Pilotja shqiptare në Dubai: Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së aviacionit në Shqipëri.

  • Hapësi i temës Hapësi i temës D.
  • Start date Start date

D.

.
4D87AD5D-AF06-41AD-A5A6-211C8298F6E7.jpeg



Historitë e suksesit të të rinjve shqiptarë jashtë kufijvë nuk kanë të ndalur!

Xhesina Xhika, është një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. Në një lidhje “Skype” në “Shqipëria Live” , 25-vjeçarja ka treguar se punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj kohe i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi.

“Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion. Është i kushtueshëm.

Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”.

Ajo ka treguar se ëndrra e saj më e madhe është hapja e një shkolle aviacioni në Shqipëri.

“Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”.

ekskluzive.al
 
Urime e suksese të mëtutjeshme.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Urime Elbasanses !
Une ne te ardhmen dua te krijoj dy ekipe futbolli , Fv.Fc & Fv.Fc Woman .
@Desa do behesh trainere e femrave ? ?
 
Si fillim bravo i qofte qe shqiptaret po gjejn mundesine jasht vendit qe ta shfaqin talentet apo te vendosin te funksion profesionin e tyre me se miri por si fillim ushtro mjaftushem profesionin masanej hap shkollen . Keshtuqe me perpjekje dhe deshire do arrije cdo gje e jo vetem kjo per cdokush .
 
Urime Elbasanses !
Une ne te ardhmen dua te krijoj dy ekipe futbolli , Fv.Fc & Fv.Fc Woman .
@Desa do behesh trainere e femrave ? ?
Po pranuan një trainere jo profesioniste ?

Tema
Vërtetë është një ndjesi e përzier me krenari. Kush thot se ne shqiptarët nuk i gëzohemi suksesit të të tjerëve?
 
Jo vetem vajze me ambicie por dhe rrezelluese ne fytyre :)
 
Edhe thuaj mire ben qe ngulmon tani sa eshte e re per endrrat e saj se po kaloi 40-at ahaaa e pat ajo pune, laj shplaj e fluturo me enet e kuzhines se ske ç’ben me.
Ow.. foli ky 40 vjecari :P

40 moshe ideale me arrit majen.
 
Hiqe gjysme dekade hiqe ?
Pastaj une jam 18 se naten se quaj, eshte e çuar dem ?
qenke si puna ime ti. dhe une 18 kam ngel. vitet jashte shqiperie nuk i numeroj :D
 
Xhesikes ti japim nje Mig-19 nga ata 2/3 qe punojne akoma(thone) se nje Mig-21 qe kemi e ruajme si syte e ballit mos na i vjedhin teknologjine se i kane vene radarin ne Rumani🤫
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top