Peshngritje:Rezultoi me doping, Hysen Pulaku pezullohet deri më 2016

cent

...Lontano
i1g1ma.jpg
Ndëshkimet për peshëngritjen shqiptare nuk rreshtin. Nga dita në ditë mbërrijnë vendimet pezulluese për sportistë të vecantë, teksa më i fundit që mëson “mandatën” 4-vjecare është Hysen Pulaku. Një ditë pasi u mor vesh se peshëngritja shqiptare përjashtohet për një afat të pacaktuar nga cdo aktivitet ndërkombëtar, ka qenë sërish Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, ajo që ka pezulluar Hysen Pulakun deri në vitin 2016. Vendimi i “qeverisë” së këtij sporti në Europë ka mbërritur tashmë në Komitetin Olimpik Shqiptar. Pezullimi i peshëngritësit nga Elbasani ka ardhur pas konstatimit të substancave të ndaluara në trupin e tij një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Londër. Në vendimin e marrë nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes saktësohet edhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh që duhet ta paguajë Federata Shqiptare e Peshëngritjes në mënyrë të menjëhershme për kostot e analizave që vërtetuan pozitivitetin e Pulakut me doping.

Rastet e peshëngritësve shqiptarë me doping
1. Ilir Suli u kap me doping, pas kontrollit të Agjencisë Ndërkombëtare të Antidopingut që bëri në Shqipëri, më 4 prill të këtij viti. Më 29 prill, vetë peshëngritësi e konfirmoi.
2. Festa e Erkand Qerimajt, pasi fitoi titullin e kampionit të Evropës në Antalia në peshën 77kg, zgjati vetëm pak javë. Në testet antidoping, pas këtij kompeticioni, shtangisti rezultoi pozitiv dhe u pezullua 2 vjet nga të gjitha aktivitetet.
3. Hysen Pulaku është peshëngritësi i tretë shqiptarë që rezultoi pozitiv në testin antidoping gjatë këtij viti. Ai iu nënshtrua kontrollit vetëm një ditë pasi kishte mbërritur në Londër.
4. Fetije Kasaj rezultoi pozitive në testin antidoping më 2007-ën.
5. Ilir Kafarani ishte i pari peshëngritës shqiptar që rezultoi me doping. Kjo ndodhi më 2005-ën, kur shtangisti u dënua me masën ekstreme për të mos garuar më përjetësisht në këtë sport. Më pas, në 2007-ën është kapur me doping edhe Isa Bala.

Godelli, një tjetër njollë
Peshëngritësi Daniel Godelli do të qëndrojë 30 ditë në burg. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë e Elbasanit për kampionin e botës për të rinj në peshëngritje. Godelli është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga uniformat blu të Elbasanit para disa ditësh, të cilët kanë gjetur në makinën e tij 2 armë pa leje dhe për pasojë e kanë shoqëruar sportistin për në stacionin e policisë.
/panorama-sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top