Përse truri të detyron të harrosh?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Përse truri të detyron të harrosh?


Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur vetëm një ditë më parë.

Përse truri të detyron të harrosh?

Faktor i kundërt po njësoj i rëndësishëm në procesin e të kujtuarit është procesi i harresës. Do të ishte jo vetëm e mërzitshme, por edhe e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të harronim disa nga materialet pa rëndësi që hyjnë në kujtesën tonë çdo ditë. Harresa është humbja aparente e kujtesës.

Teoritë e harresës

Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur vetëm një ditë më parë. A janë kujtimet të përhershme apo kanë prirjen të zbehen me kalimin e kohës? Dhe në qoftë se kujtimet janë të përhershme, pse nuk mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur ne duam? Harresa ka të bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për harresën, përfshirë këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represioni).

Prishja (dekompozimi)

Sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lënë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mospërdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga
shumë njerëz. Por ka shumë pak dëshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona në kujtesën afatgjatë. Ne tashmë e dimë se kemi prirje që gjërat t'i harrojmë me kalimin e kohës, por jo të gjitha kujtimet zbehen si fotografitë e gazetave të vjetra apo si shtigjet e paharruar të një pylli. Ndonjëherë ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anë të hipnozës ose stimulit elektrik të trurit, mund të kujtojmë ngjarje nga e kaluara që nuk jemi në gjendje t'i kujtojmë, kur jemi plotësisht të ndërgjegjshëm. Prishja mund të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë. Na duhet një teori tjetër për të na ndihmuar të shpjegojmë, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatë...



Psikologji
 
Titulli: Përse truri të detyron të harrosh?


Harresa Dhe Kujtesa


Parafytyrimet janë figura të objekteve dhe të fenomeneve të cilat I kemi përceptuar dikur e që tani nuk veprojnë më në organet tona shqisore. Për të parafytyruar na duhet përceptimi, i cili është pasqyrimi i obiekteve, sendeve dhe fenomeneve në tërësi në vetëdijën tone. Ato nuk janë të qarta si përceptimet por më të zbehta dhe me më pak detaje p.sh. parafytyrimi i fytyrës së nënës për një cast qëndron para nesh pastaj zhduket. Por ka edhe njerëz të rrallë që përceptojnë ndonjë obiekt apo dicka tjetër dhe me të njejtën gjallëri e parafytyrojnë sikur ta kishin ende përpara, e të tilla quhen figurat idetike.

Parafytyrimet janë të lidhura edhe me kujtesën. Për kujtesën mund të themi se për të mbajtur dicka ne mend, në fillim ajo duhet të mësohet, kurse mënyra e vetme për ta provuar sesa është mësuar është matja e asaj që mbahet mend. Të mësuarit mund të mendohet si marrja e një informacioni të ri apo shprehive të reja. Kujtesa ka të bëjë me depozitimin e informacionit që mësohet, në mënyrë që ai të mund të merret dhe të përdoret më vonë.

Kur psikologët studiojnë kujtesën ata janë te interesuar per nivelin e ruajtjes qe eshte thjesht sasia e informacionit qe depozitohet me perpikmeri pasi eshte kryer proçesi i te mesuarit. Ruajtja matet duke i kerkuar individit te perdore informacionin e mesuar me perpara.

Harresa, apo humbja e ruajtjes eshte pjesa e te mesuarit fillestar qe nuk mund te riprodhohet e perdoret.

Sipas Brewer dhe Pani (1983), kujtimet tona perbehen nga tre lloje te dallueshme informacioni:
- personal,
- i pergjithshem dhe
- shprehite.

Informacioni i pergjithshem perfshin njohuri te pergjithshme qe i kemi fituar jashte pervojave te veçanta, si p.sh. qendrimi yne ndaj shkolles, njohurite tona per muziken, apo fjalori yne. Kurse informacioni i shprehive perfshin aftesite e sjelljes dhe ato te njohjes si dhenia e biçikletes apo zgjidhja e nje fjalekryqi.

