Pika me e forte e nje femre.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Femrat kanë nevojë për siguri, mbështetje, përkushtim dhe të mos ndahen kurrë nga partnerët e tyre, të lidhen pas tyre dhe të krijojnë një jetë të lumtur. Ja disa këshilla se si mund t’ia arrini qëllimit.

Sado e zonja të jetë një femër, gjithmonë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e burrit. Sot, më shume se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak vite më parë pyetjes “se për çfarë shërbejnë burrat?”, disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që do të thoshte: “Një Zot e di!”. Sot burri është një xhevahir i çmuar, i cili duhet ruajtur me shume kujdes. Femrat që i lënë vetëm do të gjejnë belanë, ose në të kundërt, do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: “Tabuja e fundit: një grua e vetmuar është më keq se sa me fëmijë.
اdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj”. Kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati: “Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortet pas të 40-ve dhe më shumë se gjysma e të intervistuarave thonë se duan një gjë të vetme prej tyre: sigurinë. Si në moshën 27, ashtu edhe në atë 37-vjeçare, një shok është gjithmonë i nevojshëm.

Sigurisht, do të ishte mirë të zgjidhni një tip të qeshur që t’u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun’ kur të vijë pleqëria. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homo****ual, i cili ‘vdes’ për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Europës ka ende paragjykime”, – thotë psikologu.
Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, apo princin e kaltër, por atë që është pjesërisht i duhuri. “Një grua duhet të dijë të kënaqet. Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që t’ju kënaqë sa herë hap gojën të jeni te bindura se nuk ekziston”, thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: “Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm zgjidhni një partner që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim.

Në fund të fundit meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund t’i trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: “Injorojini sjelljet e tij negative, kur ju, ndërsa lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni: ‘Zemër, do të dalin vetë’, mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë”, shkruan profesoresha.

12.jpg
Por, nëse një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.
Duket një rrugë e gjatë e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, sesa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza me një cigare të ndezur në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Në pjesën më të madhe të rasteve, martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa”, pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të martohet me djalin që dashuron. “Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t’i harrojë vitet ’70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t’i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë.
Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t’u shtuar në kurrikulum”, – shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.
“Një burrë nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera sesa martesa.

Femrat mendojnë se mund t’ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i pandarë”, pohon një drejtuese televizioni.
Sipas profesoreshës, zgjidhja më e mirë për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shume “borgjeze dhe konservatore”: “Duhet t’u kthehemi martesave me shkuesi ato qe kanë dominuar prej shekujsh kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim.
Po në qoftë se nuk e dashuron? Dalëngadalë do të mësohesh ta duash, një fjalë e urtë thotë: ‘Oreksi vjen duke ngrënë’.
/hugwords/
 
Atè tè folurit ... kemi .
 
Der tek perkushtimi mire e kishte,po kjo mos te ndahen kurre cfare ishte?? :p
Ja do lidhemi e do ngjitemi si veduze mbas partnerit ne
 
Uh kjo ironia jote : )
E pse mos te ndahen? Nese nuk gjen me ato qe do tek tjetri/a perse te vazhdosh te jesh i/e lidhur mbas dikujt akoma?
Me kete kishte te bente komenti im me shume.
 
Femrat mendojnë se mund t’ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar.

Ky eshte #FAKT, dhe jo nje mendim, i pelqen apo jo meshkujve, apo kesaj profesoreshes!
 
Edhe shpirti binjak gjehet tek martesat me shkuesi , dhe ne qoftese nuk e dashuron ska gje, ke nje jet te gjithe perpara duke pritur qe ta dashurosh. Nderkohe hani se kshu vjen oreksi .
 
Kjo pike e dobet/forte... vlen per te dyja gjinite, sa do mbare qe te ja dalin vetem ... prape se prape jane ne kerkim te njeri tjetrit, eshte ligj i natyres.
 
Yyyyyyyy sa pikat paskeni ju a ne te shkretit na iku jeta ne kerkim te pikes G :aku:
 
Analize e ngaterruar psikollogjiksht.
Broshur e thate.

Femra duhet te jete sa e pavarur po aq dhe bashkepunuese,ashtu si dhe mashkulli.
Gjerat jane te thjeshta nese ne si komlikojme gjate rruges.
Martohesh sepse e ndjen te kesh nje famile.
Ne te kundert qendro beqar/e dhe ja ku e ke pavarsine,individualizmin dhe lirin ne shkallen qe deshiron.
Familja,lidhja sic ka respektimin e lirise mes tyre ka edhe disa segmente bashkepunuese ku duhet te respektohen nga palet.
 
katalizator!!!
 
Familjen sot mund ta ndertosh edhe pa martese .... nje tjeter tabu e shemtuar, qe dita dites skandalizon shembullin e familjes se shendoshe.
 
Askush s"te detyron ,sidomos ne perendim te martohesh per te pasur nje femije ne kohet tona.

Por mendoj gjithashtu qe 70% e njerzve akoma ,deshirojne qe femija te vije si rrjedhoj e nje martese,kjo jo si fome detyrimi por si dicka qe ua don shpirti.
 
Fjalet dhe lotet.... te tjerat jane aksesore.:)
 
Lotet jane pike e forte vertet,me fjalet eh shpesh e teprojme pak,por nga dashuria (ose mos dija)e kemi me te shumten e rasteve.
 
Kur e merr martesen si shembull ( sic e more ti me lart ) dhe e lidh me femijet... domomsdo qe hyn tek detyrimi, perndryshe nuk quhet shembull i mire.

Ama i bien qe kur kjo martese deshton... ke deshtuar edhe ti si prind, ku realiteti ne k'te rast fakton te kunderten. Kshuqe thelle e thelle, nuk kane lidhje njera me tjetren.
 
E mire se nuk ishte akuze por konstatim...:)
 
Konstantimet.... duhet ti afrohen sa me shume realitetit, e sa me larg mentalitetit/tabuse.
 
Koha te enderrosh ende: sakte e drejtë.......... per gjithqka, pa nguti.
 
Se gjoksi na varet vallai kot tiu genjejme.
Se brrluu brrluu me to beni gjithe diten e dini dhe ju po hajt mo.
 
Pika G.... lol
 
Back
Top