Po Bre, Shumë M’u Dhimt, Prap Kish Çikë!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë!
Kam takuar gra që shumë m’kanë ba krenare që jam femër, kam takuar edhe nga ato që dijnë dhe duan të arrijnë në jetë dhe që tregojnë se nuk janë të varura nga askush për të jetuar. Kam takuar edhe intelektuale dhe shumë i kam duartrokitur për sukseset e tyre. Dhe çdo herë kam menduar dhe sot ende mendoj që ka nga ato që jetojnë dhe e duan jetën duke u knaqur jo veç me lumturinë e tyre por edhe duke i pa të tjerët të lumtur. Shumë i gëzohem sukseseve të femrave, sepse syri im i sheh si krijesen më të bekuar në botë.

Sa e mirë dhe plot pozitivitet do ishte jeta sikur të ishim të kënaqur si në rreshtat më lart. Por, pa pritur dëgjoj fjalët që s’dua t’i besoj që dalin nga goja e femrave, fjalët që të ngrijnë buzëqeshjën në çast “po bre shumë m’u dhimt apet kish çikë.” “Tana t’mirat i ka, veç djalë s’ka, ajo ka veç çika.”
Kot. S’mundet truri me besu që ashtu thonë. Të gjithë le të thonë, ti intelektualja ime mos thuaj, ti e arsimuara që jeton në këtë shekull mos thuaj, ty që të durtrokita mos thuaj, ti që ke qenë vet vajzë e tash je nënë, ti të lutëm mos thuaj.

Ç’faj ka vajza, krijesa më e çmuar në tokë, me sy të pastër ngjyrë qielli, më buzëqeshje plot jetë, me përqafimin më të sinqertin në botë, më fjalët që i ngjajnë bletës që lëshon mjaltë dhe me dëshminë që të gjitha e posedojmë që ajo voglushja e ëmbël që një ditë u rrit nga zemra nuk të largoi kurrë. Vajzën e çmoi i pari i Madhi Zot, vajzën e çmoi e ngriti lart edhe i Dërguari i Zotit. Jo vetëm që e bëri të barabartë me mashkullin, por vajzën, gruan, femrën e nderoi dhe e ngriti edhe me lartë se mashkullin, sa që Zoti një kapitull të veçantë në Shpalljen e Tij ua kushtoi grave, e i dërguari i Zotit tha: “Kush i rritë tri vajza, i edukon, kujdeset për to, shperblim ka Xhennetin.”

E kur e pyetën, pas adhurimit të Zotit, kush nga krijesat në tokë meriton më shumë respekt, ai tha: Nëna. Po pastaj? – NËNA. Po pastaj? – NËNA. Po pastaj? – Babai. Pra nëna, ajo që dikur ishte një vajzë e vogël që ndoshta edhe nëna e saj është mërzitur kur ka lindur “çikë” e jo “djalë”.

A nuk e di sa shumë të vlerësoi ty Zoti më vajzë? Ti nuk e di se ç’sjell e ardhmja, jeta është një enigmë, andaj mos paragjyko sot që të pendohesh nesër, ngase jam e bindur që i vetmi fllad i shpirtit është vajza, po e nëpërkëmbe ti sot, kush do ta çmojë nesër?

Të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë dhe ta kuptojmë që nëse lindë një vajzë dije se ke lindur një thesar, që nëse ke lindur një vajzë, ke lindur një dashuri pa kushte dhe të pashterrshme, një shoqe të mirë gjatë jetës, dhe një oqean përplot perla.

Syna dhe Sara, bijat e mia, do të jem deri në vdekje në shërbimin tuaj!




