Pllakat e Smeralda të Thotit, Atlantida

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
HYRJE

Historia e pllakave të përkthyera në faqet e mëposhtme është e panjohur dhe përtej besimit të shkenctarëve të sotëm.
Lashtësia e tyre e cila daton 36.000 vjet P.K. është e jashtëzakonshme.
Shkruesi është Thoti, një Mbret-Prift Atlantas, i cili themeloi një koloni në Egjiptin e lashtë pas përmbytjes së atdheut të tij.
Ai ishte ndërtuesi i Piramidës së Madhe të Gizës, atribuar gabimisht Cheopsit.
Në të ai trupëzoi diturinë e tij në njohuritë e lashta dhe kyçi mirë të dhëna dhe mjete nga Atlantida e lashtë.
Për rreth 16.000 vjet, sundoi mbi rracën e lashte të Egjiptit, nga vitet 52.000 p.k. deri në 36.000 p.k.
Në atë kohë, një rracë e lashtë barbare, midis të cilëve ai dhe ndjekësit e tij ishin vendosur, lulëzoi deri në një shkallë të lartë qytetërimi.
Thoti ishte i pavdekshëm, kështu që ai sundonte mbi vdekjen, duke u zhvendosur si qenie kur kishte dëshirë dhe atëherë jo nëpërmjet vdekjes.
Mençuria e tij e pafund e bëri atë sundues mbi koloni të ndryshme Atlantase, përfshirë ato në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore.
Kur i erdhi koha për të lënë Egjiptin, ngriti Piramidën e Madhe përtej hyrjes së Dhomave të Mëdha të Amentit, vendosi në të të dhëna dhe caktoi njerëz nga paria e popullit si rojtarë për sekretet e tij.
Në kohërat e mëvonshme, pasradhësit e këtyre rojtarëve u bënë priftërinjtë e piramidës, nga të cilët Thoti adhurohej si Zot i Urtësisë, Shkruesi, gjatë Epokës së errët që pasoi me largimin e Thotit.
Në legjendë, Dhomat e Amentit u bënë nëntoka-ferri, Dhomat e Zotave, ku shpirti pas vdekjes kalon atje për tu gjykuar.
Gjatë këtyre kohërave qenia e Thotit kaloi në trupa njerëzorë sipas mënyrës së përshkruar në pllaka. Kështu ai u mishërua tre herë, ku në qenien e tij të fundit njihet edhe si Hermesi, i linduri për së treti.
Nën këtë mishërim, ai la shkrime të njohura nga okultistët e sotëm si Pllakat e Smeralda, si ekspozitë të vonshme e paksa të largët të mistereve të lashta.
Pllakat e përkthyera në këtë punim janë 10, aq sa kishin ngelur në piramidën e madhe nën ruajtjen e priftërinjve të piramidës.
Për lehtësi, përmbajtja e 10 pllakave është ndarë në 13 pjesë.
Dy të fundit janë aq madhështore, të paarritshme për mendjen njerëzore në përmbajtjen e tyre, sa deri në ditët e sotme është e ndaluar paraqitja e tyre botës në shkallë të gjerë.
Megjithatë, në to përfshihen sekrete, të cilat përmbajnë vlera të paçmueshmë për një studiues serioz.
Ato duhen lexuar jo një, por qindra herë pasi vetëm kështu kuptimi i vërtëtë mund të zbulohet.
Një lexim i rastësishëm do t’ju japë vezullime bukurie, por një studim i thellë do të hapë shtigje mençurie për kërkuesit.
Le të themi diçka se si këto sekrete të mëdha po i zbulohen njeriut modern pas një fshehjeje kaq të gjatë.
Rreth viteve 1.300 p.k., Egjipt, Khemi i lashtë ishte në trazira dhe delegacione priftërinjsh u nisën në anët e tjera të botës.
Midis tyre ishin edhe disa nga priftërinjtë e piramidës së madhe, të cilët morën me vete Pllakat e Smeralda si hajmali, nëpërmjet të cilave mund të ushtronin autoritetin e tyre mbi priftërinjtë e thjeshtë të rracave të prejardhura nga kolonitë Atlantase.
Pllakat nënkuptonin sipas legjendës edhe si autoriteti i deleguar nga Thoti.
Një grup i veçantë i priftërinjve bashkë me pllakat emigroi në Amerikën e Jugut ku aty gjeti një rracë në lulëzim, popullin Maya, të cilët mbanin shumë mend nga dituria e lashtë.
Midis tyre, priftërinjtë u vendosën dhe ngelën. Në shekullin e dhjetë, populli Maya
ndërtoi tërësisht Yucatanin, dhe pllakat u vendosën nën altarin e njërit prej tempujve më të mëdhenj të Zotit Diell.
Pas pushtimit të Mayave nga Spanjollët, qytetet u braktisën dhe thesaret e tempujve u harruan.
Duhet kuptuar se Piramida e Madhe e Gizës ka qenë dhe është tempulli i fillesës mbi misteret.
Jezusi, Solomoni, Apollonius dhe të tjerë filluan aty.
Autori (i cili ka lidhje me Lozhën e Madhe të Bardhë e cila edhe kjo funksionon nëpërmjet priftërisë piramidale) u udhëzua për të rimarrë e për të kthyer pllakat e lashta në Piramidën e Madhe.

