Plazhet e Rivieres,turistet te mahnitur

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Te rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen te impresionuar me Rivieren shqiptare

Riviera shqiptare eshte shnderruar kete vit ne nje nga zonat bregdetare me te populluara nga pushuesit vendas dhe te huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni me i lakmuar turistik per shqiptaret brenda dhe jashte vendit, por vitet e fundit edhe per turistet e huaj. Menjehere pas ngjitjes ne Qafen e Llogarase, panorama qe shfaqet eshte magjepese. Rruga qe gjarperon mes nje terreni te thepisur zbret fillimisht ne plazhin e Dhermiut. Fshati me ndertimet karakteristike ruan ende fizionomine e koheve te vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjate qe te con fare afer bregut. Megjithate, vizitoret jane te shumte, nje pjese e te cileve besnike nder vite. Turiste vendas shprehen se natyra eshte shume e bukur, vendi, gjithcka eshte e paster. Kam 6 vite qe vij ketu dhe me pelqen plazhi si edhe organizimi. Nderkohe qe per ata qe duan te jene afer bregut, nje nate ne hotel mund te kushtoje nga 30 deri ne 60 euro, ndersa per fanatiket e tradites, shtepite perdhese abonohen per 300 deri ne 400 euro ne 15 dite. Risi e kesaj vere jane edhe turistet e huaj. Te rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen te impresionuar me Rivieren shqiptare. Pavaresisht kesaj nuk mungojne sugjerimet per t'u rikthyer serish vitin tjeter. Pak kilometra me tej, shtrihet plazhi i Jales. Bashke me ujin e kristalte dhe natyren clodhese, ka nga ata qe mundohen te shfrytezojne ne maksimum diellin e nxehte te kesaj vere. Per tipat me alpine, cadrat kushtojne me pak dhe jane nje zgjidhje e mire ne rast se nuk gjen dhome per t'u akomoduar. Ka dhe nga ata qe e shohin kete si nje menyre per t'iu kthyer kujtimeve te rinise. Plazhet e Himares, Borshit apo Lukoves, qe ndodhen pak kilometra me tutje, jane nje tjeter alternative per te pushuar ne brigjet e Jonit. Udhetimi drejt Sarandes dhe Ksamilit i jep fund kesaj perle te turizmit shqiptar qe jo me kot, klasifikohet si elitar, dhe terheq cdo dite e me shume interesin e pushuesve, por edhe te investitoreve.

Mrekullia ne plazhin e Dhermiut
Plazhi i Dhermiut eshte nder me te frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet ne shpat te malit, ne terren te thyer dhe duke qene nder fshatrat me te vjeter te zones ka ndertime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kulle. Interes per vizitoret qe pelqejne ndertimet e vjetra eshte kisha e Shen Stefanit, ne te cilen gjenden gjurme te periudhes bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shen Merise, te cilat kane nje pamje te vecante. Pergjate perroit te fshatit jane edhe disa shpella karstike me interes per t'u vizituar. Plazhi i Dhermiut eshte nder me te medhenjte e plazhit Jonian. Qetesi, bregdet te paster, por edhe gjelberimi ne disa pjese te tij i bejne te vecanta pushimet ne te. Kur zbret ne plazhin e Dhermiut nuk mund t'i rezistosh nje rikthimi te dyte. Ne zone ka shume bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet per pushime ditore dhe kryesisht qendrim disaditor, ku mund te shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristalte, por edhe magjine e perendimit ne det. Eksploratoret e botes nenujore, apo te apasionuarit per te, mund te shijojne zhytjet ne ujin e paster, ku thellesia joniane fillon qe ne breg. Shkembinjte qe mbyllin plazhin jane labirinte te verteta natyrore. Vijimi i shetitjes pergjate bregdetit shkembor, masive qe bien thike mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante per t'u vizituar. E tille eshte shpella e Pirateve, e cila gjendet ne kodren e Shen Todrit. Emrin i saj rrjedh nga piratet qe strehoheshin me mjetet e tyre ne vendin e fshehte. Nje bllok shkembor ne formen e nje kolone ndodhet ne hyrjen e saj, duke e ndare ne dy pjese. Shpella rreth 30 m e gjate ka vlera historike dhe turistike.