Autore: Fatbardha Dajaku Kastrati
 
Nuk e di ne Kosove dhe Maqedoni ama ne Shqiperi nuk eshte kaq tragjike besoj kjo gje. Mendoj se ka ik ajo kohe kur kerkohej cun me familje!
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Nuk e di ne Kosove dhe Maqedoni ama ne Shqiperi nuk eshte kaq tragjike besoj kjo gje. Mendoj se ka ik ajo kohe kur kerkohej cun me familje!
Ne kosove akoma eshte ky mentalitet i mykur fatkeqsisht...edhe pse diku diku kan fillu mu vedisu njerzit dhe mu pajtu se nuk bene te kete dallime.
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy
Per mua eshte budallik te mendosh cfare eshte ....femija eshte lumturi dhe te gezon njesoj shpirtin si vajze e djale ...
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Dikur ekzistonin kto gjera saqe e ndiqnin djalin deri ngurin e fundit por sot spara kam degjuar . Fundja ajo cfar esht e shkruar nga allahu te ndodhi se pse gjithsecili femije qe lind ka nafaken ... por shum e mbrojn me fanatizem arsyen e te pasurit djem sesa vajza ..
 
xhelozi vajza eshte bekim. dhe djali sigurisht
por vajza ka koken pas gjithmon per prinderin
djali kur martohet sikur shkeputet pak
jo se nuk i do prinderit por ama vajza per nene e baba eshte gjithmon me mendje te to
Nrm ke te drejt
 
Kush vajza ka, ka gjith botën.
Zot na shto me vajza që të kemi gjithmonë një der të hapur si e kan prindërit tanë Amin.
 
Duke pare qe jam fmij i vetem :)
Ta diskutoj dhe me nusen <<kur ta mar>>
Nese dhe ajo eshte dakort....
Do ti kpus frenat fare :)
Nja 3 a 4 femije po njihere

Vajze apo djale ?,

Mos harroni qe kromozini XY mashkulli
Dhe kromozonu XX femra


Shkenca e gjenetikes be kto dite ka arrit te behd mrekulli e vendos vete sejsin e fetusit
Mgth


Mjafton qe per mua te dalin te shendetshem

Vajze a djale

Sido qe te jete eshte fara ime
 
Me rendesi beba te jete shendoshe e mire. Pjesa tjeter ka arsyet e veta. Dikush e ka nga mentaliteto, dikush nga deshira etj etj
 
E shtina nxhep :p
 
Po flas per ne shqiperi.
E marrin vesh se dikush eshte martuar dhe i urojne te behen me djale.
Akoma eshte ai mentalitet se djali duhet per emer,e vajza per shpirt e zemer.
Shqiptaret(kryesisht meshkujt) kerkojne djem,e kur mbesin te vjeter vajza i mban ndersa djali dhe nusja i nxjerrin perjashte.
A thu se po linde vajze ke bere nje mekat,ke bere dicka te tmerrshme.
Si vajze/si djale vetem te lindin shendoshe.
Kam pershtypjen se ky lloj mentaliteti do vazhdoje e me tutje.
 
Te na me ni koh me nij qe ka qik e ndajshin grun ama vallah thesari osht qika jo djemt djemt jan tmir sa jan tvogel se kur rriten nuk njohin nan as bab as moter
Edhe prap me shum prind i kan qef cunat se gocat..
 
Mentaliteti shqiptar e ka ne gjak trashgimtarin mashkull..per mbiemer, per pasardhes per vazhdimesi te trungut pasi femra eshte si nje dege ..le te them si nje frut qe perfundon ne nje tryeze tjeter, e ne raste me te rralla bie po ne te njejten hije kur "duart dhe zogjt" e lene te bie ne ate hije..
Duke i lene menjane krahasimet, po shkruaj mbase pak e njeaneshme se jam femer dhe vajze e pa vella por jam e bindur qe kemi dicka qe djemt nuk e kan.. ndjeshmerine, perkujdesjen.... dhe me vitet edhe prindi me deshirues i nje pasardhesi mashkull falenderon zotin per vajzen.
Kush ka vajza boten ka .. thote irma libohova .. ama ajo qe une deshiroj te kete eshte ajo deshira per pasardhes jo per gjini por per femije e qe zoti i sjellte te shendetshem pa gjinija ska shume rendesi .
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top