Perse thuhen genjeshtrat?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Përse thuhen gënjeshtrat?


Përgaditi: Eroll Velija

Ky problem eshte ende i paksploruar nga shkenca. Psikologu Sean Spence dhe ekipi i tij ne Universitetin e Sheffield, ne Angli udhehoqen nje kerkim shkencor per te kuptuar si sillet truri i nje genjeshtari. Permes rezonances magnetite, funksionale per imazhet, ekzaminuan veprimtarine celebrale te nje grupi vullnetaresh. Ata duhet t'u pergjigjeshin disa pyetjeve, ndonjehere duke thene te verteten dhe ndonjehere duke genjyer.
Fillon qe tre vjec e nuk mbaron me: duhet te shtiremi per te mbijetuar

Fale imazheve te furnizuara nga rezonanca magnetike, kemi zbuluar qe te genjeshtaret aktivizohet nje pjese e vecante e trurit, korja prefrontale, me nje aksion te dyfishte.

Nga njera ane qelizat nervore ngadalesojne instiktin e pare: ate te te thenit te se vertetes. Qeliza te tjera te trurit ne te njejten kohe merren per te perpunuar informacionet, per te te bere te besueshme genjeshtren. E dini c'do te thote? Qe impulsi natyral i njeriut do te ishte ai i te paraqiturit ne menyre te ndershme dhe te sinqerte dhe rrefimi gjepurave perben lodhje. Sepse truri vihet ne pune dhe nenshtrohet nga stresi.


Femijet nisin te genjejne qe 3-4 vjec.

E bejne, sidomos, per te evituar denimin e prinderve. Ne krahasim me ata, te rriturit arrijne te thone, ne rastet ekstreme, edhe nje genjeshter cdo tre minuta muhabet. Mos ju duket shume? Ekzaminohuni me kujdes, per nje periudhe kohe mesatarisht te gjate, dhe do te shihni qe diskutimet tuaja jane gjysme te verteta, pohime te modifikuara, episode te mbyllura me art, apo sajime fund e krye. Problemi eshte qe genjeshtra, nga pikpamja sociale, eshte menyre sjelljeje, e nevojshme per te mbijetuar. Imagjinoni se c'mund te ndodhte nese ne familje apo zyre te thuhej gjithmone dhe vetem ajo qe mendohet vertet? Nese i thua shefit qe te duket i pazoti, apo nje miku se me kalimin e viteve eshte me pak terheqes, do te ishte nje shkaterrim.


Problemi lind kur kapercehen 20 genjeshtra ne dite

Per gjithcka, ka nje limit. Mund te jete e kuptueshme genjeshtra per te evituar halle apo telashe. Por kur ekzagjerohet, genjeshtra behet patologjike dhe i ben keq kujt e tregon. Ekspertet jane dakord kur pohojne se pragu maksimal i pranueshem, per te mbetur ne normalitet, eshte ne pese apo gjashte genjeshtra te vogla apo mesatare ne dite. Pa llogaritur genjeshtrat shume te shpeshta automatike, si ato kur dikush na pyet "si je?" dhe ne pergjigjemi "mire" edhe pse ndihemi per ibret. Kur shpikjet e bukura e te mira jane me shume se gjashte dhe jane te medha, eshte e pranishme nje psikopatologji: mitomania, ose pseudologji fantastike.


Mitomania

Mitomani priret te mohoje realitetin dhe ta manipuloje, duke ndertuar nje seri mitesh dhe duke genjyer ne vijimesi, e ndonjehere duke arritur te besoje te genjeshtrat e tij. E ben kete sepse bota perreth nuk i pelqen, por sidomos sepse do te terheqe vemendjen e te tjereve tek ai dhe ndjen nje nevoje te pakontrrolluar per te pohuar personalitetin e tij. Pare nga brenda jane njerez artificiale, te pazote te jetojne emocione autentike. Askush nuk do te qendroje afer njerezve te tille. Dhe ne pergjithesi genjeshtaret shoqerohen nga boshlleku perreth.

