Mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ “STOP” u shfaqën pamjet tronditëse të një personi me aftësi të kufizuara mendore, i cili mbahet i lidhur nga familja e tij, me duar dhe këmbë.
Ai ushqehet nga i vëllai*dhe familjarët e tij thonë se ndodhet në këtë gjëndje pasi nuk merr asnjëlloj ndihme nga shteti.
Familja Dakavelli jeton në “4 Rrugët e Shijakut” përbëhet nga 10 anëtarë, 6 djem, 3 vajza dhe kryefamiljari.
Djali më i vogël i kësaj familjeje, Fundim Dakavelli lindi me probleme mendore dhe kur ishte 5 – vjeç, familjarët iu drejtuan instancave përkatëse për të përfituar ndihmën ekonomike dhe statusin e invalidit.
Para 10 vitesh, KMCAP i Durrësit, duke parë gjendjen e rënduar të djalit, i dha statusin e paraplegjikut, një status që e mbajti deri në 2015 – ën. Në këtë kohë, dosja e tij u nis në KMCAP –in Epror dhe nga ky i fundit, u la pa asnjë grup.
Haki Dakavelli – Babai i të sëmurit:*“Gjendja ekonomike zero. Unë marr 135 mijë lekë pension. Me ato mar panolinat, me ato mar kominoshet, me ato ushqej gjithë fëmijët. Asnjëlloj ndihme nuk na kanë dhënë. Fundimi nuk ka folur asnjëherë, që nga lindja e deri më sot, siç e shihni, Fundimi nuk flet. Ai është shumë agresiv dhe kur ndodhet në këtë gjendje prek çdo gjë që mundet. اjerr veten kur e lë me duart zgjidhur, ndaj dhe e mbajmë të lidhur. Edhe me këmbët gjithashtu çirret. Tani, vetëm panoliant i duhen ndërruar 4 herë në ditë, plus kominoshet, që duhen çdo ditë të paktën nga një palë, që janë 12 mijë lekë një palë. Plus ushqimi. Ai nuk ha dot vetë, e ushqen djali. Ia bën përshesh dhe ia jep me lugë. Kur i dhemb diçka nuk tregon.”
Gazetarja: اfarë ju është thënë nga KMCAP –i i Durrësit, Shërbimi Social, nga të gjitha instancat që duhet të merrem me këto raste, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike dhe heqjes së statusit?
Haki Dakavelli – Babai i të sëmurit:*“Bëj ç’të duash s’kemi ç’të bëjmë, nuk i takojnë dhe nuk diskutohet. ثshtë i palëvizshëm. Unë nuk dilja ndonjëherë para komisionit me të, shkoja vetë. ثshtë e pamundur që ta marr dhe ta nxjerr jashtë. Një farë pensioni e do ky, me çfarë t’i ble unë këto.”
Gazetarja: Sa e vështirë është për ju si prind?
Haki Dakavelli – Babai i të sëmurit:*“Sa të duash, po çfarë të bëj. Tani është pak i qetë, por kur fillon të bërtasë nuk durohet”.
Vëllai i tij, Idajeti i qëndron 24 orë në 24 në dispozicion të Fundimit…
Gazetarja: اfarë do të thotë për ju, që tashmë nuk merrni dot as kujdestarinë e Fundimit?
Idajet Dakavelli – Vëllai i të sëmurit: “اfarë do të thotë? E shihni vetë, ku do hash ku do rrish. Unë jam familjar vetë, kam një djalë. Pa rrogë, pa gjë, pa punë, sepse s’mund të punosh pasi rri 24 orë në 24 me të, e imagjinoni vetë, s’të lë as të lëvizësh, as të ikësh, as të shkosh në punë. E do njeriun gjithë ditën, 3 – 4 herë në ditë duhet të ndërrohet, të gjitha gjërat, të mira të këqija i ka aty në vend. Për të ngrënë duhet t’ia japësh me lugë. Nuk e di se çfarë i dhemb ose jo, mjerë ai që e ka.”
Gazetarja: اfarë kërkoni ju nga e gjitha kjo?
Idajet Dakavelli – Vëllai i të sëmurit: “Të kthejnë atë që patëm të paktën, kaq. Kempin që patën sa me kalur, jo tjetër gjë”.
Përveç heqjes së ndihmës ekonomike për këtë shtresë, një tjetër mungesë në Shqipëri janë institucionet përkatëse…
/tvklan.al
*