Pezullohet moderatori që tha se serbët janë derra

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
f.0425121725936_m.jpg


Suedezi Gert Fylking u pezullua nga puna, pasi në emisionin e tij tha se serbët janë vrasës masivë si Breiviku, derra të mallkuar, psikopatë dhe të retarduar.

Pasi ambasada serbe në Suedi i dërgoi një letër proteste udhëheqësisë së Radio 1, kryeredaktorit dhe grupit medial MTG – që është pronare e radiostacionit – Fylking i ka kërkuar falje “komunitetit serb dhe të gjithë dëgjuesve” për deklaratat që i ka thënë më 17 prill.

“Kam bërë shumë deklarata pamatura dhe të pasakta në programin tim, që ishte provokues për dëgjuesit e origjinës serbe, e edhe për të tjerët. Deklarata u transmetua drejtpërdrejt pa menduar paraprakisht. Menjëherë kam kuptuar se nuk është në rregull, por kur programi emitohet drejtpërdrejtë, nuk ka kthim prapa”, ka thënë Fykling, kërkimi i faljes së të cilit është publikuar në faqen e parë të Radio 1 në internet. Ai ka kërkuar falje edhe në profilin e tij në Facebook.

Fjalimi i tij u transmetua të martën e kaluar, kur në programin e tij ka komentuar gjykimin e Breivikut në Norvegji. Dëgjuesve të tij ai u ka thënë se “serbët janë breivika”.

Në një moment, ai ka dhënë komentet se "bota është plot me të tillë", pas së cilës ndërpritet nga bashkëbiseduesja me konstatimin: “Sidoqoftë, këtë Breivik e kemi zënë”.

“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj. Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking në emisionin e tij treorësh që transmeton çdo ditë të javës.

Ambasadori serb në Suedi, Dusan Crnogorcevic, në notën e tij të protestës ka kërkuar “që të merren të gjitha masat kundër gjuhës së urrejtjes... ndërsa ata që janë përgjegjës të sanksionohen në mënyrën e duhur”.

Sipas tij, këto fjalë nuk janë thënë në afekt dhe se “në mënyrë brutale fyejnë çdo individ, për çka ambasada serbe nuk ka kërkuar falje nga ai”.

Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. ثshtë anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është 61 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë. /Telegrafi/
 
Pe: Pezullohet moderatori që tha se serbët janë derra

Nevertiti,ka njerez qe si pelqen e verteta,ose mundohen ti shmangen...
 
Back
Top