… (vazhdon)


Shenime:
Përkthyer nga Crystalinks Metaphysical and Science Website
 
...
Kjo u përmbush pas disa aventurave për të cilat nuk është e nevojshme të përmenden këtu.
Përpara kthimit të tyre, atij ju dha leja për ti përkthyer e për të mbajtur një kopje të diturisë së gdhendur në këto pllaka.
Kjo u krye në 1925 dhe vetëm tani është dhënë leja për disa pjesë për tu publikuar.
ثshtë e pritshme që shumë mund të qeshin, por studiuesi i vërtëtë kur të lexojë midis rrjeshtave do të gjejë diturinë.
Nëse “drita” është në ju, “drita” e gdhendur në këto pllaka do të përgjigjet.
Tani, disa fjalë mbi materialin përsa u përket pllakave.
Ato janë 12 pllaka prej smeraldi jeshil, formuar nga një lëndë e krijuar nëpërmjet shndërrimit alkimik.
Ato janë të pashkatërrueshme, të qëndrueshme ndaj të gjithë elementëve dhe lëndëve.
Në të vërtetë, struktura atomike dhe qelizorë është e pandryshueshme, asnjë ndryshim nuk ka ndodhur tek ato.
Në këtë vështrim, ato thyejnë ligjin fizik të jonizimit.
Mbi to janë gdhendur karakteret në gjuhën e lashtë të Atlantasve, karaktere që u përgjigjen harmonikisht valëve të mendimit, duke lëshuar lëkundjen mendore përkatëse në mendjen e lexuesit.
Pllakat janë kapur bashkë me unaza me ngjyrë të artë që varen në shufër prej materiali të njëjtë. Kaq për pamjen e jashtme të materialit.
Dituria e përmbajtur në to është themeli i mistereve të lashta. Dhe për dikë që e lexon me sy e mendje të hapur, dituria e tij do të rritet njëqindfish.
Lexo, beso apo jo, por lexo dhe lëkundja e gjetur aty do të zgjojë një përgjigje në shpirtin tënd.
Në faqet e mëposhtme, do t’ju zbulohen disa prej mistereve të cilat janë prekur lehtas nga unë, mësues dhe studiues të së vërtetës.
Kërkimet e njeriut mbi ligjet që rregullojnë jetën e tij kanë qenë të pafundme, gjithmonë përtej velit që ndan të mistershmen nga e prekshmja, një e vërtetë gati për tu përthithur nga ata që e zgjerojnë largpamësinë duke e drejtuar në brendësi të vetvetes e jo së jashtmi në kërkimet e tyre.
Në qetësinë e materialit, ndjesitë të drejtojnë drejt çelësit që zbulon diturinë.
Ai që flet nuk di, ai që di nuk flet.
Dituria më e lartë është e pashqiptueshme, ajo shfaqet nëpër shtigjet ku kapërcen i gjithë materiali i fjalëve dhe simboleve.
Të gjitha simbolet janë edhe çelësa të dyerve që të çojnë drejt të vërtetave, dhe shpesh herë dera nuk hapet sepse çelësi duket aq i madh dhe gjërat që janë përtej janë janë të padukshme.
Nëse ne mund të kuptojmë se të gjithë çelësat, të gjitha simbolet e materialit janë shfaqje, por janë edhe shtesa në njohuri të ligjit të madh dhe të së vërtetës, do të fillojmë të zhvillojmë largpamësinë e cila do të na lejojë të kapërcejmë velin ndarës.
Gjithçka, në të gjitha universet lëviz sipas ligjit, dhe ligji që rregullon lëvizjet e planeteve nuk është më i ndryshëm se ligji që rregullon shfaqjen materiale të njeriut.
Një prej të gjithave ligjeve kozmike më të mëdha, është ai përgjegjës për formimin e njeriut si qenie materiale.
Qëllimi madhor i shkollave të mistereve të të gjitha kohërave ka qenë zbulimi i ligjit që lidh njeriun si materie me njeriun si shpirt.
Hallka lidhëse midis njeriut si materie dhe atij si shpirt është njeriu inteligjent ku në mendjen e tij marrin pjesë cilësitë materiale dhe ato jo materiale.
Ai që synon për diturinë më të lartë, duhet të zhvillojë anën intelektuale të natyrës së tij, sa më shumë ta përforcojë, aq do të jetë i aftë në përqendrimin e të gjitha fuqive të qenies së tij në drejtimin e dëshiruar.
Kërkimi i madh mbi dritën, jetën dhe dashurinë fillon në planin material, duke vazhduar deri në fund ku objektivi përfundimtar është njësimi i plotë me vetëdijen universale.
Fillimi mbi materien është hapi i parë, pastaj vjen objektivi i lartë i arritjes shpirtërore.
Në faqet e mëposhtme, do të jap edhe një interpretim të Pllakave të Smeralda dhe sekretin e tyre, kuptimet e fshehura në brendësinë e tyre.
Fshehur nën fjalët e Thotit, ka shumë kuptime që nuk duken në sipërfaqe.
Drita e diturisë, mbartur nëpërmjet këtyre pllakave do të hapë shumë fusha të reja mendimi.
“Lexo dhe ndriçohu” por vetëm nëse drita në vetëdijen tënde zgjon kuptimet e përgjumura thellë, cilësi kjo e pandashme me shpirtin.
...
vazhdon...........
 
