Planetet dhe shenjat qe sundojne ato...

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
ا’PثRFAQثSOJNث PLANETET DHE CILAT SHENJA SUNDOJNE ATO?

Mërkuri – Planeti i inteligjencës dhe i lëvizjes sundon dhe drejton Binjakët dhe Virgjëreshën duke i bërë ata inteligjentë dhe të lëvizshëm.

Venusi (Afërdita) – Planeti apo Perëndesha e bukurisë, e dashurisë, artit dhe kënaqësisë sundon Demin dhe Peshoren duke i bërë ata njerëz të dashur, artistë dhe estetikë.

Marsi – Planeti i energjisë fizike, i seksit, i agresionit, luftës dhe forcës. Ai sundon Dashin dhe Akrepin duke i bërë ato njerëz të fortë, hakmarrës, luftarak dhe ekstremist në dashuri.

Jupiteri – Planeti i fatit të mirë, i optimizmit, i suksesit dhe bujarisë, sundues i Parajsës ai drejton Shigjetarin dhe Peshqit duke i bërë ata njerëz me fat, bujar, optimistë dhe të drejtë.

Saturni – Planeti i përgjegjësisë, i maturisë, i disiplinës ai sundon Bricjapin dhe e bën atë të matur, ambicioz dhe përgjegjës ndaj çdo pune.

Urani – Planeti i zbulimit, shkencës, origjinalitetit dhe ndryshimeve, simbolizon surprizat në jetën tuaj, ai sundon Ujorin duke i dhënë atij prirje shkencore.

Neptuni – Planeti i misterit, fantazisë, iluzionit së bashku me Jupiterin ai sundon Peshqit duke i bërë ata misterioz dhe me plot fantazi.

Plutoni – Planeti i botës së nëndheshme, i djallit dhe vdekjes, i fuqisë së frikës ai sundon Akrepin dhe e bën atë dinak dhe hakmarrës.

Dielli – Një yll i madh i zjarrtë përfaqëson influencën e fuqishme për vitalitet dhe autoritet, ai sundon Luanin duke e bërë atë njeri me autoritet dhe udhëheqës, planet i jetës.

Hëna – Konsiderohet si nëna e madhe e qiejve, drejton Gaforren dhe e bën atë shumë të ndjeshme, shumë familjare dhe e dashur për të afërmit.
 
Deshirat me te medha te shenjave......



DASHI – Të jeni ju që të drejtoni.
DEMI – Të jeni të lumtur.
BINJAKثT – Të çoni ngjarjet përpara.
GAFORRJA – Të keni siguri.
LUANI – Të jenë në qendër të vëmendjes.
VIRGJثRESHA – Të doni dhe t’ju duan.
PESHORJA – Të bëni një jetë të qetë.
AKREPI – اdo gjë të bëhet perfekte.
SHIGJETARI – Të bëni saktë dallimet në gjithçka.
BRICJAPI – Të përballoni situatat e vështira.
UJORI – Të jeni të veçantë.
PESHQIT – Të bëhen ëndrrat realitet.
 
CILثSITث TUAJA SIPAS DITثS Sث LINDJES
Jeta e njeriut nuk është thjesht një rastësi. Ditët e javës i përgjigjen të shtatë planetëve astrologjikë të Hënës, Marsit, Mërkurit, Jupiterit, Venusit, Saturnit dhe Diellit. Jeta e njeriut zhvillohet nën shenjat e këtyre trupave qiellorë. Në ç’ditë keni lindur? Po ju tregojmë disa nga cilësitë tuaja që kanë lidhje direkte me influencën e planeteve tek ju.

Njerëzit e lindur në ditën e Hënë
Të lindurit në ditën e hënë janë me prirje poetike apo artist. Pëlqejnë ujin, qetësinë e natës, dëshirojnë të shëtisin, kërkojnë të marrin vesh të panjohurat. Janë persona të zbehtë në fytyrë, kanë sy të qartë, flokë të rrallë, vështrim melankolik, janë kapriçiozë, meditojnë shumë, janë bujarë, të turpshëm, eksentrikë, të talentuar dhe të zgjuar.

Të lindurt e ditës së Martë
Janë njerëz aktivë, hileqarë, të gatshëm për veprime të guximshme. Kanë fytyrë vezake, flokë të dendur, trup të lidhur. Zakonisht, janë ambiciozë, bile brutalë, janë hazër xhevap, të gatshëm për t’u ndeshur. Kënaqësia e tyre është jeta luftarake. Ata i shtyjnë të tjerët që janë më të guximshëm të luftojnë trimërisht por dhe të marrin pjesë në grindje dhe intriga.

