LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Benjamin Schreiber, 66 vjeç, është një person që është dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi kishte goditur deri në vdekje një person në vitin 1996.
66-vjeçari pretendon se dënimi i tij ka përfunduar pasi përpara katër javëve ai pësoi një vdekje klinike, ndonëse ai u mjekua nga mjekët dhe gjendja e tij u normalizua.
Kjo kërkesë e tij u refuzua nga gjykata pasi sipas tyre ky pretendim i tij nuk është bindës dhe se ai nuk ishte i vdekur.
Benjamin në vitin 2015 ishte helmuar për shkak të gurëve në veshka dhe kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në spital, por ai u përmirësua dhe u kthye në burg.
BBC raporton se kërkesa e tij për tu liruar në fillim u refuzua nga një gjykatë e qarkut, ndërsa disa ditë më parë ajo u rrëzua dhe nga gjykata e apelit, e cila tha se dënimi i këtij të burgosuri mbaron vetëm atëherë kur mjekët e shpallin atë të vdekur.
o.j/dita