Pllaka I

--------------------------------------------------------------------------------

LEGJENDA E THOTIT NGA ATLANTIDA

Unë, Thoti, nga Atlantida, Zot i mistereve,
mbajtës i ngjarjeve të shkuara, Mbret i plotfuqishëm dhe me forcë magjike.
Jetoj në jetë të jetëve dhe kaloj në pallatin e Amentit,
po lë pas për brezat që do të vijnë këto shkrime të mençurisë së thellë të Atlantidës së Madhe.

Në qytetin madhështor të Keorit, në ishullin e Undalit
shumë kohë më parë, unë nisa këtë mishërim.
Burrat e fuqishëm të Atlantidës jetonin dhe vdisnin por jo si të gjithë të vdekatarët e tjerë, pasi për shekuj me rradhë ripërtërinin jetën në pallatin e Amentit,
ku buron në përjetësi lumi i jetës.

Me qindra herë kam zbritur në errësirë dhe jam rikthyer në dritë,
dhe shumë herë të tjera kam rifituar fuqitë dhe jam ngritur nga terri në dritën e diellit.
Ka ardhur koha të humbas sërish në vendet e poshtme
dhe populli i Khemit nuk do të dijë gjë për mua.
Por në një kohë që askush nuk e di, unë do të ngrihem sërish
me fuqi dhe autoritet do të kërkoj llogari nga ata që lashë pas.

Dhe atëherë, dijeni o popull i Khemit se nëse keni gabuar dhe nuk keni dëgjuar fjalën time, do t’ju ul nga pozitat tuaja të larta dhe do t’ju zbres në errësirën e thellë të shpellave nga unë dola.
Mos ju zbuloni sekretet e mia njerëzve ne Veri dhe në Jug nga frika se mos bjerë mbi ju mallkimi im.