Nëse ke lindur në ditën e Mërkurë
Jeni praktikë dhe dini të fitoni duke u marrë dhe me afarizëm. Janë njerëz jo shumë të gjatë, kanë një kokë disi të vogël, kanë gishtërinj të hollë, janë të shkathët, bëjnë lëvizje të shpeshta dhe të shpejta. Tregohen të durueshëm gjatë diskutimeve dhe kanë prirje për diplomaci. I asimilojnë gjërat shpejt dhe dinë t’i përshtaten situatës. Kur mbeten ngushtë dinë ta kalojnë lumin duke gënjyer me një mijë marifete. Atëhëerë bëhen dhe egoistë.

Të lindurit e ditës së Enjte
Të lindurit në ditën e enjte janë njerëz krenarë, me shtat të mesëm, kanë një të ecur elegante. Mes tyre mund të gjejmë njerëz të besës, zemërgjerë, që kanë fat në jetë, të prirur drejt shkencave politiko – juridike. Janë të lindur për funksione sociale të rëndësishme për poste të larta.Jane dhe tipa sportive.

Nëse ke lindur ditën e Premte
Ata që kanë lindur ditën e premte janë njerëz të zgjuar dhe plot intuitë dhe inteligjentë. Në përgjithësi janë njerëz delikatë. Kanë një lëkurë tine, një fytyrë të bukur, vetulla të holla dhe shtat të shkurtër. Janë të qëndrueshëm në dashuri dhe altruistë. Kanë karakter të butë, janë paqësorë, të prirur pas qejfeve. Janë të gatshëm të pajtohen shpejt. Pelqejne astronomine dhe astrologjine.

Të lindurit e ditës së Shtunë
Personat që kanë lindur ditën e shtunë janë tipa të heshtur, rrinë hundë e buzë, janë të caktuar për realizime shkencore, janë të qetë dhe kanë durim. Përgjithësisht janë të dobët, me flokë kryesisht të zinj dhe gati të lëpirë. Shpejt mund të bëhen melankolikë, të trishtuar. Dyshojnë për çdo gjë. Janë fantastikë dhe xhelozë.

Nëse ke lindur ditën e Dielë
Njerëzit e lindur në këtë ditë janë njerëz me vullnet, të ndërgjegjshëm për vlerën dhe forcën e tyre. Bëhen njerëz të famshëm. E dëshirojnë dhe e fitojnë lavdinë. Të inkurajuar nga miqtë e tyre kanë besim të madhe në vetvete. Kanë shtat të mesëm, një kokë të fuqishme, sy të mëdhenj, duar të vogla, lëkurë fine, vështrim të mprehtë. Janë të lindur të japin urdhëra por po të duhet mund të jetojnë edhe vetëm duke pritur lavdinë.
 
NUMEROLOGJIA
ose

1- A J S 1- A I ث
2- B K T 2- B K L R J
3- C L U 3- G S C
4- D M V 4- D M T
5- E N X 5- E N H
6- F O Y 6- V U
7- G P Z 7- Z O ا Y X
8- H Q 8- P F
9- I R 9- Q

Mblidhen numrat e shkronjave të emrit dhe të mbiemrit për të dalë njëshifror. Por me e sakte eshte kjo loje kur mblidhen numrat e dates se lindjes dhe reduktohen ne numer njeshifror. P.sh datelindja 7.12.1989 = 7+1+2+1+9+8+9=37 = 3+7=10 =1+0=1 pra kjo datelindje I perket numerologjise me numrin 1. (e keni degjuar shprehjen ti je njesh. Pra sa afer jeni me kete numer,zbulojeni me datelindjen tuaj).

Numri 1 – Dielli. Njerëzit e Diellit janë nga natyra njerëz me influencë dhe aftësi drejtuese. Janë tipa, ambicioze, simpatike, punëtorë, të lidhur me të renë. Kanë inisiativë. Kanë marrëdhënie të mira me njerëzit e grupit 2, 4 dhe 7.

Numri 2 – Hëna. Njerëzit e këtij grupi janë emotivë, të prirur për rënie të gjendjes shpirtërore dhe kërkojnë mbrojtjen e të tjerëve. Janë tipa shtëpiakë, besnikë, veprojnë me kujdes dhe i shmangen rrezikut. Shkojnë me njerëzit e grupit të parë.

Numri 3 – Jupiteri. Janë tipa optimistë, rrezatojnë dashuri dhe dinë t’u shmangen konflikteve. Janë të pavendosur. Merren vesh mirë me njerëzit e grupit 6 dhe 9.

