Përse njerëzit e gjejnë veten të paplotësuar ???

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Përse njerëzit e gjejnë veten të paplotësuar ???




“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni All-llahun”.


Sot, islami në botë numëron rreth 2,5 miliardë besimtarë, ky numër çdo herë është në ngritje, por lindë pyetja me ngritjen e numrit të besimtarëve që shprehin dëshminë se i takojnë këtij ligji hyjnor (Islamit) bëhet edhe ngritja në aspektin praktik të zbatimit të këtij ligji hyjnorë?


Kur është pyetur Hoxha i nderuar Jakup Asipi se a ka Islami ndonjë të metë, pasi që i janë vërsulur aç shumë me kritika dhe mbjellje të Islamofobisë, përgjigjja ishte: “Po ajo e ka vetëm një te metë, ai në realitet është i pa të meta, por tani e ka një të metë e ajo e metë e vetme që ekziston te ky islam i pa të meta jemi ne besimtaret e kësaj kohe, xhemati që e përcjellim këtë ligj hyjnor.”


Këta besimtar që për vite qëndruan pasiv në praktikimin dhe jetësimin e këtij ligji hyjnor, kjo gjendje dhe këta besimtarë të dobët në besimin e tyre askënd se kanë penguar, përkundër janë pëlqyer dhe e janë përkrahur, mirëpo tani kurë ka filluar të ngjallet ndjenja brenda zemrave se i takon islamit, linden gjithë ato propaganda dhe mbjellje të Islamofobis tek njerëzit përmes çdo mjeti, në mënyrë që t’ua vazhdojnë gjendjen në të cilën kanë qenë dhe janë një pjesë e myslimanëve, duke ua hijeshuar dhe zbukuruar këtë bot.



Por, është shumë e çuditshme nëse dikush që jeton midis këtyre gjërave të bukura të mos i vërejë ose të mos jetë i kënaqur me to. Kjo është një humbje e madhe. Me sa duket, njerëzit e tillë i kanë shijuar dhe harxhuar të gjitha kënaqësitë e kësaj bote dhe tash ato u duken të mërzitshme. ثshtë një kundërshtim i madh se ata që japin arsyetime të dobëta për t’iu shmangur fesë dëshirojnë ta shohin këtë botë si një vend ku mund të qeshin dhe të kënaqen. Qëllimi i tyre më i madh është të shijojnë sa më shumë kënaqësi që munden.


Ky ligj universal ka mbet i pandryshuar gjatë epokave. Disa prej atyre që nuk e kuptojnë kuptimin e vërtetë të jetës kanë zhvilluar filozofi të bazuara në kënaqësitë e kësaj bote dhe i kanë lavdëruar ata që përpiqen të punojnë sot për sot. Me pak fjalë, donë të thotë, se një person nuk duhet të mendoj për nesër, por të jetoj për momentin, dhe të bëjë më së shumti prej secilës ditë, dhe se ata nuk duhet ta kenë parasysh se vdekja mund të vjen në çdo moment ose të mendojnë se çka vjen pas kësaj.


Gjatë historisë, shoqëritë që kanë kërkuar një jetë të mirë dhe të lumtur jashtë shpalljeve të Allahut kanë zhvilluar shumë ide dhe filozofi të çuditshme. Një veti që të gjithë e kanë të përbashkët, sidoqoftë, është ideja se njerëzit duhet t’i kënaqin (shuajnë, paqësojnë) pasionet dhe dëshirat e tyre dhe t’i shfrytëzojnë plotësisht të gjitha begatitë që u dalin përpara, Allahu ju tërheq vërejtjen ambicieve të këtyre njerëzve:

“Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur’anit dhe që nuk do tjetër pos jetës së kësaj bote!”



Përse njerëzit e gjejnë vetën të paplotësuar?

Përse nuk mund ta shijojnë këtë jetë njerëzit tjerë, natyrën dhe sendet e gjalla? Qëllimi i tyre i vetëm është t’i shfrytëzojnë kënaqësitë e kësaj bote.


Pse atëherë ata nuk janë në gjendje t’i shijojnë këto kënaqësi?


Përse janë ata kaq të shqetësuar, të pikëlluar, të brengosur, dhe të lodhur pas kësaj bote?

Si kanë rënë ata në një situate shpirtërore që i parandalon ata t’i vërejnë dhe shijojnë këto begati dhe bukuri?