Mos harroni fjalët e mia dhe kushtojuni vëmendje
sepse është e sigurt që do të kthehem
dhe do t’ju kërkoj atë që ju mbani të fshehur.
Jetë e mot, do të rikthehem sado që koha të kalojë dhe madje do të mposht edhe vdekjen, për t’ju shpërblyer dhe ndëshkuar ashtu siç ju keni vepruar me mua.

Populli im ishte madhështor në ditët e lashta,
ishin madhështorë dhe të pakrahasueshëm me vdekatarët e tjerë përreth
sepse kishin mençurine e të moçmëve dhe kërkonin thellë në zemrën e përjetësisë
njohurinë që i perkiste bijve të tokës.
Ne ishim të ditur kur jetonim me Bijtë e Dritës
dhe merrnim forcë nga fuqia e zjarrit të përjetshëm.

Dhe më madhështori nga bijtë e njerëzve ishte ati im,Thotme, rojtar i tempullit të madh që bashkonte Bijtë e Dritës, banues të tempullit, me njerëzit e thjeshtë që jetonin në dhjetë ishujt.

Ai thoshte fuqishëm fjalët e Thrisë, Banorit të Unalit, dhe jua transmetonte mbretërve mesazhin e tij me një zë që gjithkush i bindej.

Unë u rrita e u bëra burrë
Duke më mësuar ati im misteret e lashtësisë,
derisa një ditë u bëra shumë i mençur dhe mençuria ime ndriçonte kudo.

Nuk deshiroja asgjë perveç mençurisë
derisa një ditë të paharrueshme
Banori i Tempullit urdhëroi të dilja përpara tij.
Ishin të paktë ata që kishin mbijetuar pasi kishin parë fytyrën e tij
sepse Bijtë e Dritës nuk jane si bijtë e njeriut kur nuk mishërohen në trupa fizikë.

Une isha i zgjedhuri nga familja njerëzore
dhe vazhdimisht mësoja nga Banori
në mënyrë që të përmbushej qellimi i tij
I cili ende nuk ish ndezur në vatrën e kohës.

Për shekuj me rradhë banova në Tempull
dhe gjithë kohës pasurohesha me njohuri
derisa një ditë ju afrova dritës që buronte nga zjarri i madh.

Ai më mësoi rrugën që të çon tek Amenti.
Aty, në botën e poshtme, ku ndodhet mbreti i madh
në fronin e tij të lavdishëm.

U përkula me nderim të thellë para Zotave të Jetës
dhe Zotave të Vdekjes, dhe ata më dhuruan اelësin e Jetës.

Unë isha i liruar nga Dhomat e Amentit,
I lirë nga vdekja, në ciklin e jetës
Dhe udhëtoja deri lart në yje
derisa koha dhe vendi u shndërruan në asgjë.
Pasi kisha pirë shumë nga kupa e njohurisë
pashë brenda zemrave të njerëzve
dhe u gëzova kur pashë mistere të mëdha.
Sepse vetëm duke kërkuar të Vërtetën do të mundja
të qetësoja Shpirtin tim
dhe të shuaja zjarrin brenda vetes.

Gjithë këto vite kam jetuar
dhe kam parë ata rreth meje të pijnë nga kupa
e vdekjes dhe të rikthehen në dritën e jetës.
Dalëngadalë një lumë njohurie doli nga Mbretëritë e Atlantidës
dhe u zëvendesua nga pasardhësit e një ylli më të ulët.

Në përputhje me Ligjin
Fjala e Zotit u kthye në lule,
Mendimet e Atlantidasve u kthyen në errësirë
Derisa më në fund, nga gjithë ky zemërim,
Banori u çua nga Aguanti i tij (vendi i tij i veçuar)
duke shprehur Fjalën dhe duke mbledhur fuqinë.

Thellë ne zemrën e Tokës, bijtë e Amentit e dëgjuan
zërin e tij dhe ndryshuan lulen e zjarrit
që digjet në përjetesi, duke bërë levizje
të ndryshme, me anë të LOGOS (FJALES),
deri sa zjarri i madh e ndryshoi drejtimin.

