LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Quhet Dmitry Nikolaev dhe është një prezantues rus nga Moska, i cili ka rënë pre e një "grabitje" shumë të rëndë. Burri 30 vjeç, i martuar, kishte shkuar në një sauna për tu çlodhur. Aty ai njohu një femër shumë tërheqëse, dhe pas disa batutash mes tyre shkëmbyen puthje. Njohja mes tyre u pasua në një lokal nate, ku kthyen disa gota. Por diçka shkoi keq dhe Dmitry po ndihej gjithnjë e më i lodhur dhe më i dobët. Kjo situatë sa vinte dhe rëndohej, deri sa Dmitry e zuri gjumi. Por në zgjimin e tij, konfuz dhe i shokuar zbuloi se i kishin prerë organin gjenital në gjumë ose më saktë testikujt e tij, pasi pantallonat i kishte të lara në gjak dhe kishte dhimbje të padurueshme. Ai nuk mban mend shumë, ndërsa dyshohet se në pijen e tij është hedhur drogë gjë që ka bërë të mos ndiejë asgjë. Në spital ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Dyshohet se Nikolaev ka rënë pre e një bande kriminale që shet organe njerëzore në tregun e zi./a.y/noa.al/