Jane tre perberes baze te sistemit tone te kujteses:
1. Kodimi
2. Depozitimi dhe
3. Riprodhimi


- Hapi i pare eshte kodimi, procesi i futjes se informacionit ne systemin tone te kujteses. Pasi informacioni eshte koduar, ose future ne kujtesen tone, neve na duhet ta depozitojme ate. Ne qofte se nuk e depozitojme ajo harrohet.

- Hapi i dyte, depozitimi eshte process qe e mban informacionin e kujteses per nje fare kohe.

- Hapi i trete ne proçesin e kujteses eshte riprodhimi, nxerrja e informacionit nga sistemi i kujteses. Ne nuk dime se ç’eshte depozituar deri ne momentin qe nxjerrim informacionin. Ndonjehere informacioni depozitohet me saktesi, por nuk mund te riprodhohet ne nje cast te caktuar.



Kujtesa ndahet ne ate afatshkurter dhe ate afatgjate.

Kujtesa afatshkurter eshte vendi ku mbajme informacionin per te cilin jemi te ndergjegjshem ne nje moment te caktuar. Kujtesa afatshkurter perdoret kur duam te mbajme mend nje numer telefoni, qe sapo e kemi pare ne numerore, apo gjate nje bisede me nje person tjeter dhe kur vendosim se çfare do te blejme ne dyqanin e ushqimeve. Kujtesa afatshkurter ka kapacitet shume te kufizuar, kurse kohezgjatja eshte rreth 30 sekonda para se ky informacion te humbase. Shumica e njerezve mund te mbajne ne mend 7 (-)2 elemente informacioni per nje kohe te shkurter.


Kujtesa afatgjate – permes perseritjes perpunuese, njeriu eshte ne gjendje te kodoje informacione ne menyre qe ai te hyje ne kujtesen afatgjate.

Kohezgjatja e kujteses afatgjate eshte e perhershme. Metoda e ruajtjes se informacionit duhet te behet me perseritjen dhe perpunimin e organizimit te informacionit.

E kunderta e kujteses eshte harresa. Ne qofte se njohurite e mesuara nuk perseriten vazhdimisht atehere atp zbehen apo harrohen teresisht. Por nese ajo qe eshte mesuar perseritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet.

Te harresa kemi edhe inhibicionin retroaktiv ose parafrenimin I cili mund te jete i madh ose i vogel, varesisht per ngjajshmerise p.sh. dy mesimeve apo aktiviteteve. Sa me te ngjajshme te jene ato sa me i madh eshte inhibicioni qe d.m.th. mesimi i ri e shlyen ate te vjetrin.

Keto 3 tema jane te lidhura ne mes veti per disa arsye sië e pame, pa kujtese nuk mund te paraftyrojme dhe pa kujtese nuk mund te harrojme por si do qe te jete keto jane shume te rendesishme ne jeten e individit.




Psikologji
 
Pe: Përse truri të detyron të harrosh?

Interesante si fakte
 
Pe: Përse truri të detyron të harrosh?

Shyqyr zotit e kam memorjen top,ndonjehere edhe me shume sec duhet...Sic thoshte NJERI(emra sthemi LOL)edhe presjen e piken e mban mend:P
 
Pse harrojme ?

Images.jpg



Specialistet e shohin me me vend përdorimin e fjaleve “ mungese përqendrimi”, humbje përqendrimi “ ne vend te problemit te harreses.Nje nga shenjat e para te sëmundjes se skleroze se shfaqur ne pleqëri mund te jete dhe harresa.


Cilat jane shkaqet e harreses?


Ka shume shkaqe te cilat nxisin harresin. Me te shpeshtat jane:
•Depresioni
•Mungesa e përqendrimit
•Momentet e ankthit
•Kushtet stresuese te jeteses
•Pagjumësia
•Uria
•Marrja me me shume se nje pune kur meson dicka te re
•Mos njohja e teknikave te mesimit dhe kujteses
•Mund te ndikojne edhe shqetësime fizike si anemia, ndryshimet e nivelit te sheqerit ne gjak, mungesa e vitaminave, se mundja e tiroideve...