Më pas, i lëshoi ujrat e furishme të tokës mbi gjithë sipërfaqen e saj
Ato permbytën dhe shkatërruan gjithçka gjetën përpara
Deri në momentin sa mbeti në sipërfaqe vetëm Tempulli i Dritës
I cili qëndronte madhështor mbi malin e Lartë të Undalit
Dhe ende dukej të qëndronte mbi ujë.
Të gjithë ata që ndodheshin në të shpëtuan nga furia e tmerrshme e ujrave.

Atehere Zoti më thirri dhe më tha:
Mblidhi të gjithë së bashku, popullin tim
Grumbulloi me anë të mjeshtërisë që ke mësuar nga vendet përtej detit,
Dhe çoji në tokën e barbarëve leshatorë
që jetojnë në shpellat e shkretëtirës
dhe ndiq planin që tashmë ti e di.

Pas këtyre fjalëve unë mblodha popullin tim
Dhe hymë të gjithë në varkën gjigande të Zotit.
Në mëngjes u gjendëm shumë lart në ujra
Poshtë nesh dukej Tempulli në errësirë
Befas, ujrat e përmbytën tempullin i cili nuk dukej më në tokë,
deri sa të vinte koha e caktuar.

Kur ujrat u tërhoqën, ne zbritëm me nxitim nën diellin e mengjesit
vrapuam nëpër kodra derisa arritëm tek toka e farës së Khemit.
Ata erdhën drejt nesh të tërbuar, me shkopinj dhe shtiza në duar
të ngritura për të vrarë dhe shkatërruar Bijtë e Atlantidës.

Ateherë unë ngrita lart shtizën dhe leshova drejt
tyre një rreze lëkundjeje të fortë
që i ngurtësoi ata si gurët e një mali.

Më pas ju fola me qetësi dhe paqe
duke ju treguar fuqinë e Atlantidës
e duke thënë se ishim bijtë e Diellit dhe lajmëtarët e tij.
Ata u stepën nga kjo shenjë e magjishme,
u gjunjëzuan para meje dhe atëherë i lashë të lirë.

Ne jetuam gjatë në tokën e Khemit
për vite e vite me rradhë deri kur
Zoti që jeton ne përjetësi urdhëroi
të dergoja Bijtë e Atlantidës në të gjitha drejtimet e tokës
dhe të çonin kudo njohuritë e tyre të hershme.

Une jetova për shumë kohë në tokën e Khemit
Dhe bëra shumë vepra madhështore
me mençurinë që banonte brenda meje.
Bijtë e Khemit mësuan shumë nga drita e njohurisë
dhe u pasuruan me thesaret e mençurisë.

Nëpërmjet fuqisë sime unë hapa një rrugë
që të çonte tek Amenti në mënyrë që të vazhdoja të ripërtërija fuqitë
dhe në shekuj të shekujve isha një Diell i Atlantidës
duke mbrojtur njohurinë dhe trashëgiminë e së shkuarës.

Bijtë e Khemit dalëngaqdalë u bënë të fuqishëm
në trup dhe në shpirt
dhe gjithmonë fitonin në betejë me popujt përreth.
Tashmë, herë pas here shkëputem prej tyre
dhe zbres në dhomat e Amentit, në brendësi të Tokës,
ku vendosa të ngre një portë të lartë dhe madhështore
në hyrje të saj.

Dal përpara Zotave të të gjitha fuqive
Dhe shpesh gjendem ballë për ballë me Banorin.
Janë të paktë ata që do të guxonin
të kalonin portën e Amentit të errët.
Unë ndërtova mbi hyrjen një piramidë hijerëndë
me një fuqi marramendëse që e tejkalon forcën e Tokës.(Gravitetin)
Në brendësi të kësaj dhome të madhe
Skalita kanale rrethore derisa arrita në majë të saj.

Atje, në kulmin e piramidës, vendosa një kristal
që dërgonte rreze deri në Largësitë e Pafundme
duke lëvizur nga forca e eterit
dhe kthehej për të reflektuar mbi porten e Amentit.

