Arfenilla
Themelues i Forumit
Artur Robert Ashe, ka qenë lojtar i famshëm tenisi dhe njihet si legjenda e Wimbledon.Ai ndërroi jetë pasi u sëmur me sida, pas një transfuzioni gjaku.
Para vdekjes, i patën ardhur shumë letra nga simpatizantë nga të katër anët e botës.Në një nga letrat, dërguesi pyeste:”Përse të zgjodhi ty Zoti të vuash nga kjo sëmundje e mallkuar?”
Artur iu përgjigj me një koment domethënës:
”Nga e gjithë popullsia e botës, 500 milionë fëmijë i kanë hyrë lojës së tenisit.
Prej tyre, 50 milionë i kanë mësuar rregullat e lojës.
Nga këta pesëdhjetë milionë, vetëm pesë milionë ia arritën të luajnë tenis.
Prej tyre, pesëdhjetë mijë arritën të luajnë tenis profesional.
Vetëm pesë mijë e tyre arritën të luajnë në kampionatin Grand Slam të tenisit në Francë. Ishte pesëdhjetë lojtarë ata që mundën të marrin pjesë në kampionatin Wimbeldon në Britani. Vetëm dy prej tyre arritën në finale dhe prej tyre, vetëm njëri e fitoi kupën. Në fakt, isha unë fituesi i asaj kupe.
Kur mora kupën në duar dhe e ngrita lart plot gëzim,
nuk e pyeta Zotin asohere: Përse unë o Zot?!”lajmi.