Numri 4 – Urani. Njerëzit e Uranit janë të drejtë të vendosur dhe synojnë ndryshime në jetë. Shquhen për pavarësi dhe e duan shoqërimin. Në punë janë pak nervozë kanë kujtesë të mirë. Janë të afërt me tipat e grupit të 2 dhe 7.

Numri 5 – Mërkuri. Janë njerëz me inisiativë, realistë, me synime të qarta. Kritikojnë shpesh, por janë dhe të sajdisur. Kanë gjuhë të përbashkët me të gjitha tipet e tjera.

Numri 6 – Venusi (Afërdita). Njerëzit e Venusit rrezatojnë ndjeshmëri dhe janë shumë të dashur. Janë pak të hutuar e të shpërqëndruar. Por kanë karakter gazmor dhe janë të drejtë. Ndihen mirë në shoqërinë e tipave të grupit 3 dhe 9.

Numri 7 – Neptuni. Përkojnë me tipa të grupit të parë dhe të dytë. Janë të prirur ndaj filozofimit. Gjithashtu janë dhe besimtarë. Janë dorëshpuar dhe rrallë e çojnë deri në fund atë që mendojnë. Këta njerëz kanë natyrë delikate.

Numri 8 – Saturni. Janë njerëz që vuajnë nga vetmia. Kanë etje për ngrohtësi shpirtërore. Këta tipa duan rregullin dhe priren për mirëqënie materiale. Kanë gjuhë të përbashkët me grupit 2 dhe 7.

Numri 9 – Marsi. Janë luftarakë dhe arrijnë çdo gjë vetën. Nuk pranojnë lëkundje. Janë burrërorë, impulsivë dhe shpesh kanë probleme. Kanë lidhje me grupin 3 dhe 9.
 
Redaktimi i fundit:
BRICJAPI – Të përballoni situatat e vështira.

Nëse ke lindur ditën e Dielë
Njerëzit e lindur në këtë ditë janë njerëz me vullnet, të ndërgjegjshëm për vlerën dhe forcën e tyre. Bëhen njerëz të famshëm. E dëshirojnë dhe e fitojnë lavdinë. Të inkurajuar nga miqtë e tyre kanë besim të madhe në vetvete. Kanë shtat të mesëm, një kokë të fuqishme, sy të mëdhenj, duar të vogla, lëkurë fine, vështrim të mprehtë. Janë të lindur të japin urdhëra por po të duhet mund të jetojnë edhe vetëm duke pritur lavdinë.

Numri 5 – Mërkuri. Janë njerëz me inisiativë, realistë, me synime të qarta. Kritikojnë shpesh, por janë dhe të sajdisur. Kanë gjuhë të përbashkët me të gjitha tipet e tjera.

Me kenaqe me keto Zhgenjyy, vertete goxha interesante per t'u lexuar.
 
Une jam Virgjeresha.

Virgjëresha
Jam puntore e organizuar
Shumë praktike dhe e zgjuar.
Gjithmonë gati për të ndihmuar,
Jam e pastër si njeri
Mësoj shpejt dhe me cilësi,
Virgjëreshë me kokëfortësi
 


 UJORI – Shenja e shpresës, miqve, urimeve. I përkasin kësaj shenje të gjithë të lindurit nga data 20 janar ora 1933 minuta deri më 19 shkurt ora 1000 minuta.




Ujori
Thotë Ujori rrallë zemërohem,
Shpesh pa faj unë akuzohem.
Kur veproj, para mendohem.
Jam zbulues, shkencëtar,
Pak i ashpër dhe pa fjalë.
I pavarur dhe origjinal.



[/I][/B][/QUOTE]

seshte dhe per tu ankuar...:haha:
 
 SHIGJETARI – Shenja e sinqeritetit, udhetimeve dhe zbulimeve. I përkasin kësaj shenje të gjithë të lindurit nga data 22 nentor ora 149 minuta deri më 21 dhjetor ora 1505 minuta

Shigjetari
Kursimtar por dhe bujar
thotë i zgjuari Shigjetar
Jam nevrik dhe guximtar,
Optimist dhe i sinqertë
për mendime jam i shpejtë.
Filozof dhe shumë i drejtë
 
Hëna – Konsiderohet si nëna e madhe e qiejve, drejton Gaforren dhe e bën atë shumë të ndjeshme, shumë familjare dhe e dashur për të afërmit.
E vertet,por ndjeshmeria e tepert,frika ngadeshtimi dhe vetvlersimi i ulet per veten,e bejn Gaforren ne nje te ardhme nje shenj te sukseshme si edhe nje njeri shum te kendshem :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top