Ndërtova dhe dhoma të tjera që, në pamje të parë
dukeshin bosh por në të cilat unë fsheha çelsat e Amentit.
Ai që do të marrë guximin të hyjë në mbretërinë e errët
duhet në fillim të pastrohet duke agjëruar për një periudhë të gjatë kohore.

Më pas duhet të shtrihet në sarkofagun prej guri,
atje, në dhomën time ku une do i zbuloj
misteret e mëdha.
Nuk do të kalojë shumë dhe ai do të më ndjek
ne vendin e takimit.
Unë, Thoti, Zoti i mençurisë
do të jem me të dhe do të banoj me të përgjithmonë.

Unë ndërtova Piramidën e Madhe
duke ndjekur strukturën e piramidës së Tokës
zemra e së cilës digjet në perjetësi, aty, në thellësi të saj
duke e mbajtur atë në jetë përgjithmonë.

Në të unë lashë njohurinë time të magjishme
të cilën e gjej sa herë që kthehem nga Amenti,
gjithmonë, nderkohë qe fle ne Dhomat e Amentit
Shpirti/Fryma im/(e) do endet i/(e) lirë dhe do të mishërohet
në një mënyrë apo një tjetër,duke banuar midis njerëzve.

Banori më ka dërguar këtu në Tokë
për të përmbushur vullnetin e tij në mënyrë që shumë veta të ngrihen.
tani po kthehem në Dhomat e Amentit
duke ju lënë një pjesë të mençurisë sime.
Mbroni dhe degjojeni gjithmonë
Urdhërimin e shenjtë të Banorit:
Mos harroni kurrë të ngrini syte tuaj lart dhe të shikoni dritën.

ثshtë e sigurt që në kohen e duhur do të behesh një me Zotin
ثshtë e sigurt që të është dhënë e drejta të jesh një me Zotin
ثshtë e sigurt që të është dhënë e drejta të jesh një me Gjithësinë.

Tani, unë po largohem prej teje
Mbaji mirë në mendje urdhërimet e mia
Ruaji ato dhe jeto me to
Dhe une do të jem me ty
Duke të ndihmuar dhe duke të udhëzuar gjithmonë drejt Dritës.

Tani përpara meje po hapet Porta
Dhe une po zbres në errësirën e thellë të Natës.
__________________
vazhdon...........
 
Pllaka III

--------------------------------------------------------------------------------

اelësi i Mençurisë

Unë, Thoti, Atlantasi,
jap nga Mençuria ime,
jap nga dituria ime,
jap nga fuqia ime.
Bujarisht po u jap bijve të njeriut.
Po u jap atyre që edhe ata të kenë mençuri
të ndriçojnë nëpër botë që nga veli i natës.

Mençuria është fuqi dhe fuqia është mençuri,
me njëra-tjetrën ato përsosin të tërën.

Mos ji krenar, o njeri, në mençurinë tënde.
Flit me të paditurin ashtu si i urti.
Nëse dikush vjen plot dituri tek ty
ta dëgjosh me vëmendje, për mençurinë është gjithçka.

Mos hesht ti kur me ligësi flitet për të vërtetën
ashtu si drita e diellit shkëlqen mbi të gjithë,
Ai i cili thyen Ligjin, duhet të ndëshkohet.
veçse nëpërmjet ligjit vjen liria e njeriut.
Të druhesh nga frika është skllavëri,
vargua që e lidh njeriun në errësirë.

Ndiqe zemrën gjatë jetës tënde,
bëj më shumë se çtë është urdhëruar.
Kur të kesh fituar pasuri,
zemrën tënde ndiqe
të gjitha ato nuk kanë vlerë
kur zemrën e lëshon.
Të dredhosh,
kur zemrën duhet të ndjekësh
e neveritshme është për shpirtin.

Ata që udhëhiqen nuk do të humbasin,
por ata që kanë humbur nuk mund ta gjejnë shtegun e drejtë.
Nëse shkon midis njerëzve, jep për veten
Dashuri, fillimi dhe mbarimi i zemrës.

