Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Kresha

A pretty face can never trick me
Shkruan: Ajni Sinani

Po qe se të krishterët do të pranonin pikëpamjen kur'anore për Jezusin dhe Muhammedin a.s., duke e zbritur Jezusin nga ajo që nuk ishte (Zot apo bir Zoti) dhe duke e ngritur Muhammedin a.s. në atë që ishte (pejgamber i fundit i Zotit), do të eliminoheshin mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe të krishterëve.

Nga 4 deri më 6 nëntor 2008, në Romë, është mbajtur Seminari i parë "Dashuri për Zotin, dashuri për fqinjin"[1] , organizuar nga Forumi Katoliko-Musliman, i themeluar nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe nga përfaqësuesit muslimanë, pas Letrës së hapur: "Një fjalë e përbashkët ndërmjet Nesh e Jush" të 13 tetor të vitit 2007, me rastin e Fitër Bajramit, që i kishin drejtuar 138 personalitete muslimane Papës Benedikti XVI dhe krerëve të tjerë të Kishës e Bashkësive të krishtera. [2]

Dita e parë e Seminarit i është kushtuar bazave teologjike dhe shpirtërore, dita e dytë "dinjitetit të njeriut dhe respektit të ndërsjellë". Ditën e tretë është zhvilluar një sesion publik në Universitetin Papnor Gregorian, gjatë të cilit është bërë e njohur një Deklaratë Përfundimtare ku disa prej temave kryesore të saj ishin: vlera e jetës, impenjimi kundër terrorizmit dhe respekti për pakicat, angazhimi për një sistem financiar etik që do të kishte parasysh gjendjen e të varfërve e të nevojtarëve.

Sipas disa burimeve të Forumit Katoliko-Musliman, sikurse bën me dije Islamonline, gjatë seminarit ka pasur mospajtime sa i përket mënyrës më të mirë të afrimit te Krijuesi. Kardinali Luis Fransisko, njëri prej delegacionit të krishterë kishte thënë se njerëzimi nuk mund t'i ofrohet Zotit veçse përmes Jezusit. Kjo kishte bërë që të kishte një kundërpërgjigje të zemëruar nga njëri prej delegacionit musliman, Sejid Husejn Nasr, që kishte thënë se "një thënie e tillë i përjashton jokrishterët nga afrimi te Zoti gjë që është e palogjikshme dhe e papranueshme" . Ai kishte theksuar me ngulm se "çështja e afrimit tek Zoti ka të bëjë me "specificitetin e çdo feje". Polemika mes dy delegacioneve ishte kaluar duke kërkuar pikat e përbashkëta. [3] Gjatë Seminarit fjalimet janë përqendruarnë rrafshin e etikës dhe atë shpirtëror, por akoma nuk ka një dialog teologjik mes muslimanëve e katolikëve. [4]

Megjithëse ka qëndrime mospërputhëse mes dy palëve, takimet e këtilla mund të shërbejnë si katalizator për një mirëkuptim mes muslimanëve dhe të krishterëve. Në vend që të sulmohet Islami apo që muslimanët të shihen me dyshim, më mirë është që të krishterët të punojnë së bashku me muslimanët për ruajtjen e familjes, e dinjitetit njerëzor, e drejtësisë shoqërore, për ruajtjen e ambientit, për luftimin e varfërisë, të punojnë së bashku kundër laicizmit militant që shkakton diskriminimin e besimtarëve, kundër përdorimit të dhunës në emër të fesë si në Bosnjë, Kosovë, Kashmir, Palestinë, Filipine e gjetkë.