Përse e kanë harxhuar ata tërë kënaqësinë e kësaj bote dhe nuk gjejnë lumturi në të?



Për këto pyetje ka vetëm një përgjigje: Largimi nga Allahu, mosmirënjohja e tyre ndaj Tij dhe begative të Tij i bëjnë zemrat e tyre të shqetësuara.

Sot, rreth nesh shohim plot ngjarje jo të mira me të cilat ballafaqohet shoqëria, dhunë, luftë, sëmundje të ndryshme, probleme nga më të ndryshmet, disa kur ndalen dhe shikojnë këto ndodhi në veten e tyre vendosin pikë pyetje në ekzistencën e Zotit ose ftohje nga ligji i Tij, dhe lindin pyetjet nga më të ndryshmet: Pse ndodhin këto kur Zoti se donë të keqen? Pse Zoti nuk i ndalon kur Ai ka fuqi të ndaloj gjithçka? E plot Pse, Pse ,Pse, Pse....? Që kur t’i dëgjosh të rrëqethin trupin.


Këso lloj pyetjesh i janë bërë edhe një djaloshi kur hyri tek berberi për të bërë rrojë. Berberi po i thoshte djaloshit se aj nuk beson që ka Zotë sepse sipas tij sikur të kishte Zot, Zoti do të ndalonte këto ndodhi të shëmtuara që po ndodhin çdo ditë në Shoqëri.


Djaloshi mendonte t’i sillte argumente për ekzistencën e Zotit, por koha e rrojës përfundoj dhe djaloshi u ngrit pa thënë asgjë, duke dal jashtë nga dyqani në rrugë vëren një lypsar i cili për muaj të tërë nuk kishte bërë rroj, atëherë djaloshi i kthehet berberit duke i thënë: “Unë nga sot nuk besoj se ekziston berber në botë”. Berberi mbeti i habitur nga gjendja e djaloshit dhe i thotë: “Si nuk beson, por unë çfarë qenkam atëherë?” Djaloshi ia kthen duke i thënë: “Po po nuk ka mundësi se po të ekzistonte berberi ndokund ai lypsar nuk do të dukej ashtu”. Berberi ia ktheu: “Jo djalosh berber ka, por ai ka ikur nga berberët për atë është katandisur ashtu”. Atëherë djaloshi ia ktheu: “Edhe Zoti ekziston, por njerëzit janë larguar nga Ai dhe nga ligji i Tij për atë ndodhin këto gjëra ta pa dëshiruara”.


Vërtetë besimi të zgjeron zemrën dhe të mbron nga pikëllimi dhe punët e ndyra.
Allahu i madhërishëm në Kur’an thotë: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë si të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.


Kur kuptojmë se të gjitha begatitë e kësaj bote janë një dhuratë nga Allahu dhe jemi falënderues për to e kënaqim Allahun. Si rezultat ne gjithmonë jemi në dijeni se bukuria, begatitë, dhe gjërat e mira rreth nesh vijnë nga Ai. Megjithatë ata që e mohojnë Allahun nuk e shohin këtë të vërtetë. Në vend të kësaj, ata e injorojnë atë dhe i kënaqin (paqësojnë, zbusin) dëshirat dhe pasionet e tyre. Pasi ata të kënaqen më shumë e më shumë me këto begati, pakënaqësia e tyre rritet, sepse ato harxhohen nga dëshira e çmendur për të poseduar çdo gjë. Në vend që të jenë të kënaqur me çka kanë, ata janë të palumtur deri sa të marrin edhe më shumë. Dhe si rezultat, ata kurrë nuk mund t’i çmojnë plotësisht begatitë e panumërta dhe potencialet e pakufishme që ata tashmë i posedojnë.


Atëherë lind pyetja, kush i largoj këta njerëz nga rruga e Zotit?

Sot, kur njerëzit kanë arritur kulmin e përparimit botëror, zhyten në thellësinë e detit, lundrojnë larg në orbitat e sferave kozmike, zbulojnë fuqi të ndryshme natyrore të fshehura në gjithësi, ai prapë është refuzues i fuqishëm ndaj Zotit dhe ligjit të Tij, ata sot i shohim se ikin nga islami si kafshë të trembura, Zoti në Kur’an thotë: “Po çka kishin ata që largoheshin prej Këshillës (Kur’anit)? Ata ishin si gomarë të trembur. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).”


