani pyesni : Përse gratë jetojnë më gjatë ?
Sepse janë krijuar për gjëra afatgjata ( dhe nuk mund të vdesin sepse kanë shumë gjëra për të bërë më parë s.l
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

ae ka ven oren ne 5 te mengjesit me mjel lopen apo ska lop :P
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Quk, n'boten e cudirave jane ato gra tpermendura me lart :p
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

meshkujt Shqiptare, s'ja dine femres kurre dhe se vleresojne ate aq sa duhet/meriton :)

Shame Shame......
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Kur nusja e vellaut i thoshte babait tim: Naten e mire, ai ia kthente: Do vijsh ti ketu edhe nja tre-kater here...Ngase asnjehere te gjitha gjerat nuk jane ne vendin e vet kur themi naten e mire...ka edhe nga meshkujt ashtu, por ne pergjithesi ata mbarojne punet para fjales magjike: Naten e mire....
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Hec mo se keto jane gjera thjesht sa per stervitje, pun qe behen per 5 minuta + brenda shtepis :P
 
Pe: Titulli: Po shkoj në shtrat....

Quk, n'boten e cudirave jane ato gra tpermendura me lart :p


Ke te drejte,se meshkuj si ky ne artikull jane te gjithe,ka plot:)
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

meshkujt Shqiptare, s'ja dine femres kurre dhe se vleresojne ate aq sa duhet/meriton :)

Shame Shame......

Yep shane was a good boy :P lol lol mbase eshte e vertet ajo qe thua Por meshkujt shqiptar e vlersojne nenen te pakten atehere kur "femra" ka nevoje nuk ka llustra te pakten une jetoj keshtu ne Europe pas moshes 18 keta nuk njohin nene apo baba vdesin ne vetmi diku ne azil pa qene askush prane. Keshtu qe po te isha femer do te doja te vleresohesha kur te kem nevoje
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Sa ankoheni dhe ju :P Punet tuaja po beni sikur po beni na nje shpikje :P :P
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Une e di qe rrojne sepse cdo gje e keqe rron me shume lol
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Nje doze te madhe vertetesie ka .....
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Sa ankoheni dhe ju :P Punet tuaja po beni sikur po beni na nje shpikje :P :P

mire e ke ti labi...edhe ju punen tuaj po beni...ate te urinimit e kam fjalen...ruani prostaten ate beni :P



Sigurisht qe gruaja eshte shtylla kryesore e shtepis........kot nuk thone, madje edhe vet burrat, se kur te vi pleqeria me mire te vdes i pari burri sesa gruaja...se pa gruan burri kthehet ne palo burre :P ..nuk di te kujdeset per te tjeret jo e jo po as per veten.
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Hec mo se keto jane gjera thjesht sa per stervitje, pun qe behen per 5 minuta + brenda shtepis :P

Shum gabimi jeni,, mir do ishte te ndrrohet nje her ky rol , e ta provoni cdo kush ne kurriz se sa lodhje jan keto punet e shtepis, madje edhe gjat vikendeve nuk ke ase edhe 1 ore qetsi psiqike.
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Ja dhe nje mini film i vogel qe tregon qe burri s'ben dot pa gruan....eshte me subtitles kshu qe mos u trembni kur te degjoni Irish :D
PS. Duhet ta shifni deri ne fund per ta kuptuar tamam.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Sa puntore kjo ,po une qe as gjysmat qe thot materiali si bej :P por sdo te thot qe sjam puntore thjesht e ka egzagjeruar pak me punet se s'lihen te gjitha para gjumit ;) jane pune te tjera ato para gjumit :P
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Sa puntore kjo ,po une qe as gjysmat qe thot materiali si bej :P por sdo te thot qe sjam puntore thjesht e ka egzagjeruar pak me punet se s'lihen te gjitha para gjumit ;) jane pune te tjera ato para gjumit :P

Po normal qe e ekzagjeruar se pershmbull ti nga ora 9-10 e darkes bije per gjum po sikur tja nisesh para se te flesh i bije gjith naten pa gjum lol me gjith kto pune qe flet artikulli lol
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Mendova se ishe në gjumë -i thotë i shoqi . Po shkoj -i përgjigjet ajo .

Hedh pak ujë në tasin e qenit , nxjerr jashtë macen , mbyll portën dhe ndez dritën jashtë . Hedh një sy në dhomën e fëmijëve , ngre një bluzë të hedhur përtokë , heq çorapet dhe i hedh në kosh ,dhe bisedon me njërin nga fëmijët që akoma është zgjuar.


Hedh pak ujë në tasin e qenit , nxjerr jashtë macen , mbyll portën dhe ndez dritën jashtë . Hedh një sy në dhomën e fëmijëve , ngre një bluzë të hedhur përtokë , heq çorapet dhe i hedh në kosh ,dhe bisedon me njërin nga fëmijët që akoma është zgjuar .

l

Te shkretat! Nuk durohen se nuk durohen pa i permendur secilen pune nga disa here lollol
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Një burrë iu afrua një gruaje e cila ishte afer nje pusi dhe e pyeti:
Cka eshte intriga e grave?
Gruaja filloi te qaj me ze te lart, me qellim qe ta ndegjojn banoret e fshatit.
Ai I frikesuar e pyeti: Përse dhe nga cka po qanë?
Ajo tha: Që te vine banoret e fshatit dhe te vrasin, ngase ti deshiron te me lendosh dhe te me demtosh.
Ai tha: Nuk kam ardhur ketu qe te te lendoj, mirepo kam verejtur tek ti mencurine dhe te pyeta?
Deshira ime per te biseduar me ty nuk ishte me qellim qe te te lendoj vetem se je e bukur!
Gruaja morri nje kovë me ujë dhe e hodhi mbi trupin e saj.
Burri I habitur e pyeti: Për cfare arsye e bere kete?!
Gjatë kohes kur ai po fliste, arriten banoret e fshatit!
Gruaja tha: Ky njeri, me shpetoi kur une u zhyta ne ujë!!!
Njerezit u gezuan shum dhe e falenderuan si dhe e shperblyen per kete.
Njeriu e pyeti gruan: Per cfare urtesie e bere kete?!
Ajo tha: Keshtu eshte gruaja!!
Nese e lendon te vret.
Ndersa nese e ben te kenaqur, ajo të ben të lumtur.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Perralle nga e kaluara , sa horizont kan disa me kto shkrime kryevepra .
 
Titulli: Po shkoj në shtrat....

Eshte shum e vertet punet e femres nuk shihen me sy ...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top