Përse njerëzit nuk martohen më?

Guest2

Antarë i Respektuar
Përse numri i atyre që po zgjedhin të mos e hedhin hapin drejt martesës është duke u rritur me një shpejtësi aq flagrante sa dhe vetë ndryshimi i perceptimit mbi martesën si institucion?

ثshtë fjala për një “shtyrje për më vonë”, që me ç’duket së shpejti do ia lerë vendin një “nuk ka ç’më duhet martesa” të përhapur në masë më tepër seç mendojmë. Kjo është një e vërtetë e konstatueshme lehtësisht në shoqëritë perëndimore amerikane e evropiane, por edhe në shoqërinë shqiptare vërejmë gjurmë të një filozofije jete të përçarë në këtë drejtim. Duke anashkaluar problemet socio-ekonomike e të realizimit profesional (jo më kaq aktuale si pretekste e justifikime) dalëngadalë shohim se si po zbulohen edhe kolektivisht ca “të vërteta” më të pakapërcyeshme kollaj për mendimin. Po të analizojmë frikërat e stepjes, të fut në reflektime torturuese debati i madh që sot e vë martesën në kontrast me ndjenjat delikate apo shkrumbuese të dashurisë dhe pasionit. Asnjë nga të rinjtë që njoh, të martuar ose jo, ndonëse të lexuar, të mirëinformuar e të aftë për t’u kthjelluar teksa përballen me realitetin, nuk preferojnë të mendojnë kështu.

Sikur të mendonin, çfarë justifikimi të vlefshëm do i jepnin zgjedhjes që kanë bërë apo më keq akoma ata që nuk e kanë bërë, si do të mund ta bëjnë? Do krijoheshin plagë narcistike të pariparueshme, njeriu ka nevojë të besojë tek vlerat e zgjedhjeve të tij, që të ndihet mirë. E në fund të fundit, kush është ai që nuk do të ndihet përjetësisht i dashuruar dhe i rikëmbyer? Gjithçka që thuhet i zëvendëson këto ndjesi më vonë, si bashkëpunimi i menaxhimeve të familjes, respekti, plotësimi i boshtit të vetmisë, sa mund të jenë vallë në sytë e një të riu ngushëlluese? Tjetra akoma, është parimi i përjetësisë që implikon martesa, të paktën në nisje. Gjithnjë e më tepër njerëzit duan të shpëtojnë nga ideja e “Do të bëj përgjithmonë, për gjithë jetën të njëjtën gjë!”: nuk duan të bëjnë gjithnjë të njëjtat punë, shtojnë profesione e kualifikime, udhëtojnë shpesh, ndërrojnë e zgjerojnë miqësi dhe duket sikur krijojnë apostafat realitete paralele për efekt mbrojtjeje: “Nëse një projekt dështon apo nuk më përmbush gjatë zhvillimit, do të hidhem tek tjetri”. Përjetësia apo e gjithmonshmja marrin çdo ditë e më tepër forma tmerruese dhe kultivojnë perceptimin e burgosjes në ditët e sotme.

Njerëzit duan të martohen, po aq sa edhe nuk duan të martohen
Dhe ja ku kthehemi sërish tek çështja madhore a dyvlefshmërisë, që e dimë tashmë përbën konfliktin njerëzor pour exellence si të brendshëm dhe të jashtëm. Të rinjtë kanë frikë pra se po zgjedhin të lënë prapa krahëve miklimet, emocionet e pasionet dashurore për t`u lënë vendin problematikave martesore që vdesin këto të parat. Megjithatë, duke qenë se shoqëria shqiptare është një djep shumë i mirë për të mirëpritur mekanizma identifikimi mes njëri- tjetrit, ne duam atë që tjetri ka, dhe nëse kemi shokë e miq të martuar duam të jemi një ditë si ata. Po ku e dimë se çfarë ka tjetri në të vërtetë? Sa i kënaqur është me zgjedhjen e tij, nëse ka aq aftësi autoskopie sa të jetë më i ndërgjegjësuar për jetën se i frikësuar nga njohja? Shpeshherë as të dëshirojmë nuk dimë, ndonëse edhe identifikimi dhe përshtatshmëria me mjedisin janë të nevojshëm gjithashtu për të qenë mirë me veten, nuk “lakmojmë” vërtet kur tjetri është i kënaqur, por kur duket se ka hedhur gjithë hapat e “programuara” në këtë jetë për t`u konsideruar “i realizuar”. Nganjëherë duket sikur vetë plan/ projekti i të qenurit prind në një të ardhme, mund ta trondisë pak idenë e lirisë sa më të tejzgjatur. Nuk ndodh rrallë të dëgjosh individë që e veçojnë dëshirën për të patur fëmijë nga dëshira për t`u martuar, e cila nuk ekziston. Dhe prapë dilema merr rrugë sepse modelet martesore të familjeve që kemi jetuar, nëse kanë qenë të shëndetshme në pjesën më të madhe të tyre, na kanë gjurmuar thellë dhe me ndjesinë e të rriturit të fëmijëve brenda pikërisht këtij modeli të njohur; njerëzit kanë frikë nga e panjohura dhe ende nuk qartësojnë dot ndjesinë që fëmija është dhe mund të jetë burim jete dhe drite dhe brenda një martese të rrënuar e pa asnjë urë lidhjeje mes çiftit, apo krejtësisht jashtë këtij institucioni.
Revista psikologji.
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Sepse jane inteligjente, lexova te ajo tema tjeter
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Kane frik se i le gruaja/burri :p
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Nuk I merr kush lol
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Sepse eshte pergjegjësi.ndonjehere ne shqipetaret i shmangemi pergjegjësive,e preferojm t'i kushtohemi vetem vetes.
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Martesa behet qe lidhja te jet e shenjt, tket mirkuptim, besim dashuri e ngrohtesi.Ciftet e sotshem jan shum gjaknxeht e sdurojn per hicgje, e ndoshta sdua ta fusin veten 2 kemb ne nj1 kepuc :p, Preferojn vetmin sesa vjehrrin, vjehrren kunatat etj etj
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Njerzit nuk martohen me nga indipendeca sociale,ekonomike,tradites,e egove personale,nga imazhet mit,nga shembujt e shumte te deluzioneve, nga mos elasticiteti dhe nga liberalizimi nga bumi i viteve 60/70 Sex & Drugs & Rock & Roll....nga liria e menyra e interpretimit te ketij termi e te termit te drejta....
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Kush tha o rob qe nuk po martohen?!
Ne qytezen time ka nje muaj qe me leht ze terminin mu regjistru ne fakultetin e mjekesise se te parukerja dhe rrobaqepsja:shi:

