Shoku_vjeter
Anëtar i Nderuar
Dizajni i Hydrofloors është në thelb një dysheme qeramike e personalizuar e mbivendosur në një rrjet metalik. Kur rrjeti ulet, uji “rrjedh” nga poshtë dhe mbush hapësirën e krijuar. Dyshemeja mund të vendoset në nivele të caktuara thellësie. Kjo është një mundësi e mirë për fëmijët duke i lejuar atyre të kënaqen pa rrezikshmërine që krijon një pishinë tipike. Gjithashtu transformimi bën të mundur që pishina të përdoret si një ambjent i madh në shtëpi për festa apo darka.
Duke qënë se pishinat harxhojnë shumë energji, dyshemeja funksionon edhe si një mbulese pishine – eliminon energjinë e humbur nga avullimi dhe shton izolimin termik të pishinës gjate kohës që ajo nuk perdoret. Mundësia ekziston që sistemi energjik i pishinës të lidhet me panele diellore
Për sa i përket çmimit duhet kontaktuar hydrofloors për një preventiv – por jam i sigurtë se mund të jetë e jona për 2-3 apartamente në një zonë të mirë të Tiranës. Hydrofloors gjithashtu ofron dy produkte të tjera interesante: ndarëse dhe mbulesa mekanike për pishina.
Nga P.ark
aleksus.