Por ne kete pike mund te nderhyje nje kthim dramatik ne realitet: bota, jo me korrekte ne genjeshtra, duket e pakapercyeshme dhe shtyn edhe ne depresion te rende. Por pa mberritur ne keto situata limite, cili eshte identiteti i genjeshtarit te rregjur? Shpesh eshte nje njeri me nivel te larte arsimor, personalitet te forte dhe terheqes, dhe vecanerishti i vemendshem per ate qe te tjeret mendojne per te. Ka nevoje te jete i cmuar dhe te vleresoje: per kete genjen per gjithcka. Prirja per te treguar genjeshtra godet burrat dhe grate, por ndryshon menyra e rrefimit te genjeshtrave.

Burri behet genjeshtar per te permiresuar imazhin e tij (me shefin e zyres, apo me nje vajze). Gruaja, perkundrazi, shpesh fsheh te verteten per te mos bere te ndjehet ne siklet bashkebiseduesi, per te mos e bere te vuaje. Te zbulosh nje genjeshtar ne flagrance nuk eshte e lehte, se paku ne fillim. Nuk eshte e vertete se kush genjen sheh gjetke, leviz duart, skuqet e keshtu me radhe. Genjeshtari te sheh drejt e ne sy, sepse e di qe po veproi ndryshe do te dyshohej per te. Ben levizje per t'u dukur i cliret.


Nje thes me genjeshtra, te treguara per miresjellje

Nje pjese e madhe e genjeshtrave qe thuhen cdo dite futet ne kategorine e genjeshtrave te miresjelljes, si i percakton Bella De Paulo, psikologe ne Universitetin e Kalifornise. Nje shembull klasik eshte kur themi: "me pelqen veshja jote" edhe kur s'jemi shume te sigurte. Mendojme keshtu per t'i bere qejfin atij qe kemi perballe. Grate perdorin me shume genjeshtra te tilla se burrat, nga deshira per t'u mbrojtur nga shoqja-shoqja. Kur ne bisede hyjne meshkujt gjendja ndryshon. Per t'u bere pershtypje meshkujve femrat shpikin ate qe De Paulo e quan genjeshtra egoiste, per te permiresuar imazhin te biseduesi.

Grate jane me te shkathta per t'u cjerre masken meshkujve genjeshtare, ndersa per meshkujt eshte me pak e lehte. Sipas nje studimi ne Europen Veriore, te tilla jane sidomos ato beqare. E kjo varet nga pervoja e tyre me e madhe.


Brockulla linguistike, te shpikura nga shkencetaret

Sipas shkencetareve te nje universiteti danez jane perkufizuar disa kategori, si gjepurat gjuhesore, si ato te tpit "cfare dite e bukur", edhe kur bie shi per te treten dite radhazi dhe humori eshte pertoke. Ka pastaj dhe genjeshtra jo-genjeshtra. Per shembull: Nje nene pyet te bijen nese pi droge. Ajo pergjigjet me ironi: "Sigurisht mama, pi".


Si te zbulosh se kush po te genjen?

Nese ndermjetesi eshte duke folur me nje ton zeri me te larte nga normali, ki kujdes: do te thote qe me siguri po vjen nje genjeshter e mundshme.
Shikoje drejt e ne sy dhe zbulo nese bebet e tij te syrit jane te hapura: nese jane, nuk tregon te verteten, ne pjesen me te madhe te rasteve.
E ka trupin te mpire dhe sforcohet te kryqezoje syte e tij me te tute?
Eshte si te pohoje: nuk dua te kuptosh qe une jam genjeshtar.
Pyetjet jane shume te thata dhe te shpejta?
Deshira e tij eshte te te fuse ne kurth ne me te shpejten e mundshme dhe ne maksimum.
Perserit disa fjale apo fraza te tera ne menyre automatike?
Krijo perde tymi, mos i beso ne ate qe thote.


Kurohet me psikoterapi

"Kjo semundje mund te kurohet si gjithe semundjet e tjera, me psikoterapi, dhe mund te zgjase vetem disa muaj", thote Claudio Menacci, drejtues psikiater ne Fatebenefratelli te Milanos. Genjeshtaret patologjike kane prirjen ta fshehin te verteten, per motive qe gjithmone e me shume qartesohen. "Jane vanitoze, te papjekur emocionalisht dhe shume te paqendrueshem"
 
Back
Top