Faktoret te cilet plakin trurin
•Trashëgimia gjenetike
•Depresioni, stresi
•Ateroskleroz (forcimi i eneve te gjakut)
•Trauma e kokes
•Epilepsia
•Nivel i ulet i arsimimit
•Obeziteti
•Hipertensioni,Hiperlipidemi, Diyabetes mellitus
•Cigarja , alkooli
•Sëmundjet tiroidale
•Mungesa e vitamines B 12 (sindroma neuroanemike)
•Demans ( Alzheimer vs), tumor i trurit


Kur duhet ta analizojme seriozisht harresen?
Harresa duhet kontaktuar me nje neurolog apo psikiatër nese ndikon ne jeten sociale te personit, aktivitetet e tij te përditshme cfaredo grupmoshe qofte personi. Ka disa shenja treguese te shndërrimit te harreses nga nje ankese ne nje semundje.


Nese rreth jush ka njerëz me keto shenja:
•Nese harron ngjarjet dhe temat e folura se fundmi
•Nese e kuptoni se ka filluar te harroje fjalet qe do te thote
•Nuk njeh te afërmit
•Harron shpejt personat e njohur se fundmi
•Nese ka filluar te pyese shpesh te njëjta gjera
•Nuk mun d te beje llogari
•Harron takimet
•E ka veshtiresi te gjeje vendet e njohura, humbet
•Nuk mund te vendose dhe zgjidhe problemet, atehere do ishte me vend te zhvillohej nje vizite tek specialisti.

Ikub
 
Pe: Pse harrojme ?

Per dreq kam kujtese te mire,ndonjehere te prish dhe pune kjo gje...
 
Titulli: Pse harrojme ?

Memoria eshte c'eshte stervitje.
Nqs e lodh trurin te mbash mend detaje, qe mbase duken pa vlere ( psh datat e ditelindjes te tere fisit, nr e telefonit, etj), ne kohe zhvillon nje aftesi per te mbajtur mend shume me kollaj.
Ka njerez qe i ndihmon shume dhe memoria vizuale ( me nje shikim, mbajne mend renditjen ne hapesire, ne faqe) dhe jane ne gjendje te rijapin informacionin.




Si arriti demenca, demans e di perkthysja....
Demans ( Alzheimer vs), tumor i trurit
 
Pe: Titulli: Pse harrojme ?

Memoria eshte c'eshte stervitje.
Nqs e lodh trurin te mbash mend detaje, qe mbase duken pa vlere ( psh datat e ditelindjes te tere fisit, nr e telefonit, etj), ne kohe zhvillon nje aftesi per te mbajtur mend shume me kollaj.
Ka njerez qe i ndihmon shume dhe memoria vizuale ( me nje shikim, mbajne mend renditjen ne hapesire, ne faqe) dhe jane ne gjendje te rijapin informacionin.




Si arriti demenca, demans e di perkthysja....


Eshte me njerez Zzinna ajo gje...Me te ardhur sic i thone nje fjale,dmth nga natyra...Ka njerez qe mbajne mend shume(si puna ime LOL)ka njerez qe harrojne,ka njerez qe behen selektive,dmth mbajne mend ate qe i duhet e rendesishme e heqin ate me pak te rendesishme...Por kjo sdo te thote qe dikush qe ka nje memorje te mire eshte me i zgjuar,apo lodhet ne tru me shpejt...Perkundrazi njerezit qe kane memorje te madhe kane logjike te forte...
 
Titulli: Pse harrojme ?

Ka shume shkaqe te cilat nxisin harresin. Me te shpeshtat jane:
•Kushtet stresuese te jeteses
•Pagjumësia
•Uria


Keto dya po qe do me bjen te harroji :P

Faktoret te cilet plakin trurin
•Trashëgimia gjenetike
•Depresioni, stresi
•Ateroskleroz (forcimi i eneve te gjakut)
•Trauma e kokes
•Epilepsia
•Nivel i ulet i arsimimit
•Obeziteti
•Hipertensioni,Hiperlipidemi, Diyabetes mellitus
•Cigarja , alkooli
•Sëmundjet tiroidale
•Mungesa e vitamines B 12 (sindroma neuroanemike)
•Demans ( Alzheimer vs), tumor i trurit

Shyqyr keto asnjera nuk i kom...alkoholin ,cigaren nuk i perdore...plus nese e analizoj me gjenetike jan kone & dhe jon te gjithe me memorije te fort edhe pse disa ne moshe te thyer...:)
 
Pe: Titulli: Pse harrojme ?