A thua është e vërtetë se njerëzit kanë arritur aq shumë sa që t’i largohen Zotit? Jo, por djajtë shkaktojnë cytje në kokat e tyre duke u bërë thirrje që të mos i përulen Zotit dhe Ligjit të Tij me arsyetim se ligji i Tij është pengesë e mendjes se tyre dhe përparimit të tyre, si dhe stagnim i civilizimit.

Sot, shohim plot shtete që ligjet dhe sistemet e tyre i kanë bazuar në mosbesim (ateizëm) dhe e vënë në alinenë e parë të kushtetutës së tyre shtetërore, që quhet “Laicizëm”.



A thua vërtetë ne kemi mundësi të ndihemi të plotë pa ligjin e Zotit dhe udhëzimet e Tij?
Si përgjigjeje e kemi gjendjen e tanishme të popujve të ndryshëm të Perëndimit. Ku është rinia, familja dhe morali i tyre?


Sot, Perëndimi është shndërruar në botë të cilën e kanë kapluar krimet e mëdha, të cilën e udhëheqin devijimet dhe humbjet shpirtërore, ndërsa mitoja dhe korrupsioni po lëkundin themelet e shteteve, e njerëzit janë për çdo ditë më të frikësuar dhe më të pasigurt.


Rinia refuzon çdo kriter apo vlerë morale dhe qytetare, duke kërkuar kënaqësitë dhe plotësimin e jetës së tyre ata gjinden përball refuzimit edhe të jetës së tyre sepse ata kanë mbyllur të gjitha dyert në këtë botë, prandaj ata zgjidhjen e shohin vetëm duke i dhënën fund jetës, ata nuk kanë mundësi të hapin rrugë tjera sepse ata e kanë shkëputur lidhjen me Zotin.


Kujtoni rastin e Musait a.s kur mori popullin dhe u largua nga Faraoni dhe kur ai u ndodh në mes të detit dhe ushtrisë së faraonit. Ai nuk kishte asnjë rrugë të kësaj bote që të shpëtonte, a i dha fund jetës së vet qe mos të bie në duar të Faraonit? Jo, nuk i dha sepse tek ai ekzistonte lidhja mes tij dhe Zotit, ai ngriti duart tek Zoti dhe Zoti i hapi rrugë të cilën askush nuk kishte dëgjuar për një rrugë të tillë, hapi detin në dysh dhe e bëri kalues për Musain a.s dhe popullin e tij.


Sa herë je ndier në siklet?

Sa herë je ndier i pa vlerë?

Sa here je ndier i dështuar?

A i ke ngrit duart tua, e t’i lutesh Zotit tënd?



Kur ti e ndien veten si shumë të sprovuar kthehu tek Kur’ani lexoje Suren Jusuf. Aty do të shohësh se sa shumë i sprovuar ishte ai, por si i mbijetoi gjithë ato sprovave dhe si qëndroj si një njeri shumë i qetë dhe i lumtur? Vetëm duke i qëndruar besnik dhe duke iu mbështetur Zotit dhe ligjit të Tij. Kështu ai u ndie çdo herë si një njeri i plotë.


Njerëzit, si kurrë më par, ndiejnë nevojën për Zotin dhe atë më të cilën erdhi Pejgamberi i Allahut (salall-llahu alejhi ve sel-lem).


Nevoja për Zotin dhe ligjin e Tij krahasohet me nevojën e njeriut për frymëmarrje, ushqim dhe pije, në mungesë të tyre ndodh vdekja e trupit dhe dalja e shpirtit nga trupi, ndërsa në mungesë të ligjit dhe porosive të Allahut, ndodh zhdukja e shpirtit dhe zemrës në përgjithësi dhe humbja e Ahiretit.


ثshtë dallim i madh mes vdekjes së trupit dhe vdekjes së shpirtit me zemër, sepse kur vdes trupi shpirti del në Ahiret, por kur vdes shpirti dhe zemra njeriu mbetet i thatë.


Bota asnjëherë nuk do të ketë qetësi pa ligjin e Zotit, e as që do të gjej rrugë tjetër për kënaqësi dhe shpëtim pos kalimit përmes kësaj rruge, te jeni te sigurt ne këtë se nuk do te ketë.



Jakup Hasipi

 
Redaktimi i fundit:
Back
Top