Islami, që nga fillimi i tij, është parë nga të krishterët si një herezi, kurse muslimanët janë konsideruar të pafe. Gjatë thuajse një mileniumi e gjysmë ka pasur shkrime të panumërta të njëanshme dhe të pasakta rreth botës arabo-islame ku Islami portretizohet si fe e dhunës [5] dhe mostolerancës. Për shekuj me radhë, ai është trajtuar nga Perëndimi me gjuhë urrejtëse dhe pa respekt. Papa Urbani II, që thirri Kryqëzatat më 1905, i përshkruan muslimanët si "Popull i paperëndi, idhujtarë, armiq të Krishtit, kashtë e caktuar për zjarrin e përjetshëm, etj". Sulmet dhe akuzat, në vazhdimësi, nuk kanë reshtur. Me kalimin e kohës shpifjet janë modifikuar, por asnjëherë nga bota e krishtere nuk kemi pasur një qasje objektive ndaj Islamit me qëllim të kuptimit të vërtetës rreth tij. Për pasojë, Islami njihet më shumë për atë çfarë nuk është.

Fyerja dhe nxirja e vazhdueshme e Islamit, në ditët tona, është bërë mision dhe pjesë e pandashme e aktivitetit të disa grupeve të politikës dhe të mediave vizive dhe të shkruara, që ka për pasojë përshkrimin dhe perceptimin e deformuar të Islamit dhe shpërfytyrimin e imazhit të tij. Edhe përkundër vlerësimit të pasaktë dhe tendencioz që përshkohet me të pavërteta, si rrjedhim i paragjykimeve, dhe për shkak se Islami qe i vetmi që mori gjithë ato toka dhe përfitoi zemrat e miliona e miliona të krishterëve, mund të konkludojmë se që nga viti 1965 kemi një përvijim pak më ndryshe në qëndrimin e Kishës ndaj Islamit.

Kështu, Këshilli i dytë i Vatikanit, nën Papën Pali VI, në pjesën e tretë të dokumentit "Nostra Aetate" [6] , bën një vlerësim më të saktë nga ato më të hershmet duke u fokusuar në disa pika kontaktuese mes të krishterëve dhe muslimanëve: "Ata (muslimanët) adhurojnë Zotin e vetëm të Abrahamit; megjithëse nuk e pranojnë Jezusin si Zot, por e nderojnë si profet, duke e nderuar edhe të ëmën e tij, Marinë. اmojnë jetën morale dhe adhurojnë Zotin mbi të gjitha me lutje, lëmoshë dhe agjërim." [7]

Islami e pranon Jezusin/Isain për të dërguar dhe lajmëtar të Zotit. Edhe të ëmën e tij, Marinë/Merjemen Kur'ani fisnik e konsideron ndër gratë më të ndershme që njeh historia, madje një kaptinë kur'anore ka emrin e saj. Muslimanët respektojnë dinjitetin dhe autoritetin e këtyre dy personaliteteve dhe çfarëdo bindje tjetër ndaj tyre e vë në pikëpyetje besimin e secilit musliman.

Ndonëse muslimanët besojnë se Bibla është ndryshuar dhe se Pali i ka shtrembëruar mësimet e Jezusit/Isait, duke i zëvendësuar me mësimet e tij, megjithatë ata konsiderojnë se Krishterizmi ka zanafillë hyjnore. Pra ka një njohje dhe pranim të krishterizmit nga ana e Islamit. Prandaj, duke pasur parasysh qëndrimin e muslimanëve ndaj Krishterizmit, si kundërpërgjigje duhet të kërkojmë që edhe pala e krishtere të dëgjojë argumentet e muslimanëve dhe të punohet që ta pranojë Islamin si fe me burim hyjnor. Prej kundërthënieve të Vatikanit është se ai ka vendosur "t'i pranojë muslimanët me respekt", mirëpo me kujdes i është shmangur çfarëdo reference në lidhje me Kur'anin e shenjtë dhe Muhammedin a.s., sikur të mos ekzistonin fare. [8]

Sekretari i Vatikanit, në vitin 1967, u bëri thirrje të krishterëve që t'u shprehnin urimet e tyre muslimanëve me rastin e agjërimit të ramazanit. Në prill të vitit 1974, Kardinali Pignedol, kryetar i sekretariatit të Vatikanit për jokrishterët, i bëri një vizitë zyrtare mbretit Fejsal të Arabisë Saudite. Në tetor 1974, Papa priti zyrtarisht në Vatikan një grup dijetarësh nga Arabia Saudite që morën pjesë në një seminar ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve lidhur me "Të drejtat kulturore të njeriut në Islam". [9] Ata i priti edhe Këshilli Ekumenik i Kishave në Gjenovë dhe Monsinjor Elchinger, ipeshkvi i Strazburgut. Ai i ftoi dijetarët muslimanë që të falnin namazin e drekës në Katedralen e tij. [10]

