Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pesë shenjat e para që tregojnë se jeni më inteligjentë se të tjerët

649406__original.jpeg

ثshtë e provuar shkencërisht që, ekzistojnë disa njerëz, të cilët edhe pse kanë potencial të konsiderueshëm mendor, nuk e dinë një gjë të tillë, dhe për rrjedhojë nuk e shfrytëzojnë atë.

Ka pesë sinjale të forta që tregojnë se ju jeni më inteligjentë se të tjerët.

Jeni anksiozë

Shumë kërkime kanë treguar se njerëzit që kanë frikë e shqetësohen, janë shpesh më të zgjuar se të tjerët, e në fakt ata dalin më mirë në testet e inteligjencës.

Jeni argëtues

Në një studim të “University of New Mexico” në SHBA, shkencëtarët bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike.

Keni filluar të lexoni herët

Kërkuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci dhe të “King’s College” në Londër, kanë marrë në shqyrtim të dhënat e 2000 çifteve binjake. Rezultati: Binjaku që kishte mësuar të lexonte i pari, më vonë do të shfaqte rezultate më të mira në testet e inteligjencës.

Jeni mëngjarash

Ndërsa të qenët mëngjarash lidhej dikur me kriminalitetin, studimet e fundit e lidhin atë me një lloj mendimi divergjent, një formë e krijimtarisë ku dikush zbulon ide të reja aty për aty. Ndoshta kjo është arsyeja përse mëngjarashët janë shumë të pranishëm në arkitekturë dhe muzikë.

Keni marrë mësime muzike

Një studim i vitit 2004 zbuloi se zhvillimi mendor te gjashtëvjeçarët që kishin marrë nëntë muaj mësime pianoje, kishte një rritje të inteligjencës krahasuar me fëmijët që kishin marrë leksione aktrimi apo nuk kishin marrë mësime. Një studim i vitit 2013 provoi se fëmijët me arritjet më të larta ishin ata që kishin marrë mësime muzike.noa
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back