Mos flasim qe cdo lakal qe ploteson sadopak kushtet per 100 mysafire eshte i rezervuar deri ne mes shtatori me nga dy dasma ne dite :pc:

Mjere kurrizi i burrerise thuaj ti :sherrxhi:rrogat e gjysme viti ne koke e fustana grash :shi:
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Ve bast qe 50% te atyre dasmave jemi ne emigrantet qe vim te bejm dasma me mendimin qe ne kemi akoma traditat qe kemi len kur kemi ikur.
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Ve bast qe 50% te atyre dasmave jemi ne emigrantet qe vim te bejm dasma me mendimin qe ne kemi akoma traditat qe kemi len kur kemi ikur.

Pa ardhe mergimtaret me xhepat plot ne nuk bejme dasem jo:yep:

Mire qe vijne se ne ngelem pa martu :kohe::paqe:
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Pa ardhe mergimtaret me xhepat plot ne nuk bejme dasem jo:yep:

Mire qe vijne se ne ngelem pa martu :kohe::paqe:

Sesht tek xhepi jo.. por duamshqiptar/e .. te traditave... :)
Lere se me ka marr malli te marr pjes ne nje nga dasat tonona aq unike.. kam mbi 10 vite pa marr pjese... po spata ftes sivjet me trego nje emer lokali do filtrohem me tw ftuaret :)
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Sesht tek xhepi jo.. por duamshqiptar/e .. te traditave... :)
Lere se me ka marr malli te marr pjes ne nje nga dasat tonona aq unike.. kam mbi 10 vite pa marr pjese... po spata ftes sivjet me trego nje emer lokali do filtrohem me tw ftuaret :)

Te qo plaku ty gjysmen e ftesave e pa merak:gjuhe:
veq mos harro zarfin ti :posta:

kane rene ne fije dynjaja :tv: vap dasmen :urra:buuuuu zarfet :kafeja::yeah: nusja te mbetet fal :shop::shop:
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Te qo plaku ty gjysmen e ftesave e pa merak:gjuhe:
veq mos harro zarfin ti :posta:

kane rene ne fije dynjaja :tv: vap dasmen :urra:buuuuu zarfet :kafeja::yeah: nusja te mbetet fal :shop::shop:

Hahahaha mbaje mend po zarfin hallall (normalisht te jet ne porcion me dreken se jemi kurrnac ne).
 
Titulli: Përse njerëzit nuk martohen më?

Te qo plaku ty gjysmen e ftesave e pa merak:gjuhe:
veq mos harro zarfin ti :posta:

kane rene ne fije dynjaja :tv: vap dasmen :urra:buuuuu zarfet :kafeja::yeah: nusja te mbetet fal :shop::shop:

tek dasmat e fundit qe kam qene skane dal me humbje :)

mu per vete me duken te pa nevojshme dasmat deri ne momentin qe do me pjell :D

me teper detyrime, pse mos me nejt i lidhur? te njejten pune ben e gruja dhe e dashura, biles e para ze muhabet me robt e shpis e ta can koken :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top