Me enciklikën (qarkoren) papale "Redemptor Hominis" të vitit 1979, janë arritur disa ndryshime në qëndrimet e Kishës dhe tashmë nuk flitet se jashtë Kishës nuk ka shpëtim (extra ecclesiam nulla salus). Me këtë, Kisha ka hequr dorë nga eksluziviteti mijëravjeçar i saj. Por, megjithatë, kjo doktrinë është zëvendësuar me qëndrimin se: "nuk ka shpëtim jashtë krishterizmit" . Ky qëndrim manifestohet përmes inkluzivizmit (përfshirjes) krishterë, sikurse është shkruar në paragrafin 14 të enciklikës papale "Redemptor Hominis", ku thuhet: "Njeriu, çdo njeri pa përjashtim, është i shpëtuar nga Krishti. Krishti është i ndërlidhur me çdo njeri, madje edhe atëherë kur njeriu nuk e di". [11]

Sipas një bindjeje të këtillë teologjike, muslimanët janë - sikurse deklaron Renher [12] - "të krishterë anonimë". Në këtë frymë mund të lexohet edhe ligjërata e ish-presidentit Alfred Mojsiu se tek çdo shqiptar po të gërmosh pak do të zbulosh thelbin e tij të krishterë.

Ndërkaq, sipas Islamit Jezusi/Isai (paqja e Zotit qoftë mbi të) nuk konsiderohet musliman "anonim" por musliman i vërtetë, d.m.th "i dorëzuar plotësisht Allahut" sikurse edhe të gjithë pejgamberët e tjerë. Madje jo vetëm Jezusi por të gjithë lindin në Islam, por prindërit e tyre mund t'i largojnë nga natyra e tyre origjinale:

"اdo foshnje lind me natyrë të pastër (fitreh), pastaj prindërit e tyre e hebraizojnë, e kristianizojnë apo e bëjnë adhurues të zjarrit." (hadhith).

Derisa Kisha Katolike t'i përmbahet parimit jashtë Kishës nuk ka të dërguar (extra ecclesian nullus propheta), duket e pashpresë mundësia që Islami të shihet si rrugë e shpëtimit dhe Muhammedi a.s. si i dërguar i Zotit. Megjithatë, përmes dialogut ndërfetar muslimanët duhet të kërkojnë të drejtën e tyre për zhdukjen e paragjykimeve nga ana e të krishterëve dhe korrigjimin e imazhit të shtrembëruar të Islamit përmes vlerësimit real. Kjo sepse nuk është i vogël numri i jomuslimanëve që janë të prirë për ta sulmuar madje edhe për ta demonizuar Islamin.Muslimanët nga Spanja deri në Kinë kanë bashkekzistuar me komunitete të besimeve të ndryshme.

Për një të kuptuar të drejtë të Islamit që do të mbështetej në fakte e argumente dhe jo në mite, shpifje e gënjeshtra, kërkohet që vetë muslimanët të japin kontributin e tyre. Në vend që të krishterët të vazhdojnë të flasin keq të shtyrë nga padija apo keqkuptimi, gjë që është tabani i pjesës më të madhe të armiqësisë dhe vullnetit të sëmurë, Kisha duhet të rivlerësojë qëndrimin e saj ndaj Islamit. [13] Me keqardhje konstatojmë se Kisha vazhdon të jetë rob i shpifjeve dhe të pavërtetave kundër Kur'anit dhe Muhammmedit a.s. që i ka lansuar vetë gjatë shekujve. Ajo nuk e ka njohur origjinalitetin dhe të vërtetën hyjnore të Islamit. Rileximi i Islamit nga ana e të krishterëve duhet të kryhet, në mënyrë që e vërteta të ngadhënjejë mbi të pavërtetën dhe argumenti mbi paragjykimin.