Plazhi Palases
Fshati Palase eshte i vendosur ne faqen e Malit te Cikes dhe njekohesisht fshati i pare i bregut, pasi kalon Qafen e Llogarase. Ne qender te tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet per rruget e ngushta me kalldrem, qe te cojne ne shtepite e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. Pjese e tij eshte, Plazhi i Palases me nje shtrirje mjaft te gjate mbi 1.5 km. Ai sherben si vend pritjeje per te apasionuarit pas sporteve te ajrit, te cilet hidhen me parashute nga Qafa e Llogarase dhe bien pikerisht ne Plazhin e Palases.
Shpella e Pirateve
Gjendet ne kodrinen ku eshte vendosur Manastiri i Shen Todrit, ne fshatin e Dhermiut. Eshte nje shpelle karstike. Emrin e ka marre sepse ne te, kohe me pare strehoheshin piratet e detit me anijet e tyre. Kur deti eshte i qete ajo mund te vizitohet me lehtesi, duke ofruar nje pamje te mrekullueshme per vizitorin.

Qeparo
Menjehere pas gjirit te Panorames (Palermos) shfaqet nje pamje tjeter e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelber dhe fshati i ri Qeparo fushe, me lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe ne thellesi fshati Kudhes. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i vecante per reren e holle dhe detin e ceket te shfaqet perpara. Ne gjirin e vogel gjendet moli i lashte, nje bankine prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale permes ullishtave te con ne qender te fshatit, permbi te cilin ngrihet manastiri i Shen Mitrit i ndertuar ne 1881, Kisha e Shen Mitrit eshte e stilit bizantin e ndertuar ne vitin 1760 dhe ka vlera te medha per ikonostaset e saj prej druri.

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres

thumbnail.php

Borshi
Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojme fshatin Borsh qe ne lashtesi quhej Meandria, nje siperfaqe e gjelber, plazh e det pa fund, qiell i kalter. Ky fshat eshte i vendosur ne nje grope te ngushte siper buzes se detit, ku derdhet perroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky perrua shperthen nga shkembi ne mes te fshatit. Mbi kete fshat ne maje te shkembit ngrihet Kalaja e Borshit, qe i perket shekullit te IV B.C. Rruga permes ullishteve te con ne plazhin e Borshit me i gjati i krahines. Duke udhetuar midis gjelberimit mberrijme ne shkallen e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtepi te shperndara midis gjelberimit dhe ujerave te bollshme.

Lukova

Nga Buneci permes parajses se taracave mberrijme ne Komunen e Lukoves. Banesat e kesaj komune lidhen me rruge me plazhet e bukura dhe intime si dhe shpellat. Rruget karakteristike te cojne ne oborret plot pjerrgulla e lule te banesave te larta te fshatit. Ne qender te fshatit mund te vizitoni kishen e Shen Thanasit.

Kakome
Prane rruges kryesore ne luginen e Krekezes degezohet rruga drejt Kakomese, nje gji mjaft piktoresk. Ne te gjendet manastiri i permendur i rrethuar me mure te larte. Ne qender te tij ndodhet Kisha e Shenmerise e ndertuar mbi themelet e vjetra bizantine, qe ka formen e nje kryqi. Plazhi i Kakomese me rere e zhavor te holle midis variacioneve te kaltersise dhe gjelberimit eshte nje parajse e vertete. Nga Kakomeja nepermjet detit mberrin ne 2 plazhet e Krorezit, ku pamja arrin bukurine e endrrave. Rera e paster, brigjet shkembore, si dhe burimet e ftohta joshin turistet e ndryshem.

Ksamili
Keta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri ne 15 m mbi nivelin e detit. Per te shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarande-Ksamil. Ne keto ishuj shkohet me lundrim. Keta jane ishuj te vegjel shkembore te vendosur prane njeri-tjetrit te mbuluar me nje vegjetacion tipik mesdhetar mjaft te zhvilluar. Fshati i Ksamilit perfaqeson nje pike te rendesishme per turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbeshtetet pikerisht tek turizmi veror, kur gjate stines se veres me qindra familjare marrin me qera apartamente per periudha nje ose dy javore per te kaluar pushimet.

