Piramidat e humbura egjiptiane gjenden me ndihmë të Google Earth

Tuana

Nada é por acaso!
Arkeologët në Egjipt, me ndihmë të Google Earth kanë gjetur dy lokacione në të cilat është e mundur të gjenden piramida komplekse të mbuluara me rërë, transmeton sajti “Archaeology News Network”.

Rrafshina trekëndëshe dhe katër kodra të vogla të formës piramidale që njihet si lokacioni 1 gjendet 19 kilometra larg qytetit Abu Sidum,

Kodriante mëdha janë të gjëra 76 metra, e të voglat rreth 30.

Lokacioni dy afër oazës Fajum dhe ka një kodrinë në formë piramidale të gjerë 45 metra dhe tri kodra më të vogla të vendosura në formë diagonale, ngjashëm si piramidat në rrafshinën e Gizës.

Këto piramida potenciale i ka zbuluar dhe i ka dokumentuar Angela Michol nga Karolian Veriore e cila tash e dhjetë vjet udhëheq studimet satelitore me anë të Google Earth-it.

Sipas fjalëve të saj, egjiptologu dhe eksperti për piramida Nabil Selim ka konfirmuar se këto lokacione deri më tash nuk ishin hulumtuar

Ajo këto foto ia ka dërguar egjiptologëve për studim të mëtejshëm

Fotot flasin vetë por është i domosdoshëm hulumtimi në vend për t’u konfirmuar se vërtet bëhet fjalë për piramidat dhe për të mësuar më shumë për to. Me ndihmën e xhirimeve infra të kuqe do të shohim më shumë detaj, ka thënë Michol.

Këto janë vetëm disa nga lokalitetet e mundshme arkeologjike që i ka dokumentuar Michol e që presin të studiohen./koha/

f1_14piramida-jpg1344929681.jpg
 
Titulli: Piramidat e humbura egjiptiane gjenden me ndihmë të Google Earth

E bukur kjo ndihma.
 
Titulli: Piramidat e humbura egjiptiane gjenden me ndihmë të Google Earth

Sa mire tani duhet vetem ti bejn disa rregullime.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top