Sot ka shumë të krishterë që besojnë se Islami nuk është besim i pavërtetë dhe se Muhammedi a.s. nuk ishte njeri intrigues dhe, ndonëse nuk arrijnë të kuptojnë se Islami është mesazhi i fundit hyjnor për njerëzimin, megjithatë, gjithnjë e më shumë, janë më objektivë në vlerësimet e tyre. Fatmirësisht, një pjesë jo e papërfillshme e të krishterëve, që është në rritje gjithnjë e më shumë, po arrin të kuptojë dhe të pranojë se vërtet Kur'ani është libër i Zotit dhe se Muhammedi a.s. është i dërguar i Tij dhe çdo ditë po e pranojnë Islamin. Andaj, përpjekjet e muslimanëve duhet të fokusohen tek kjo kategori njerëzish dhe të punojnë për faktorizimin e tyre.

[1] Shih fjalimin e dr. Mustafa Ceric në takim me Papën: http://www.rijaset. ba/index. php?option= com_content&view=article&id=5304:govor- reisu-l-uleme- na-susretu- s-papom&catid=254:mina- vijesti-kat&Itemid=185 ; Dhe fjalimin e Sejjid Hossein Nasrit: http://www.zeriisla m.com/2008/ NE-DHE-JU. html
[2] Papa kishte autorizuar që me këtë të merrej kardinali Zhan Lui Turan, kryetari i Këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar. Përgjigjen e kishte dhënë më 19 nëntor 2007. Temat ishin zgjedhur gjatë një mbledhjeje që ishte mbajtur në mars të vitit 2008 ndërmjet një delegacioni të 138- ve dhe Këshillit Papnor për Dailogun Ndërfetar. Shih: http://www.radiovat icana.org/ alb/Articolo. asp?c=242292
[3] http://www.islamonl ine.net/servlet/ Satellite? c=ArticleA_ C&cid=1225697920459&pagename=Zone- Arabic-News% 2FNWALayout
[4] Kardinali Zhan Lui Turan, për një gazetë të përditshme katolike në Francë, 26 tetor ( d.m.th. trembëdhjetë ditë pasi ishte dërguar "Letra e hapur" nga dijetarët muslimanë), kishte thënë: "Sinqerisht, të bëhet dialog i vërtetë me muslimanët është çështje e rëndë, sepse ata Kur'anin e besojnë se është fjalë e Zotit, madje, çdo shkronjë të tij. Muslimanët nuk pranojnë që përmes thellimit të polemizohet rreth Kur'anit, sepse besojnë se ai është shkruar me diktim nga Allahu. Sipas këtij komenti as që kemi mundësi të polemizojmë rreth çështjeve të besimit". Shih: Prof. Dr. Xha'fer Shejh Idris, Papa refuzon parimin e dialogut me myslimanë: http://www.albislam .com/aktuale/ aktuale.asp? NrArtikull= 349
[5] Chrisitan H. Hofmann, I shtrirë nga të gjitha anët, ASR-Tetovë, 2003, f. 77.
[6] Nostra aetate (nga lat.koha jonë) është një shpallje e një prej dokumenteve të Këshillit të dytë i Vatikanit të Kishës Katolike Romake. Kjo deklaratë (qartësim) u miratua nga 2.221 peshkopë (dhe 88 kundër) dhe u botua me 28 tetor 1965. Në këtë deklaratë trajtohet mirëkuptimi ndërfetar mes katolicizmit, hebraizmit, islamit dhe besimeve të tjera fetare.
[7] http://sq.wikipedia .org/wiki/ Nostra_aetate# Feja_muslimane
[8] Murat Hofmann, Islami si alternativë, Furkan ISM- Shup, 1421/2000, fq. 50.
[9] Shih: Dijalog Islamskih i Evropskih Ucenjaka, Sarajevo, 1979, f. 69 e tutje.
[10] Dr. Maurice Bucaille, Bibla, Kur'ani dhe shkenca, Gjakovë, pa vit botimi, f. 14.
[11] http://www.newadven t.org/library/ docs_jp02rh. htm
[12] Dr. Murad Hofmann, Islami në mijëvjeçarin e tretë, Furkan ISM- Shkup, 1428/2007, f. 202.
[13] Hassan Hathout, Leximi i mendjes së muslimanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2006, f. 14.
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Ketu ne rradhe te pare flitet per nje problem qe nuk jeni te konsideruar nga kisha katolike per sa i perket javes filozofike,- ky eshte nje problem qe duhet ta zgjidhin teoricentet dhe filozofet e dy palve-. Por nuk flet anje fjale per tolerancen qe tregon kisha per myslimanet qe jetojne ne VENDET katolike, duke u lene te lire besimin e tyre, duke u lene leje per ndertimin e kulteve fetare(xhamija), mesimin dhe kulturen e vendeve te origjines se tyre. Nuk flet per ndalimin absolut te fese katolike ne ne disa vende arabe. Nuk flet per prifterinjet qe priten ne qafe nga elementet ekstrem islam. Nuk flitet per zhdukjen e fshatrave te tere te katolikeve ne vendet ku dominojne myslimanet(Indi,Pakistan etj). Nuk flitet per tolerance te gjerave me elementare. Nuk flitet per myslimanet qe jane bere KATOLIK lol, vetem e kunderta flitet, se kjo i intereson shkruesit :D. Nuk flitet per kercenimet qe u behen ketyre te fundit. Nuk flitet per tolerance te fese myslimane ne mbrendesi te saje,-per kete kemi shembuj plot, ku nje baba vret vajzen e tije se i pelqen VETEM TE VISHET ME VESHJE PERENDIMORE, e gropos ne oborr dhe e ben te humbur.
Shkruesi i keti artikulli te filloje me pare te HAPE themelet pastaj te ndertoje.
Eshte logjike qe nuk perputhemi.
KLM
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Pse nuk shkove ti atje dhe t'flasesh ne vend te tyre atehere ?
Kot flet ketu !
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Isha betuar qe nuk do llafollogjisja ne tema fetare, po ky artikull, i shkruar kaq mire nuk me le rruge tjeter se sa te polemizoj mbi kete ceshtje!