Nëse dikush të vjen për tu këshilluar,
lëre të flas lirshëm,
që ajo për të cilën ai vjen
mund të kryhet.
Nëse ai nguron të të hapë zemrën,
ndodh sepse ti, gjykuesi, vepron gabim.

Mos përsërit fjalimin e fryrë,
as mos e dëgjo atë
sepse shprehia në të
nuk është e barazpeshuar.
Mos flit për të,
kështu do të njohësh më përpara mençurinë.

Heshtja është e çmuar,
fjalët e tepërta nuk kanë vlerë.
Mos e lartëso zemrën tënde midis bijve të njeriut,
që të mos humbas ajo nën pluhur.

Nëse do të jesh i madh midis njerëzve,
ji i nderuar për dituri e për mirësi.
Nëse kërkon të njohësh natyrën e një miku,
mos pyet shokun e tij,
por kalo një kohë me të vetëm.
Flit me të,
provoja zemrën me fjalët e sjelljen e tij.

Ajo që lihet mënjanë, duhet të jepet
gjërat që të përkasin duhet ti ndash me mikun.

Dituria shihet nga budallai si kotësi,
dhe gjërat e vlefshme për atë janë të dëmshme.
Ai jeton në vdekje,
dhe me atë ushqehet ai.

...
(vazhdon)
 
Pllaka II - Dhomat E Amentit

--------------------------------------------------------------------------------

PLLAKA II - DHOMAT E AMENTIT

Thellë në brendësi të Tokës shtrihen Dhomat e Amentit,
shumë poshtë ishujve të Atlantidës së zhytur,
Dhomat e te Vdekurve e dhomat e të gjallëve,
të kredhura nën flakët e Gjithësisë së pafundme.

Larg , në kohërat e vjetra, të humbur në hapësirën e kohës,
Bijtë e Dritës vështruan për nga Toka.
Panë bijtë e njeriut nën skllavëri,
të lidhur nga forcat e ardhura nga përtej.
E dinin se vetëm të çliruar nga robëria
do të mundte njeriu të ngrihej nga Toka drejt Diellit.

Zbritën në tokë dhe krijuan trupa,
dhe vetë u bënë të ngjashëm me njeriun.
Pas formimit Zotat e gjithçkaje thanë:

“Ne jemi ata që u krijuam nga pluhuri hapësinor,
duke marrë jetë nga Gjithësia e pafundme;
për të jetuar në Tokë si bijtë e njereriut,
sa të njëjtë po aq edhe të ndryshëm me ta.

Pastaj për vendbanim, në thellësinë e kores së Tokës,
shpërthyen hapësira të mëdha me forcën e tyre,
larg bijve të njeriut.
Të rrethuar nga forca dhe fuqi,
për të mbrojtur dëmtimin e Dhomave të të Vdekurve.

Krahpërkrah, hapën vendbanime të tjera,
duke i mbushur me Jetë e Dritë gjithkund.
Ndërtuan pastaj Dhomat e Amentit,
që të banonin përjetësisht aty,.
të jetonin deri në fundin e përjetësisë.

Tridhjete e dy ishin Bijtë e Dritës,
që erdhën midis njerëzve,
t’i çlironin ata nga skllavëria e errësirës,
ata që ishin të lidhur nga focat e përtejme.
Thellë në Dhomat e Jetës rritej një lule, flakëruar,
zgjerohej e zmbrapste natën.

Vendosur në qendër, një rreze e fuqishme,
Jetë-dhënëse, Dritë-dhënëse, duke mbushur me fuqi gjithçka që i afrohej.
Rreth saj vendosën tridhjete e dy frone,
nga një vend për secilin nga Bijtë e Dritës,
duke ndenjur nën rrezatim,
mbusheshim me Jetë nga Drita e përjetshme.

Aty herë pas here linin aty trupat e parë të krijuar
që të mund të mbusheshin me Frymën e Jetës.
Njëqind vjet në çdo njëmijëvjet
Drita flakëruese Jete-dhënëse duhet të përshkojë trupat e tyre.
duke nxitur gjallërimin e Frymës së Jetës.
Aty në rreth, nga epoka në epokë qëndrojnë Zotat e Mëdhenj,
duke jetuar një jetë të panjohur për njeriun.
Aty në Dhomat e Jetës flenë,
I lirë përshkon shpirti i tyre nëpër trupa njërëzorë.

