Pjesëza nga Anna*


E dimë

Ti e di
Vjen tek unë sa herë sytë i mbyll.
Si një mirazh në shkretëtirë.
Shpresë e ëndrrave të pa jetuara.

Ti e di e buzëqesh.
Në muzg shndërrohesh nën dritën e kësaj hëne.
E unë marrosem në pangopësinë e përjetësisë që kaq shumë e pres.

Unë e di se largësia bëhet urë mes nesh.
Sa shumë letra të pa shkruara,sa shumë fjalë të pa thëna...Sa shumë ndjenja të pa jetuara.

Ne e dimë.
Kur vjen puna tek dashuria
Egoja zvogëlohet e zemrat bëhen njësh.


Ti vjen...
Unë vij...
Atje ku gjithmonë na ka bashkuar malli.
Atje ku largësia ka dorëzuar letrat.
Atje ku kemi fshehur kujtimet...
 
Edhe një tren në stacion.
Një tjetër sërish,e ti nuk je.
Me sytë mbyllur zemra të kërkon,
Të ndjen pranë si të jesh atje.

Ulur në stolin e trëndafilave
Atje ku më dhurove puthjen e parë.
Në vendin ku takoheshin të dielave
Dy shpirtra vetmitarë.

Shpirtrat që dikur u dashuruan
Tani mbetën në harrim
E ky stol që kam përballë
Mbeti i vetmi kujtim.

Ja këtu në këtë stol
Edhe një tren e përcolla.
Të gjithë mallin që kam mbledhur
Bashkë me të t'a dërgova.

Ti nisa puthjet,kujtimet,letrat e pa shkruara.
Të gjithë dashurinë time.
Që as nga koha nuk u shua.
 
Më kujton ty
Kjo natë e freskët pranverore.
E flladi përzier aromë lulesh portokalli,
aromën tënde më sjell ndërmend.
E ndjej si ndez në zemër malli
Si zgjohet ky shpirti im bohem.

Më vjen të flas për sytë e t'u
Si xixëllonin dashuri
Të tuat buzë sa herë i puthja
Në të miat ndjeja ëmbëlsi.

Më vjen të flas për kohën e shkuar.
Netët e pagjuma kur bënim dashuri.
Atëherë kur shpesh na bashkohej dhe hëna.
E trupat tanë bëheshin nji.

Më vjen të flas për ty
Në në cdo kohë e zgjedhuar folje
Qofsh e shkuar apo e ardhme.
Për mua mbetesh
gjithmonë tani.
 
Nënës

Mbylla sytë e në fëmijëri u ktheva,
Atë kohë kur isha e vogla jote.
Kujtova kur tek ti strukesha
E në përqafim harroja brengat e kësaj bote.

Nga prehëri yt shpejt u largova,
Kërkova larg teje të fluturoj.
Por me kohën e kuptova
Se prehëri yt shumë do më mungojë.

Bota qenka e egër nënë.
Më shumë nga cmë paralajmëroje ti.
Ti më thua "të pata thënë"
E si të vogël më mbledh në gji.

Në kraharorin tënd gjej qetësi
Aty marr guximin për të rifilluar.
Ti për mua je dashuri.
Motivi dhe forca ime për të jetuar.
 
Lumturia

Sa kushton lumturia vallë?
Dua të blej veç një moment.
Të marr frymë lirisht,
E zemra mos të më dhembë.

Sa kushton vallë një cast lumturie
Në këtë botë mbushur me mizori?
Të paktën për pak kohë të jem e lumtur
Si atëherë kur isha fëmijë.

Ku gjendet lumturia vallë?
Fshehur cila zemër e mban?
Të më japë veç pak
T'më shërohet zemra që qan.

Ti që lumturinë ma rrëmbeve
Kthema përsëri.
Kam nevojë të jem e lumtur
Të ndjej sërish dashuri...
 
Nëse


Nëse fjalët të mungojnë
Edhe heshtja zë vend tek ti.
Lëre zemrën të fluturojë
E më duaj përsëri.

Nëse malli të pushton
Edhe lot të lëshojnë sytë
Dije se një zemër që dashuron
Vështirë se do për herë të dytë.

