"Plakat" trazojn motin,ja miti qe shpjegon perse ndodh .

Guest2

Antarë i Respektuar
“Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka? Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj mars sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme.
*
Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me "mitin e plakave".
*
Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit* ç'ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti ëhstë muaji më i shkurtër.
*
Ndërsa për krahina te tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.
*
"Plakat" përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se "bën ftohtë ngaqë janë plakat".
*
Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka *kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: Tani unë do t'i kullos për qejf *bagëtitë, të dh'...fsha dimrin".
*
Në këtë moment, marsi tha: “Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka?
*
Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.
*
Mali Tomor është vendi ku plaka u ngri me bagëtinë e saj nga ditët qe mori hua muaji mars.
*
Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.
*
Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metafor për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatesisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, ku 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stines së luleve.
*
Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin apo dhe vende te tjera te botes.
*
Pavarësisht se sa e vërtetë është, "miti i Plakave" përdoret edhe sot. edhe metereolgoët pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit sipas kalendarit "alla turka" kanë sjellë mot të ftohtë dhe me reshje. Ndërsa prilli si gjithmonë vjen me mot te mire.
*
*
*Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
“Plakat që po trazojnë motin”! Si lindi gojëdhëna

plakatemarsit-620x434.jpg
اdokush mund ta ketë dëgjuar legjendën e plakave, të cilat fajësohen gjithmonë kur bien reshje të dendura shiu ditë pas dite në fund të muajit mars. Por jo të gjithë e dinë legjendën e vërtetë.

اdo muaj mars, kur moti pëson ndryshime të ndjeshme, miti i “Plakës” bëhet më i gjallë. Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat ”Plaka”, të cilat sjellin edhe mot të ftohtë në të gjithë vendin.

Specialistët etnografë tregojnë se gojëdhëna e ”plakës” është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit atëherë i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës.

Sipas gojëdhënave shqiptare, mali Tomor është vendi ku plaka u ngri nga i ftohti me bagëtitë e saj nga ditët që mori hua muaji mars. Ndërsa në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi i morri ditë borxh shkurtit, gjë qe shpjegon edhe shkurtësinë e këtij të fundit. Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.

Një rrëfenjë tjetër

Dikur paska qenë një plakë, e cila thuhet se ka dalë me të gjithë familjen e vet dhe bagëtinë, tri dite para ditës së pranverës, në stanet e bjeshkëve. Por koha e pranverës së hershme "e tradhtoi" plakën. Tri ditë më pas moti u prish shumë shpejt. Thuhet se ato ditë paska fryrë erë e madhe me shi dhe dëborë, për tri ditë e tri net rresht deri sa me pas moti është qetësuar.

Por plaka, familja dhe bagëtia e saj, ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shndërruar në gur. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Me ketë tregim lindi legjenda e te ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë në pragun që ndan stinën e dimrit me atë te pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, kohe pas te cilës besohet se ka ardhur pranvera e vërtete, sepse 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.
Shekulli

Kush ka ndonje rrefim tjeter ne lidhje me ''plakat'' mundet ta ndaje me ne!
 

Attachments

  • plakatemarsit-620x434.jpg
    plakatemarsit-620x434.jpg
    91.6 KB · Shikime: 0
  • plakatemarsit-620x434.jpg
    plakatemarsit-620x434.jpg
    91.6 KB · Shikime: 0
Titulli: "Plakat" trazojn motin,ja miti qe shpjegon perse ndodh .

Po ca plakash mo se po futemi ne maj jo ne prill lol
 
“Plakat që po trazojnë motin”! Si lindi gojëdhëna

اdokush mund ta ketë dëgjuar legjendën e plakave, të cilat fajësohen gjithmonë kur bien reshje të dendura shiu ditë pas dite në fund të muajit mars. Por jo të gjithë e dinë legjendën e vërtetë.

اdo muaj mars, kur moti pëson ndryshime të ndjeshme, miti i “Plakës” bëhet më i gjallë. Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat ”Plaka”, të cilat sjellin edhe mot të ftohtë në të gjithë vendin.

Specialistët etnografë tregojnë se gojëdhëna e ”plakës” është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit atëherë i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës.

Sipas gojëdhënave shqiptare, mali Tomor është vendi ku plaka u ngri nga i ftohti me bagëtitë e saj nga ditët që mori hua muaji mars. Ndërsa në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi i morri ditë borxh shkurtit, gjë qe shpjegon edhe shkurtësinë e këtij të fundit. Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.

Një rrëfenjë tjetër

Dikur paska qenë një plakë, e cila thuhet se ka dalë me të gjithë familjen e vet dhe bagëtinë, tri dite para ditës së pranverës, në stanet e bjeshkëve. Por koha e pranverës së hershme "e tradhtoi" plakën. Tri ditë më pas moti u prish shumë shpejt. Thuhet se ato ditë paska fryrë erë e madhe me shi dhe dëborë, për tri ditë e tri net rresht deri sa me pas moti është qetësuar.

Por plaka, familja dhe bagëtia e saj, ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shndërruar në gur. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Me ketë tregim lindi legjenda e te ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë në pragun që ndan stinën e dimrit me atë te pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, kohe pas te cilës besohet se ka ardhur pranvera e vërtete, sepse 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.
shekulli.com
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top