Ka shume shkaqe te cilat nxisin harresin. Me te shpeshtat jane:
•Kushtet stresuese te jeteses
•Pagjumësia
•Uria


Keto dya po qe do me bjen te harroji :P

Faktoret te cilet plakin trurin
•Trashëgimia gjenetike
•Depresioni, stresi
•Ateroskleroz (forcimi i eneve te gjakut)
•Trauma e kokes
•Epilepsia
•Nivel i ulet i arsimimit
•Obeziteti
•Hipertensioni,Hiperlipidemi, Diyabetes mellitus
•Cigarja , alkooli
•Sëmundjet tiroidale
•Mungesa e vitamines B 12 (sindroma neuroanemike)
•Demans ( Alzheimer vs), tumor i trurit

Shyqyr keto asnjera nuk i kom...alkoholin ,cigaren nuk i perdore...plus nese e analizoj me gjenetike jan kone & dhe jon te gjithe me memorije te fort edhe pse disa ne moshe te thyer...:)

Ketyre si besoj as une,po heq alkolin se nuk e perdor por cigaren ama shume,dhe kurr skam pase probleme me memorjen,madje mbaj mend teper edhe ca kam thene,ku kam pare ca gjera,ca njerez etj etj...Une cdo gje e lidh me njeriun me shume se sa me shkaqet qe thone keta...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pse harrojme ?

Ketyre si besoj as une,po heq alkolin se nuk e perdor por cigaren ama shume,dhe kurr skam pase probleme me memorjen,madje mbaj mend teper edhe ca kam thene,ku kam pare ca gjera,ca njerez etj etj...Une cdo gje e lidh me njeriun me shume se sa me shkaqet qe thone keta...

Po pra varet c'memorje kemi neve dhe sa i kushtojm rendesi gjerave ti mbajm mend...,ktu qe permende cigaren ne familjen time gjyshi & prindi im e kan pi sh duhanin qe nga mosha e re e tyre dhe asnjhere nuk kan pas probleme me memorjen e tyre kan qen shum te kthjellt ne kujtesa sidomos gjyshi im ne moshen 80 vjeq ka pas memorie me te fort se nje i ri ne moshen 30 vjeq..
 
Lamtumirë kujtime, mendja i modifikon

Një studim ka treguar se ajo që ne kujtojmë nuk na korrespondon me atë që ka ndodhur në realitet. I gjithë faji eshte I trurit tonë që na modifikon ngjarjet. Brenda nesh ndodhet një romancier: truri jonë.


ricordare.jpg

Kjo nuk do të do të thotë se ne duhet të braktisim punën tonë t’ju dedikuar të shkruarit duke u përpjekur për t’u bërë autorë të ndonjë bestselleri .


Me pak fjalë të ruash në tru prova objektive si fotografi ose ngjarje, të sjellësh në kujtesë një ngjarje ekzaktësisht siç ka ndodhur, nuk është e mundur sepse në kokën tonë sa herë që mendojmë faktet që kanë ndodhur I modifikojmë nga pak.

Lajmi që çon në mendjen mekanizmin e rishkrimit të historive vjen nga universiteti I Northwestern. Autorja e studimit doktoresha Donna Bridge ka folur per zbulimin e saj duke treguar se memoria jonë nuk është fare statike nëqoftëse përpiqemi të kujtojmë një ngjarje në një periudhë tjetër të jetës tonë, kujtesa ka tendencë t’I integrojë detajet në kohën kur jetojmë. Ajo që Bridge po përpiqet të na thotë është se çdo herë që mendimet kthehen nga një moment që nuk është më, shkëputet një copë dhe modifikohet. Për fat të mirë ajo që ka rëndësi është se nuk duam të harrojmë jo atë që ka ndodhur ngjarjen por emocionin që kanë shkaktuar në zemrën tonë./Alb
 
Titulli: Lamtumirë kujtime, mendja i modifikon
 
Redaktimi i fundit:
Sepse mendja jone, na don dhe mundohet te na mbroje nga vetvetja jone .
Prandaj proceset e trurit tone jane magjike.
 
Back
Top