Pershkruani veten me vargje....

Monique

With or Without u
Une -


Dehuni -Charles Baudelaire


Duhet të jesh i dehur gjithnjë. Kjo është e gjitha; zgjidhje tjetër s’ka. Që të mos ndjesh barrën e tmerrshme të kohës që shpinën ta thyen dhe përtokë të lëshon, duhet te jesh i dehur vazhdimisht.
Me se? Me verë, poezi, a virtyt, a ç’të duash. Vetëm dehu.
Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e pallatit zgjohesh, në barin e gjelbër, ndanë një pusete, në vetminë pikëlluese të dhomës tënde, pija të ka dalë, e dehja të ka lënë, pyet erën, valën, yllin, zogun, orën, çdo gjë që fluturon, çdo gjë që rënkon, çdo gjë që rrotullohet, çdo gjë që këndon, çdo gjë që flet…
pyet ç’orë është; dhe era, vala, ylli, zogu, ora, do të përgjigjet: është koha për t’u dehur! Mos u bëj skllav martir i kohës, dehu, dehu papushim! Me verë, poezi, virtyt, a ç’të duash!
 
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur dhe katosur
po vajtonj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
ku e lam' e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

se ç'e shempnë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës vjosës, anës bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
sakatosur, çarmatosur,
as i gjall', as i varrosur,
pres një shenj' e pres një dritë,
pres me vjet' e pres me ditë,
se ç'u tera, se ç'u mpaka,
se ç'u çora, se ç'u mplaka,
lark prej vatrës dhe prej punës,
anës rinit, anës tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.


dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar' e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!


ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës vjosës, anës bunës.


arratisur, syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
 
Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, Njerëzit!

Ka mësuar se e gjithë bota adhuron të jetojë
mbi majën e malit,
pa e ditur se lumturia e vërtetë
është në ngjitjen e shpatit.
Kam mësuar se
kur i sapolinduri shtrëngon me grushtin e tij të vogël,
për herë të parë, gishtin e babait të tij,
e mban shtrënguar për gjithmonë.
Kam mësuar se një njeri
ka të drejtë ta vështrojë një tjetër
nga lart poshtë vetëm
kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur.
Janë aq shumë gjëra
që kam mundur të mësoj nga ju,
por realisht,
nuk do të më shërbejnë shumë,
sepse kur do të m’i vendosin
brenda asaj valixheje,
palumturisht do të jem duke vdekur.
 
Une qe erdha me endrra. Me kaq shume endrra.
Asgje s'mbetet me. Endrrat nuk humbasin, thjesht kalojne
ne plan te dyte.
Ne plan te dyte dje, sot neser dhe koha kalon.
Une ai qe do te ndryshonte cdo gje. Cdo gje ne asgje.
Une qe kohen do ta mbaja pezull, mos harroja kurre
c'ishte me e rendesishme, dashuria, njerezit, miresia. Une.
I akuzuar se mendoj vetem per vete, egoist une. I akuzuar
se s'kam bere mire, se s'di te dashuroj, se shkaterroj jete njerezish
se jam frikacak, jetoj ne libra une.
Por nuk mund te rresht se luftuari.I lodhuri, dramatiku une.
Nuk do te rresht derisa cdo gje te duket qarte, sic duhet, te dihet se kush jam une.
E verteta ne te vertete une. Por u lodha, s'dua ta pranoj, u lodha une.
Le te akuzojne, le te me urrejne, le te keqkuptojne
e te shpifin. Le te bejne cte duan.
Mendimet e tyre s'me perkasin mua, s'i ndryshoj dot une. Por mua nje dite do te me njohin. Zemren do ta hapin teksa rreh akoma e ngrohte,
do ta copetojne deri ne molekulen e fundit dhe do te qajne, nga drita qe u vret syte, dhe une une une do te vezhgoj, lutem, vezhgoj.
Une me ne fund do te flas pa fjale. Prape nuk do te mburrem une. Mund te perdhosem, kritikohem por me ne fund do te flas une.
Do te bertas. Do te uleras ne qetesi. Zeri im do te kumboje lart.
Asgje e keqe me. Vetem miresi..keshtu them une.
Ju desha te gjitheve, kerkova pak dashuri. Ju desha shume shume shume
egoisti une. Nuk kerkoj me asgje
Dua qe cdo gje te kthehet ne asgje. Ne molekula te vogla si te zemres
qe i merr era tutje, larg.
Me lini te dua. Mos prishni qetesine time. Nuk u jap asgje, mos prisni asgje nga une.
Paqe vetem pak paqe. Sa budalla une. Dua per nje moment te harrohem brenda vetes une.
 
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harrim ish ky a s'ish harrim.
 
Sdi me shkrujt kaq bukur sa ju por me fol edhe jua kisha thon nai gjo kshuqr po dal nga tema me keqardhjen me tmolle ?
 