Nëse ndjenjat ty të zgjohen
Dhe serisht ti ndjen për mua.
Lëri zënkat të harrohen
E më thuaj ti "të dua".
 
Mungesën tënde

E vesha mungesën tënde,
Si pallton e vjetër në kohë me shi.
Eci rrugëve këtë natë vjeshte
E në mendjen time je vec ti.

Në kufje dëgjoj
Këngën tonë të preferuar.
E mundohem të rikujtoj
Gjithcka me ty unë kam jetuar.

Nuk kam guxim të të shkruaj
Edhe pse veten shpesh frenoj.
Mbase për ty jam thjeshtë e huaj
Por po vdes të di,a të mungoj?

Mungesën tënde përqafoj cdo ditë.
Në heshtje ty duke të kujtuar.
Pavarësisht gjithçkaje të mbaj në shpirt,
Dashuri e vjetër, gjithmonë e pa harruar.
 
Ishte një nga ato ditë të zymta,ku pavarësisht shiut që binte asaj i pëlqente shpesh të mbyllte çadrën e të lagej në piklat e tij.
Vetëm ato momente ndjente sikur të paktën diçka ishte e saja në këtë jetë.
Ishin pikat e shiut që jo rrallë herë puthnin lotët e saj.
U bë tri vite që ishte divorcuar.
Tri vjet që punonte gjatë gjithë ditës , thjesht që mos të mendonte.
Mos të mendonte dhunën që shumë herë fali për hir të dashurisë.
Mos mendonte për derën e familjes që ju përplas fytyrës kur më së shumti kishte nevojë.
Tri vite jetë pa një motiv për të jetuar.

I hodhi një vështrim pasqyrës e nuk i pëlqeu fare fytyra e mrrolur që pasqyrohej aty.
I veshi vetes një të atillë buzëqeshje,që kushdo që do e shihte do betohej se ishte e shtirur.
Hodhi flokët supeve,shfryhu lehtë e doli jashtë.

Në të dalë të pallatit ishin të njëjtat sy,që qartazi e kërkonin.
Aq sa e intrigonte prania e atij njeriu,aq edhe frikë ndjente.
Fundja, çfarë mund të kërkonte prej saj dikush që as ka marrë guximin t'i afrohet por vetëm e sheh nga larg?

Vendosi më në fund të ecë drejt tij,me një guxim paksa të ndrydhur.
Teksa mori drejtimin për nga njeriu misterioz,një dorë i shtrëngoi fort krahun.

Ishte ai,mankthi i gjithë këtyre viteve.

-Kur...Kur dole nga burgu?..E pyeti me zërin që i dridhej prej frike.
-Sapo dola,i tha ai.Erdha të mbaroj punën e lënë përgjysmë.
Bëri t'a tërhiqte nga flokët,por ato momente njeriu misterioz ju afrua e i qëlloi me sa fuqi kishte.

-Mos guxo t'a prekësh me dorë,i'a ktheu me zërin që për vëshët e saj filloi të zbehej e zbehej.

......
U përmend disa orë më vonë dhe e gjeti veten në shtratin e një krevati.
Tashmë ato dy sy po e shihnin me aq keqardhje e dashuri sa një drithërimë i pushtoi gjithë trupin.
I lëmoi flokët e i puthi ballin.

-U bë shumë kohë që të shoh e shpesh më është dukur sikur më përndjek,i tha ajo.
Mund të më thuash cili je e cfarë kërkon prej meje?

-Unë jam burri yt...i tha ai,me tonin e zërit a thua se ish vërtetë.
-Po po,ai jam,i'a ktheu me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Nuk të kujtohem aspak?
Ti nuk ke ndryshuar fare,ke po të njëjtët flokë.Po të njejtin shikim të pafajshëm.
Ishin sytë tu që më bënë të të njoh edhe pas kaq vitesh.Pyeta dhe administratorin e pallatit dhe të dhënat përkonin me ty.

Ajo e shihte e habitur dhe më në fund,një detaj e ktheu vite e vite pas...Në fëmijëri.