Po filloj te bej nje kronologji dhe dianalogji historike te shkurter se koha nuk premton!

Linden Eva dhe Adami, pastaj Abrahami, pastaj Mojsiu dhe ne vitin 1 lind Krishti!

Deri ketu Bibla dhe Kurani jane dakort me njera tjetren! Paralelisht me Krishtin lindi dhe nje personazh jo me pak i njohur SHEN PALI: krijuesi i Kishes se Krishtere dhe ne te njejten perjudhe linden dhe Ungjillat e ndryshem: Origjinale dhe Apokrife!

Deri ne vitin 600 pak a shume njerezit jetuan midis paganizmit, judaizmit, krishterimit dhe formave te tjera fetare!

Pastaj lindi Muhameti (po kerkoj per nje epigaf te tijin te vitit 600 po nuk po e gjej kerkund) i cili, duke qene tregetar po ashtu si Shen Pali, u njoh me kultura te ndryshme nga te cilat u influencua shume dhe hodhi poshte 600 vjet histori, bashke me te dhe gjithe Beselidhjen e Re!

Kush genjen me shume Kisha apo Xhamia?
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Pse nuk shkove ti atje dhe t'flasesh ne vend te tyre atehere ?
Kot flet ketu !
Me ineteresojne deri diku ceshtjet fetare. Po nuk mund te rrihet ne qetesi kur nje tjeter ta prish ate me gjera jo te sakta.
Behu realit Lover dhe mos u shtyje nga njeanshmerija jote.
Thashe vetem ate qe eshte.

Briciolo. Te jap ne pm nje liber te jetes reale te Muametit, aty mund te gjeshe detaje origjinale te tije.
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Deri ne vitin 600 pak a shume njerezit jetuan midis paganizmit, judaizmit, krishterimit dhe formave te tjera fetare!

Pastaj lindi Muhameti (po kerkoj per nje epigaf te tijin te vitit 600 po nuk po e gjej kerkund) i cili, duke qene tregetar po ashtu si Shen Pali, u njoh me kultura te ndryshme nga te cilat u influencua shume dhe hodhi poshte 600 vjet histori, bashke me te dhe gjithe Beselidhjen e Re!

