Love
βeℓℓe â๓e
Interneti bëhet instrumenti më i vlefshëm që ndikon tek pasionet, edhe tek ata më të paarritshmit nëpërmjet chatit apo mënyrave të tjera virtuale të cilat janë të shumta.
Këtu qëndrojnë bazat në të cilat zhvillohen mijëra pasione nëpërmjet e-mallit shumë prej të cilave janë të destinuara për të mbetur thjesht virtuale, por që në mënyrë të ndjeshme çojnë në tradhti. Tradhti, që edhe pse nuk konsumohet, por thjesht imagjinohet, mbetet e tillë.
Të gjithëve na ka ndodhur të zhytemi në internet për orë të tëra dhe vetëm kur përmendemi e kuptojmë se sa kohë kemi shpenzuar në të. ثshtë absurde të mos pranosh ekzistencën e tundimeve që lindin nga rrjeti. Mbi të gjitha, raporti në dukje intim dhe ekskluziv ndërmjet teje dhe kompjuterit, gjë ë cilën nuk mund ta gjesh në një ambient të rezervuar dhe konfidenca është ftesa e parë që të vjen direkt nga rrjeti për ata që kërkojnë të rrëfehen pa patur kompleksin se çfarë do të mendojë bashkëbiseduesi i tyre. Shtojmë këtu misterin e të marrit e-maile joshëse dhe emocionues.
Problemi më i madh i të rënit në grackë në të tilla pasione nuk është vetëm fakti që shumë shpejt zbulohesh, përkundrazi, për disa kjo është më e pakta që mund të ndodhë, sesa të bëhesh i fiksuar. Posta elektronike në shumë raste bëhet një pavarësi e vërtetë. Frazat që përmbajnë e-mailet analizohen fjalë për fjalë, duke arritur tek bashkëbiseduesi, shpesh herë të keqkuptuara. Akoma më e rrezikshme është të krijosh, në rastet e raporteve online, një identitet tjetër nga i juaji dhe me një personalitet të tillë të jetosh aventura të këndshme që nuk do të kishe pasur kurrë guximin t'i përjetoje ballë për ballë.
Gjithçka vetëm virtuale? Jo tamam. Gjurmët që mbeten në gjendjen tonë shpirtërore janë të vështira për të mbuluar atë që në pamje duket një argëtim i thjeshtë, por që në të vërtetë mund të bëhet një lojë e dëmshme për ekzistencën tonë: për të mos folur për zbulimin nga ana e partneri. një "skizofreni" që gjen mbështetje në gënjeshtrat që i themi jo vetëm bashkëbiseduesit, por e vetes tonë.
Burimi: Femra.al