Pesë stereotipat e femrave në mendjen e një mashkulli

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0416183351981_m.gif


Kur janë me shoqërinë ose me kolegët e tyre të punës, meshkujt mund ta kategorizojnë çdo femër që e njohin në këto kategori të caktuara.
Vajza e mirë
Kjo është gjithnjë e ëmbël dhe e kujdesshme. Këtë vajzë e duan të gjithë dhe zakonisht nuk fillojnë lidhje me të, për shkak se është një person shumë i mirë dhe shumë e sjellshme. Të gjithëve u pëlqen të shoqërohen me të, por asgjë më shumë.

Femra 'rezervë'
Kjo është njëra nga mikeshat që ata e kanë vetëm për ato raste kur nuk janë duke u parë me dikë tjetër. Ata flirtojnë tërë kohën me të, madje edhe dalin në takim me të nganjëherë, vetëm sa për ta ruajtur kontaktin me të, në mënyrë që ta kenë të gatshme për ato kohë kur mbeten vetëm.

Femra e paarritshme
Kjo është ajo femra e bukur dhe e mrekullueshme, e cila e bën çdonjërin të dridhet. Ajo ka shumë vetëbesim dhe është shumë atraktive. Ajo është ai tip i femrës, së cilës i afrohen vetëm meshkujt e fortë dhe të gjithë të tjerët as nuk i afrohen nga frika e refuzimit.

Femra që mendon se është e bukur
Kjo është ajo që zakonisht bëhet pre e shakave ndërmjet meshkujve. Ajo mendon se është shumë e bukur dhe sillet si një mendjemadhe e papërmirësueshme, duke u bërë pikërisht për këtë shkak pjesë e humorit të tyre, sepse ajo në fakt nuk është aspak e bukur sa mendon.

Femra e përsosur
Asnjë mashkull nuk e di definicionin e një femre të përsosur. Ndoshta për arsye se ai ndryshon te secili prej tyre. Megjithatë, nëse ai është i dashuruar plotësisht në një femër, atëherë ka shumë gjasa që ajo të jetë e përsosura e tij.

/Telegrafi/
 
Titulli: Pesë stereotipat e femrave në mendjen e një mashkulli

Epo mire si keni ju keto klasifikimet kemi dhe ne vec mos ti tregojm se
kushedi c'del pastaj. Lol
 
Titulli: Pesë stereotipat e femrave në mendjen e një mashkulli

Spo di ta vendos veten ktu
 
Titulli: Pesë stereotipat e femrave në mendjen e një mashkulli

didi, si duket shkencetaret i dijne kriteret tuaja dhe s'kane pse te bejne studim te ri!

Kila, gjeje nje kategori dhe futu!
 
Titulli: Pesë stereotipat e femrave në mendjen e një mashkulli

didi, si duket shkencetaret i dijne kriteret tuaja dhe s'kane pse te bejne studim te ri!

Kila, gjeje nje kategori dhe futu!
Ta fus te e para kam frik se me besoni :D
 
Mua per vete me bejne pershtypje femra e cila nuk rri ne qoshe duke prit se cfare i dhurojne tjeret. Femra qe lufton cdo dite per veten them se ja vlen.
 
Qeniet njerezore nuk kategorizohen dhe futen ne kuti. (Cit. Lega Filozofja) lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top