Muhammedi a.s nuk ka hudh posht asgje pos genjeshtres dhe nuk ka ngrit lart asgje veq te vertetes
tjeter eshte pse dikush se kupton ose me keq nuk e pranon , dhe per mospranimin e sa ka shum faktor qe e shtyjn
ju te gjith besoni se moisiut i erdhi shpallja , isait i erdhi shpallja , abrahamit e te tjereve por Muhammedit jo, se ai ishte tregtar thoni ju dhe ishte bari delesh etj etj
po te gjith ishin diqka dhe su bene pejgamber vet vetiu , po i zgjodhi Zoti si njerezit me te devotshem , si shembuj , dhe po ta studioni jeten e secilit profet normal me fakte e jo me propaganda do bindeni qe ishin njerezit me te mir e me te devotshem qe pati kjo toke mbi vete prandaj Zoti i zgjodhi si shembull per ne
studione ne menyr te thukt jeten e profeteve qofshin edhe te rrjeshme ata dhe do dini ti dalloni te vertetet nga te rrejshmit e mos folni te shtyr nga propaganda antinjerezore
 
Une nuk po them qe Muhametit nuk i erdhi shpallja, une thjesht po them qe Muhametit i erdhi shpallja per te fshire 600 vjet histori!
Jezusit nuk i erdhi shpallja per te fshire dhjaten e vjeter, mojsiut nuk i erdhi shpallja per te fshire abrahamin, ashtu si ketij te fundit nuk i erdhi shpallja per te fshire Adamin dhe Even, po nejse!
 
une shum mir te thash se qka ka fshi muhammedi a.s
historia nuk fshihet o i nderum
nga ajo mund te mesohet ne te ardhmen
Muhammedi kurr nuk ka fol asnje fjal te keqe per moisiun , isun , abrahamin etjert
bile Muhammedi na ka tregu e na ka keshilu si me i dasht ne ata , na ka tregu qe skan qen "Zotera" sikur qe sishte as vet Muhammedi
e sdi ku eshte ketu fshirja e historis , nuk e kuptoj
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Une nuk po them qe Muhametit nuk i erdhi shpallja, une thjesht po them qe Muhametit i erdhi shpallja per te fshire 600 vjet histori!
Jezusit nuk i erdhi shpallja per te fshire dhjaten e vjeter, mojsiut nuk i erdhi shpallja per te fshire abrahamin, ashtu si ketij te fundit nuk i erdhi shpallja per te fshire Adamin dhe Even, po nejse!

Bri, t'gjithe profetet kishin nje mision.

"Te adhurohet NJE ZOT, dhe te mos i behet shoq atij" ! Keshtu vazhduan t'gjithe profetet njeri pas tjetrit. Sa here qe devijonte nje popull nga kjo rruge e drejte, shihej nevoja per t'ardhur nje profet tjeter qe ta vazhdojne misionin e profetit te kaluar. Keshtu vazhdoj zingjiri i profeteve deri me ardhjen e Profetit Muhammed a.s., qe ishte njeherazi edhe vula e te gjithe profeteve. Ne te njejten kohe, ky Profet erdhi qe ta vertetoje ate cfare ishte shpallur para tij, e qe njerezit kishin filluar ta harronin misionin e t'gjithe profeteve qe kane qene para tij. Te gjithe e prisnin nje profet e tille. Edhe vet arabet e injorances (kohes para Kur'anit). Por, ata kishin bindjen se profeti i paralajmeruar do t'jete nga mesi i tyre, i te pasurve. E kur erdhi nga mesi i te varferve, nga ata qe nuk dinin as shkrim e as lexim, pra ishte analfabet, atehere ata nuk e besuan, por e mohuar, deri sa edhe filluan ta thirrnin "POET", perderisa ky nuk dinte as shkrim e as lexim. Ky deri para shpalljes se Kur'anit, quhej nga t'gjithe arabet me emrin "El-EMIN" qe ne shqip dmth "BESNIK" ! Ne momentin qe i erdhi shpallja, e quajten Magjistar, genjeshtar, poet etj etj etj !