Ishte ajo shenjë që ai kishte tek balli.Ju kujtua se ajo vetë ja kishte bërë në një zënkë e sipër me të.
Ju kujtua edhe martesa që bënë si një lojë mes miqsh.
Për herë të parë,pas kaq vitesh ndjeu si të ishte në shtëpi.
Filloi të qante me dënesë e me lotët që i rridhnin në faqe,i thirri në emër .
-Albi...Nuk e mendoja se fati do të sillte ndonjëherë tek unë.Jo në këtë qytet kaq të madh.
-Jam këtu, vetëm për ty ,i tha ai.

Nuk je më vetëm...
 
Jam femër.


Jam grua.
E brishtë dhe e thyeshme si gotë kristali.
Jam nënë e fortë dhe e aftë t'i mbledh të gjitha copëzat e të nis e të rinis jetën që cdo natë ëndërroj të kem.

Jam pulëbardhë që fluturimthi e dërgoj veten atje ku dua të jem.
Në lirinë time të përjetshme.

Jam lule aromë ndjellëse
E ndonjëherë gjemb .

Jam lot, mungesë,mall.
Forcë,krenari,prehje.
Jam shpresë,dëshirë,dashuri.
Jam femër!
 
Ka netë

Ka netë pa gjumë.
Netë të mbushura tym e pikturuar hi cigareje.
Të tilla netë, monotone ku mike më bëhet vetmia.
Ka netë ku shpirtin marr ndër duar e i jap formë,formën e dashurisë.
Ka netë...Ah të tilla netë ku hëna merr imazhin tënd.
E unë flas e flas pafund.

Pastaj ka netë ku kaosi hesht
E mendja më vë në lojë.
Qaj...Qesh...Këndoj...Hidhërohem.
Në tiktaket e orës mbes.
E unë pres...Vazhdoj të pres.
Një shpresë...një ëndërr...një dashuri...
 
Kur malli të t'marrë
E mungesën time ndjen,
Merr frymë thellë i dashur
Në këtë fllad më gjen.

Kur malli të t'marrë
E zërin s'ma dëgjon
Ec bregut të detit
E mua të kujton.

Kur malli të t'marrë
E netët i ngrys vetmuar .
Kujtomë tek sheh të digjet
Atë cigare përgjysmuar

Kur malli të t'marrë
E nuk e shuan dot.
Më gjen duke të pritur
Në vendin larë me lot.
 
Ti ske pse t'a dish

Ti ske pse t'a dish
Atë që brenda shpirtit struket
Si flutur e brishtë
Të dalë në fluturim tutet.

Ti ske pse t'a dish
Si rreh zemra ime
Mëngjeset e mbrëmjet
kur të takoj në mendime.

Ti ske pse t'a dish
Zjarrin që djeg
Frymëmarrjet e shpeshta
E lotin që vret.

Ti ske nga ta dish
Dashurinë që për ty ndjej
Se netëve të pagjuma
Tek hëna strehim gjej.

Jo,ti ske nga t'a dish
Rëndësinë që ke në mua
Edhe pse e vetme
Më mjafton të të dua.
 
Më mori malli për ty sot.
Po çne sot?
Në fakt cdo ditë e më tepër ndjej një të atillë mall sa më vjen të të nxjerr prej ëndrrash e të përqafoj fort.

Po,sot vërtetë ndjeva mall.Ndoshta sepse jemi prag vjeshte e unë vjeshtës i kam vënë emrin tënd.
Ti nuk e di po unë vjeshtën e dashuroj po aq fort sa dhe ty.

Sot ndjeva mall për ty.Aq sa të shihja pasqyruar në çdo cep të rrugës.Shëmbëlltyrë në cdo fytyrë njerëzish.

Sot ndjeva mall për ty,më shumë se dje,e me gjasë më pak se
nesër.
 
Vjeshtës i vura emrin tënd

Vjeshtës i vura emrin tënd
E lotët e mi me shiun bëra njësh.
Me zemër në dorë në të njejtin vend
Të prita dhe sot ti të më gjesh.

Sa vjeshta kaluan
Asfalte gjetherënash shtruar
Sa thinja u shtuan
Nga përqafime dashurish munguar.