Herë pas here, ndërsa ata flenë,
mishërohen në trupat njerezorë.
U mësojnë dhe i udhëheqin gjithandej,
nga errësira drejt dritës.
Aty në Dhomën e Jetës, mbushur me mençuri,
të panjohur nga rracat njerezore, jetojnë përjetësisht
nën ftohtësinë e zjarrit të jetës, rrinë ulur Bijtë e Dritës.
jetojnë përgjithmone në ftohtësinë e zjarrit të Jetës.
Disa herë kur ata zgjohen,
dalin nga thellesitë, ndriçojnë midis njerëzve,
ata të përjetshëm, njerëzit vdekatarë.

Ai që i është larguar errësirës
dhe e ka ngritur veten nga terri i natës në dritë,
nuk i nështrohet Dhomave të Amentit,
i çliruar nga Lulja e Dritës dhe e Jetës është ai.
Dhe atëherë, i udhëhequr nga njohuria dhe mençuria,
nga njeri bëhet një Zot i Jetës.

Aty mund të jetojë si i barabartë me Zotat,
I lirë nga skllavëria e territ të natës.
Ulur rreth lules rrezatuese qëndrojnë shtatë Zota
nga Hapësira e Kohërave mbi ne,
duke ndihmuar dhe udhëhequr me Mençurinë e pamasë,
bijtë e njeriut në shtegun ndër-kohor.

Të madhërishëm, të jashtëzakonshëm, ata,
veshur me fuqinë e tyre,
të heshtur, gjithçka-njohës,
drejtojnë forcën e Jetës,
sa të njëjtë aq edhe të ndryshëm
me bijtë e njeriut.
Tashmë ndryshe,
por gjithmonë Bijtë e Dritës.

Rojtarë dhe mbikqyrës të fuqisë skllavëruese,
të gatshëm ta flakin tej kur drita tek njeriu mbrrin.
I pari ndër ta është “Qënia e Mbuluar”, Zoti i Zotave,
Nënta e pafundme,
mbi çdo Zot tjetër të Rrathëve.

Treshi, Katra, Pesa, edhe Gjashta, Shtata, Teta,
çdonjëri me një detyrë, çdonjëri me fuqitë e tij,
udhëheqin, drejtojnë fatin e njeriut.
Qëndrojnë aty, madhërishëm e fuqishëm,
të lirë në kohë dhe në hapësirë.

Edhe pse nuk i përkasin kësj bote,
jetojnë në të,
si Vëllezërit e Mëdhenj
të bijve të njeriut.
Gjykojnë dhe peshojnë ecurinë e Dritës
midis njerëzve.

Përpara tyre më udhëhoqi Banori,
dhe e pashë se si u bashkua me numrin Një.

Atëherë nga Ai u dëgjua një zë që thoshte:
“Ke punuar shkëlqyeshëm Thot, me bijtë e njeriut.
Që këtej e tutje do të jesh i lirë nga Dhomat e Amentit
Zot i Jetës, për bijtë e njeriut.
Nuk do të shijosh vdekjen, veçse kur ti ta duash,
pi nga kupa e Jetës së Përjetshme,
këtej e tutje e përgjithmonë, Jeta është në dorën tënde,
këtej e tutje e përgjithmonë,Vdekja është në dorën tënde.

Bano këtu dhe dil prej këtej kur të dëshirosh,
Amenti është i lirë për Diellin e njeriut.
Jepi Jetës formën që ti do,
o Bir i Dritës që u rrite midis njerëzve.
Zgjidh se çfarë do të bësh, sepse të gjithë duhet të punojnë,
dhe kurrë mos u largo nga shtegu i Dritës.

Sapo hodhe hapin e parë në këtë rrugë të gjatë e të përpjetë,
i paanë është tashmë mali i Dritës..
Në çdo hap që do të hedhësh, më i lartë duket mali,
e sa më shumë të ecësh, aq më larg është qëllimi.

...
(vazhdon)
 
Bled flm per kete material, po vazhdimi ku eshte ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top