Une qe erdha me endrra. Me kaq shume endrra.
Asgje s'mbetet me. Endrrat nuk humbasin, thjesht kalojne
ne plan te dyte.
Ne plan te dyte dje, sot neser dhe koha kalon.
Une ai qe do te ndryshonte cdo gje. Cdo gje ne asgje.
Une qe kohen do ta mbaja pezull, mos harroja kurre
c'ishte me e rendesishme, dashuria, njerezit, miresia. Une.
I akuzuar se mendoj vetem per vete, egoist une. I akuzuar
se s'kam bere mire, se s'di te dashuroj, se shkaterroj jete njerezish
se jam frikacak, jetoj ne libra une.
Por nuk mund te rresht se luftuari.I lodhuri, dramatiku une.
Nuk do te rresht derisa cdo gje te duket qarte, sic duhet, te dihet se kush jam une.
E verteta ne te vertete une. Por u lodha, s'dua ta pranoj, u lodha une.
Le te akuzojne, le te me urrejne, le te keqkuptojne
e te shpifin. Le te bejne cte duan.
Mendimet e tyre s'me perkasin mua, s'i ndryshoj dot une. Por mua nje dite do te me njohin. Zemren do ta hapin teksa rreh akoma e ngrohte,
do ta copetojne deri ne molekulen e fundit dhe do te qajne, nga drita qe u vret syte, dhe une une une do te vezhgoj, lutem, vezhgoj.
Une me ne fund do te flas pa fjale. Prape nuk do te mburrem une. Mund te perdhosem, kritikohem por me ne fund do te flas une.
Do te bertas. Do te uleras ne qetesi. Zeri im do te kumboje lart.
Asgje e keqe me. Vetem miresi..keshtu them une.
Ju desha te gjitheve, kerkova pak dashuri. Ju desha shume shume shume
egoisti une. Nuk kerkoj me asgje
Dua qe cdo gje te kthehet ne asgje. Ne molekula te vogla si te zemres
qe i merr era tutje, larg.
Me lini te dua. Mos prishni qetesine time. Nuk u jap asgje, mos prisni asgje nga une.
Paqe vetem pak paqe. Sa budalla une. Dua per nje moment te harrohem brenda vetes une.
He mor djal e gjeta veten time ktu :(
 
MALL
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.
Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
 
Kane kaluar shume trena , e une i kam humbur, arrija gjithmone me vonese ....
Kane kaluar shume ore , e une nuk kam arritur ti jetoj plotesisht...
Kam njohur njerez te cileve gabimisht u kam besuar....
Kam kaluar gjera te keqija e genjeshtra qe me kane lenduar...
Kam njohur arrogante , egoiste, mendjemedhenj ...
Kam hasur rruge qe nuk kam mundur t'i pershkoj ....vende qe kam dashur t'i vizitoj...
Kam kaluar nete te pagjuma ...
....por mendoj se nuk kam humbur asgje , me gjithe difektet , gabimet , mposhtjet ...
Kam ende rruge per te pershkuar para meje .
Kam eksperience per te dalluar "trenat" e duhur , mencurine per te mos humbur asnje cast te jetes , per te mos humbur kohe ,
per te njohur njerezit false ,
Kam nje mburoje te pashkaterrueshme , fale goditjeve pas shpine te te pabeseve ...
Por...nuk jam bere asnjehere egoiste , mendjemadhe as arrogante sepse kam fituar pjekurine e duhur per t'i njohur difektet e mia , t'i dua gabimet e mia , t'i pranoj humbjet e mia ...
Me e forte e me e sigurt ne rrugetimin e jetes time...
 
Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
 
Pse duhet gjithmonë

me shkrujt për dashni?

Për dikënd tjetër?

Për ty?

Sot du me shkrujtë për veti

jetën teme

dhimbtë e mia

(jo ato që m’i ka pru dashnia)

E kom kuptu që muj

me konë e lumtun

edhe vet.

Edhe këtu.

Edhe n’hije.

Muj.

Dij.

Du.

Muj m’i kapërcy malet

detet

fushat

besa edhe hijet e t’kalumes.

Muj me investu

n’andrrat e mia

me i bo vetes vend n’botë

e me e kapë veten përqafe

e me ia kallxu venin

kur duhet.

E kom kuptu

që krejt muj m’i bo vetë.

E dij që shumë shpesh edhe

kom me dashtë m’i bo

shumë sene vetë.

Po kjo nuk don me thonë

që nëse ti ma zgjat dorën

n’momentin e duhun

nuk ta jepi temen.

Dorën ta jepi.

Buzën ta puthi.

Derën ta çeli.

Po nevojën s’ta kom.

E kjo e bon dallimin krejt.
 
“Për gratë e vështira për t’u dashuruar”

Ti je një kalë i vetmuar në kalërim
që ai përpiqet të të shtrojë,
të krahason me një autostradë të pakalueshme,
me një shtëpi në flakë.

Të thotë që ti po e verbon,
që ai nuk do mundet kurrë të të lërë,
të të harrojë,
që të dëshiron mbi gjithçka në botë,
që ti e bën t’i vijë mendja rrotull,
që je e papërballueshme.

Çdo grua që para teje ka qenë dhe do të vijë
është e përmbytur në emrin tënd.
Ti ia mbush gojën
Dhëmbët i dhembin nga kujtimi i shijes tënde
Trupi i zgjatet si një hije e gjatë duke kërkuar trupin tënd.

Por ti je gjithmonë kaq e gjallë
në mënyrën e frikshme se si e dëshiron atë,
e paturpshme, e sakrifikuar.
Ai të thotë që asnjë mashkull nuk do të mund të jetë kurrë
si mashkulli që ti ke në mendjen tënde.

Dhe ti u përpoqe të ndryshojë,
apo jo?
E kyçe gojën më shpesh,
U përpoqe të bëheshë më e butë,
më e këndshme,
më pak shpërthyese, më pak syçelur.
Por edhe duke fjetur, ti e ndieje atë,
se si largohej prej teje në ëndrrat e tij.

Pra, çfarë dëshiroje të bëje, e dashur?
T’i këpusje kokën?
Ti nuk mund ta krijosh folezën tënde
brenda trupit të një njeriu tjetër,
besoj që ta kanë mësuar këtë tashmë,
dhe nëse ai do të ikë, lëre të largohet.
Ji e tmerrshme,
dhe e çuditshme, dhe e bukur
një gjëkafshë që jo gjithmonë di si ta dashurojë.

Warsan Shire​

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top