Përsëri viktima civile nga trupat e NATO-së në Afganistan

Kresha

A pretty face can never trick me
Trupat e NATO-së vranë në agimin e ditës së sotme pesë Afganë gjatë një sulmi ndaj një shtëpie në një fshat në krahinën Logar.

Forcat ndërkombëtare thanë se të vrarët ishin “kryengritës”, të cilët kishin hapur zjarr ndaj ushtrisë së tyre gjersa ata po i afroheshin shtëpisë. Por fshatarët në krahinën Logar e thonë të kundërtën.

Dhjetëra protestues të zemëruar dolën në rrugën kryesore për të protestuar gjatë ditës së sotme ndaj këtij sulmi.

“Pse po na vrasin Amerikanët çdo ditë? Ne duam që ata të ndalin këtë ose përndryshe ne do të marrim armët në duart tonë kundër tyre,” tha një prej protestuesve.

Në fillim të kësaj jave një karvan i NATO-së hapi zjarr ndaj një veture në krahinën Khost duke lënë të vrarë katër adoleshentë dhe djem të rinj. Fillimisht nga NATO thanë se dy nga këta ishin kryengritës por pastaj pranuan se ata të gjithë ishin civil. /trt
 
Back
Top