Burimi i Syrit te Kalter
Shkohet pas nje devijimi nga rruga nacionale per ne drejtim te Gjirokastres. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I, merret rruga majtas dhe pas rreth 2 km do te shfaqet gjelberimi ne mes te se cilit ndodhet burimi i Syrit te Kalter. Ai eshte nje burim karstik, 18 km nga Saranda dhe perben nje nga bukurite natyrore me terheqese te zones per ujin e kristalte, ngjyren e vecante qe ia japin guret nga thellesia e tij dhe freskine e pyllit te larte qe e rrethon. Ai ka nje prurje mesatare 6 m3 uje ne sekonde. Burimi del ne rreze te kodrave qe te ngjisin ne Qafe Muzine.

Vuno

Karakteristike ne Vuno jane shtepite e ngjeshura me njera-tjetren, shtepite ne faqen e malit jane te gurta. Rruge me kalldrem dhe terren teper i thyer eshte ajo qe bie ne sy. Sapo kalon Vunoin, relievi fillon e zgjerohet. Nder me te vecantat eshte Kanioni i Gjipese, i cili ndodhet ne pjesen fundore te perroit me te njejtin emer dhe ka nje gjatesi rreth 800 m. Zbritja ne det prezanton me plazhin e Gjipese, nje nder plazhet me te bukur, me rere e uje te paster dhe nje bregdet ne vijim teresisht shkembor.

Jala
Rruga ku futesh per te zona bregdetare, ne degezimin e rruges nacionale qe shkon per ne Himare, ndoshta ne veshtrimin e pare nuk duket shume "mikpritese" ne nje tabele te vendosur shkujdesur mbi rruge, por nepermjet gureve qe zbresin tatepjeten, fshihet mrekullia. Vetem disa metra pas kesaj shtrihet nje pyll si ne perralle, sidomos ne pjesen e djathte kur udheton drejt Jales ka pamje magjepse, ndoshta per adhuruesit e natyres mund te ngjasoje si nje bote cudirash. Gjelberimi permes pemeve te shoqeron ne nje pjese te mire rruge dhe pas kesaj nje kthese e forte dhe panorama shfaqet shume me ndryshe. Rruga vijon ne shpatin e malit dhe ne pjesen tjeter kaltersia eshte pafund. Nje plazh gati gati ekzotik, ku guret e brezit te dyte zevendesohen me pas me zhavorrin e imte. Piklat shkelqejne nen prekjen e valeve te lehta ne breg.

Himara
Eshte nje nderthurje peizazhesh nga me interesantet. Rruga qe con ne qyteze eshte teresisht malore. Nje pjese e mire e saj nuk ka asnje kontakt me detin dhe sa afrohesh ne Himare rishfaqet serish pamja e bluse se Jonit. Prezantimi i pare eshte me Himaren e vjeter dhe pas ashpersise se relievit, ku nuk mungojne agrumet dhe ullinjte, zbret ne qender te saj. Gjithsesi, lashtesia e vendit identifikohet me pjesen e vjeter te qytetit, qe shtrihet ne kodren ne te djathte te qytetit ekzistues. Ruhen gjurme te mureve te kalase se vjeter qe daton ne shekujt IV-XVI dhe eshte personifikim qendrese i banoreve. Brenda mureve gjendet kisha, nje monument me vlera te vecanta. Plazhi i Himares eshte nje tjeter pike ku mund te shijosh banjat e diellit ne bregdetin e paster, zhytjet ne blune e detit, apo edhe shetitjet me varka. Ne vere, mbipopullimi ne zone eshte i dukshem. Per shkak te kapaciteteve te mira akomoduese, te cilat jane hotele, por edhe shtepi banimi te dhena me qira ne zonen e veres, vizitoret jane te shumte. Prenotimet per banesat nisin edhe nje sezon me pare, kohe gjate se ciles plazhistet, teksa shijojne pushimet ne kete bregdet, negociojne me banoret edhe per nje 10 ose 15 ditesh te dyte ne sezonin e ardhshem. Po keshtu, sezoni i veres mbledh edhe vete banore te zones, te cilet vijne nga emigracioni per pushime, por edhe shume pushues nga rrethet, pjesen me te madhe e perbejne kryeqytetasit
(bota sot).
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top