Përse varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

Arfenilla

Themelues i Forumit

256394.jpg



256395.jpg


256396.jpg



256397.jpg


256398.jpg


256402.jpg






Vendi më i shenjë i krishtërimit, kisha "Sepulchre" e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, ruhet nga fy familje myslimane.

Mund të duket pasa e çuditshme, pasi sot në këtë vend mbizotëron devotshmëria, mirëpo historia e njeh si të larë me gjak, për shkak të mosmarrëveshjeve mes klerikëve.

Një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të, thuhet se mbikëqyrja e kishës i'u besua dy familjeve myslimane.
Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për "CNN", Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

"Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë "Sepulchre" ka thënë Joudeh.

Ndërsa, ثajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve.

"Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë, duke iu referuar sekteve të krishtera rivale.
Ne i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë" ka thënë Nuseibeh.

Një javë më parë, për herë të parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake, të njohur si Edicule, e cila gjendet në qendër të kompleksit.

Pas disa orëve të ekzaminimit, studiuesit kanë gjetur gur gëlqeror, që besohet të jete vendi ku Jesu Krishti mund të jete varrosur, transmeton "Klan Kosova".

"Jam i mahnitur. Nuk mund të themi me 100% siguri, megjithatë kemi prova të dukshme që varri nuk ka ndryshuar ndër shekuj, diçka që shkencëtarët dhe studiuesit kanë pyetur për shumë kohë", ka deklaruar arkeologu nga National Geographic, Fredrik Hiebert. /albeu
 
Titulli: Përse varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

Shume interesante. Familje islame rojet e varrit te Jezusit.
ps. Per islamin Jezusi nuk u kruqezua, por erdhi e e mori Allahu. Apo po gaboj.
 
Titulli: Përse varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

Po jezusi s'ka vdekur!
Gjthss le ta ruajne vendin, ca te themi, Lol
 
Titulli: Përse varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

Jezusi ka vdekur ne kryq dhe eshte ringjallur. Per te krishteret.
Per islamin Jezusi nuk u kryqzua dhe as nuk vdiq, por erdhi e e mori ( ...)

Per ju mjafton titulli i temes, pa per hollsira s'hyne pune.
 
Titulli: Përse varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

Tallesh?? Sa shume din ti o Zot. Lum ne
 
Ne fakt varri i vertete i tij eshte ne Kashmir, tek toka e "Mjeshtrave" por dhe i vellai te vet, Tomës i njohur dhe si Binjaku*. Per Tomën e pranon vete kisha qe eshte varrosur ne Indi, por normalisht per Krishtin ska sesi ;)
Roza Bal - Wikipedia kjo per @Lauri
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top