Besoj qe isha i kjarte sado pak:)

Ju pershendes
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Deri ne vitin 600 pak a shume njerezit jetuan midis paganizmit, judaizmit, krishterimit dhe formave te tjera fetare!

Pastaj lindi Muhameti (po kerkoj per nje epigaf te tijin te vitit 600 po nuk po e gjej kerkund) i cili, duke qene tregetar po ashtu si Shen Pali, u njoh me kultura te ndryshme nga te cilat u influencua shume dhe hodhi poshte 600 vjet histori, bashke me te dhe gjithe Beselidhjen e Re!

Kush genjen me shume Kisha apo Xhamia?

Jo zoteri fakte te shumta ka edhe ne ungjill ne lidhje me ardhnje e Muhamedit s.a.v.s. , pra nuk ka asnje pike dyhsimi se ai ka qene profet dhe gaboheni shume kur e krahasoni me Palin , dhe fund ju kisha thene se njerezit me keto medyushje te shumta jan shkatrrues te vetvetes , ne nje ane thoni se Kurani eshte perfekt e nderkaq ne anen e veni medyshje Pejgamberin dhe Kuranin .
Nderkaq nese te duhet informacion per jeten e tij mund ta dergoj pa problem .

Pa keqkuptime sinqerisht po ju them nese kjo eshte e vertet atehere keni problem me besimin tuaj .
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Une nuk po them qe Muhametit nuk i erdhi shpallja, une thjesht po them qe Muhametit i erdhi shpallja per te fshire 600 vjet histori!
Jezusit nuk i erdhi shpallja per te fshire dhjaten e vjeter, mojsiut nuk i erdhi shpallja per te fshire abrahamin, ashtu si ketij te fundit nuk i erdhi shpallja per te fshire Adamin dhe Even, po nejse!

Nderkaq ne lidhje em kete teme ku citoni :
Muhamedit nuk i erdhi shpallja per te fshire 600 vjet histori mirepo perkundrazi ai e tregoi gjithe historine e universit , prej Ademit e deri ne fund te njerezimit , nderkaq thenjet dhe haditeht e tij po realizohen dita dites ne lidhje me fundin .
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Shkruan: Ajni Sinani

Po qe se të krishterët do të pranonin pikëpamjen kur'anore për Jezusin dhe Muhammedin a.s., duke e zbritur Jezusin nga ajo që nuk ishte (Zot apo bir Zoti) dhe duke e ngritur Muhammedin a.s. në atë që ishte (pejgamber i fundit i Zotit), do të eliminoheshin mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe të krishterëve.

. [/COLOR][/I]

per kaq behet e gjithe lufta lol
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Shkruan: Ajni Sinani

Po qe se të krishterët do të pranonin pikëpamjen kur'anore për Jezusin dhe Muhammedin a.s., duke e zbritur Jezusin nga ajo që nuk ishte (Zot apo bir Zoti) dhe duke e ngritur Muhammedin a.s. në atë që ishte (pejgamber i fundit i Zotit), do të eliminoheshin mosmarrëveshjet mes muslimanëve dhe të krishterëve.

[/COLOR][/I]

C'fare turpi!!! per kaq behet e gjithe lufta lol
 
C'fare turpi, per kaq behet gjithe kjo lufte lol
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

C'fare turpi!!! per kaq behet e gjithe lufta lol

Nuk eshte aq e thjeshte sa te duket ty ;)
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

Nuk eshte aq e thjeshte sa te duket ty ;)

S'ma lejon llogjika pervecse ta konceptoj ne forme qesharake lol

perndryshe do ofendoheshin me miliona myslimane dhe te krishtere, qe e praktikojne besimin e tyre ne formen e tyre pa prb te tilla mes tyre .......
 
Titulli: Pikat e kontaktit mes muslimanëve dhe të krishterëve

S'ma lejon llogjika pervecse ta konceptoj ne forme qesharake lol

Perdore pak me shume ...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top