Edhe kësaj vjeshte
I vura tëndin emër
Se ashtu si vjeshtën
edhe ty të mbaj në zemër
 
E dimë

Ti e di
Vjen tek unë sa herë sytë i mbyll.
Si një mirazh në shkretëtirë.
Shpresë e ëndrrave të pa jetuara.

Ti e di e buzëqesh.
Në muzg shndërrohesh nën dritën e kësaj hëne.
E unë marrosem në pangopësinë e përjetësisë që kaq shumë e pres.

Unë e di se largësia bëhet urë mes nesh.
Sa shumë letra të pa shkruara,sa shumë fjalë të pa thëna...Sa shumë ndjenja të pa jetuara.

Ne e dimë.
Kur vjen puna tek dashuria
Egoja zvogëlohet e zemrat bëhen njësh.


Ti vjen...
Unë vij...
Atje ku gjithmonë na ka bashkuar malli.
Atje ku largësia ka dorëzuar letrat.
Atje ku kemi fshehur kujtimet...
Sa e bukur , me kohen do ti lexoj te gjitha
Por siç ndodh me vargjet e poetëve të mëdhenj të të gjith kohërave ku marim dhe ja dedikojm dikujt, unë këtë ja dedikoj @WxP
 
Më kujton ty
Kjo natë e freskët pranverore.
E flladi përzier aromë lulesh portokalli,
aromën tënde më sjell ndërmend.
E ndjej si ndez në zemër malli
Si zgjohet ky shpirti im bohem.

Më vjen të flas për sytë e t'u
Si xixëllonin dashuri
Të tuat buzë sa herë i puthja
Në të miat ndjeja ëmbëlsi.

Më vjen të flas për kohën e shkuar.
Netët e pagjuma kur bënim dashuri.
Atëherë kur shpesh na bashkohej dhe hëna.
E trupat tanë bëheshin nji.

Më vjen të flas për ty
Në në cdo kohë e zgjedhuar folje
Qofsh e shkuar apo e ardhme.
Për mua mbetesh
gjithmonë tani.
Live
20241014_181124.jpg20241013_181830.jpg


P.s. shkruan shume bukur e plot ndjenje Ana 👏👏🌹
 
Vjeshtës i vura emrin tënd

Vjeshtës i vura emrin tënd
E lotët e mi me shiun bëra njësh.
Me zemër në dorë në të njejtin vend
Të prita dhe sot ti të më gjesh.

Sa vjeshta kaluan
Asfalte gjetherënash shtruar
Sa thinja u shtuan
Nga përqafime dashurish munguar.

Edhe kësaj vjeshte
I vura tëndin emër
Se ashtu si vjeshtën
edhe ty të mbaj në zemër
Po thuaje ate dreq emri , se e plase @Ivy
 
Ti ske pse t'a dish

Ti ske pse t'a dish
Atë që brenda shpirtit struket
Si flutur e brishtë
Të dalë në fluturim tutet.

Ti ske pse t'a dish
Si rreh zemra ime
Mëngjeset e mbrëmjet
kur të takoj në mendime.

Ti ske pse t'a dish
Zjarrin që djeg
Frymëmarrjet e shpeshta
E lotin që vret.

Ti ske nga ta dish
Dashurinë që për ty ndjej
Se netëve të pagjuma
Tek hëna strehim gjej.

Jo,ti ske nga t'a dish
Rëndësinë që ke në mua
Edhe pse e vetme
Më mjafton të të dua.
Se di pse por smerka kur i jap ♥️
 
Ti ske pse t'a dish

Ti ske pse t'a dish
Atë që brenda shpirtit struket
Si flutur e brishtë
Të dalë në fluturim tutet.

Ti ske pse t'a dish
Si rreh zemra ime
Mëngjeset e mbrëmjet
kur të takoj në mendime.

Ti ske pse t'a dish
Zjarrin që djeg
Frymëmarrjet e shpeshta
E lotin që vret.

Ti ske nga ta dish
Dashurinë që për ty ndjej
Se netëve të pagjuma
Tek hëna strehim gjej.

Jo,ti ske nga t'a dish
Rëndësinë që ke në mua
Edhe pse e vetme
Më mjafton të të dua.
E ke qa moj Anna dhe këtë
E bëj pakëz dhe timen ♥️
 
Back
Top