Interpretimi i ëndrrave është një prej fushave ku ekzistojnë më shumë spekulime, pasi askush nuk ka qenë në gjendje të japë një shpjegim të saktë për arsyen përse ato ekzistojnë apo domethënien që kanë.
Psikoanalisti i famshëm, Sigmund Freud, u përpoq të depërtonte në misterin botës së ëndrrave në fundin e viteve 1800 dhe fillimin e atyre 1900, por shpjegimet e tij ishte pjesërisht shpjeguese.
Në librin e tij, “Interpretimi i ëndrrave”, i vitit 1899, Freud arsyeton se ëndrrat janë dëshira që ndërgjegjia jonë i frenon dhe nuk dëshiron t’i marrë në konsideratë. Me pak fjalë, është shfaqje e dëshirave të ndaluara.
Ndërsa duhet të vijë ende një njeri që të bëjë një shpjegim të qartë të misterit të lidhur me botën e gjumit, një revistë mjekësore klasifikoi sot pesë llojet e ëndrrave që njihen në tërësi.
1. Kondensimi – Quhen kështu ato ëndrra që shfaqin elementë që në jetën reale janë tërësisht të shkëputur. Në këtë tip, elementët e një personazhi mund t’i vishen shumë të tjerëve apo e kundërta.
2. Spostimi – Kështu quhet rasti kur një njeri zëvendësohet nga karakteristika që i përkasin tërësisht një tjetri.
3. Identifikimi – Ky është një rast i rrallë i spostimit, i cili verifikohet atëherë kur ëndërrimtari e sheh veten në vendin e dikujt tjetër dhe humb identitetin e tij në ëndërr.
4. Dramatizimi – Lidhet me transformimin e një ideje apo të një koncepti në imazhe. Për shembull, një kafshë e egërsuar mund të paraqesë në realitet diçka që krijon frikë.
5. Simbolizmi – Verifikohet në ëndrrat ku një element i pranueshëm për ndërgjegjen fsheh një përmbajtje të pakuptueshme. Si rrjedhojë, simboli i parë në ëndërr bëhet objekt i një debati të brendshëm për domethënien e ëndrrës.
T.chanel