Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Tendencë – Këpucët me taka janë konsideruar gjithmonë si një simbol i sensualitetit femëror. Sot, edhe shkenca ka treguar se meshkujt tërhiqen më shumë nga një femër që vesh taka 12 cm të larta sesa nga një femër që vishet me të sheshta. Arsyen e gjeni më poshtë


femrat-me-taka-te-larta-7.jpg


femrat-me-taka-te-larta-2.jpg


Një femër e vërtetë nuk mund të bëjë pa këpucët me taka, të konsideruara si një simbol i vërtetë i elegancës, sensualitetit dhe feminilitetit. Sigurisht se këpucët e gjimnastikës janë shumë komode dhe na lejojnë që të ecim për kilometra të tërë, pa ndier asnjë sforcim, por çdo femër e di se, për të “çmendur” një mashkull, duhet të veshë një takë 12 cm, sa seksi aq edhe të parehatshme.

Thënia “Kush do të duket bukur, duhet të vuajë pak” është shumë e vërtetë, sepse meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat që veshin këpucë të larta. Këtë gjë e ka demonstruar edhe një studim francez i kryer nga Universiteti i Bretagne dhe i publikuar në revistën Archives of Sexual Behaviour (Arkivat e Sjelljes Seksuale).

Hulumtimi është kryer te një grup femrash të veshura të gjitha njëlloj, me këmishë të bardhë, pantallona të gjera dhe xhaketë të zezë. Por të vetmen gjë që kishin ndryshe, ishin këpucët. Disa kishin veshur pupa, të tjerat këpucë me takë të ulët dhe disa të tjera këpucë me takë 12 cm.

Në 83% të rasteve, femrat me taka të larta ia dilnin që të ngjallnin më shumë interesin e meshkujve në krahasim me të tjerat. Për shembull, meshkujt tregoheshin më të gatshëm për t’i dhënë një objekt të rënë në tokë femrave që mbanin taka të larta, sesa atyre që vishnin të sheshta.

Pra rezultatet e studimit treguan se takat e larta lidhen me një tërheqje më të madhe seksuale dhe për pasojë, me një mundësi më të madhe për t’u afruar me meshkujt. Nicholas Gueguen, autori i studimit, ka thënë se: “Edhe unë, si mashkull, preferoj ta shoh gruan time me taka të larta. Mendoj se këtë gjë e duan shumë burra në botë”.

Disa nga mendimet që kanë meshkujt për llojin e këpucëve që ju vishni

ثshtë konstatuar se meshkujt formojnë një mendim të parë për femrat edhe në bazë të asaj që ajo ka mbathur:

- Nëse keni mbathur atlete të shtrenjta

Mashkulli do të mendojë: “Ajo ose është sportiste që fiton shumë ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije ose drekë. … Apo thjesht i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe”.

- Nëse keni mbathur atlete të thjeshta

Ai do të mendojë: “ثshtë e lumtur në martesë dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është kështu, atëherë ajo thjesht nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme”.

- Nëse keni mbathur këpucë, çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta

Mashkulli do të mendojë: “Ajo me të vërtetë është e dashuruar me veten e saj dhe kjo i rri shumë mirë”.

- Nëse keni mbathur këpucë të stilit ‘retro’ (të vjetër)

Mashkulli do të mendojë: “Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kalojë një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila megjithatë, me gjasë nuk fiton shumë”.

– Nëse keni mbathur këpucë të zeza, me taka jo të larta

Do të mendojë: “Hëm … Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe”.

– Nëse keni mbathur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe

Ai do të mendojë: “Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit … Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë demode, e cila që në fillim të lidhjes do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kem fëmijë?”.

– Nëse mbathni “mokasine”

Ai do të mendojë: “Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste”.

– Nëse keni mbathur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti.

Ai do të mendojë: “Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike apo të grupeve muzikore, për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është …”.

- Nëse keni mbathur këpucë “Dr. Martens”

Ai do të mendojë: “Pa dyshim bën pjesë në ndonjë band apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë …”.

g.shqip
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Qfarr rrene e kulluar, se paku per mua s'luajne rrol, preferoj puma te thjeshta e kepuce te rrafshta, por kurre sme kane terhjekur me shume pse kane taka te gjata a ku ta di :D
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

i marin bythet form pranaj lool!
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Qfarr rrene e kulluar, se paku per mua s'luajne rrol, preferoj puma te thjeshta e kepuce te rrafshta, por kurre sme kane terhjekur me shume pse kane taka te gjata a ku ta di :D

ke te drejte loveri, ne fakt te gjithe djemte thone qe u pelqen nje vajze me atlete apo me te sheshta e keto gjera dmth :D vecse eshte nje genjeshter e madhe aman :P... djemte pelqejne vajzat te vishen me te sheshta sepse i duan te jene praktike, te ecin ne hapin e tyre e te mos mbesin mbrapa nga takat :D... u pelqen nje vajze e veshur me te sheshta, por nje vajze me taka ben diferencen ama, nuk mund te ja heqin syte nga ajo vajza me taka :gjuhe:

Takat jane simbol i formave, ato na bejne te dukemi me pak topolake e me shume elegante....takat nuk jane vulgare perkundrazi...e mos ngaterrojme takat e larta stili me takat super te larta qe shohim ne ndonje film me pull te kuqe hahaha...ato vishen me shume per tu dukur kofshet e gjata :vape:
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

ho mer mo tashi mos na boni kshu kot... pa lidhje!
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Sa komplekse paski ju meshkujt :D
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

pse ca ka per komplekse?
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Une jam dakorte qe taka eshte fines ,klas e sensualitet.
Por kur ky studimi me cilson se si mendojne meshkujt per cdo lloj takoie,kjo eshte nje genjeshter e madhe,ku truri mashkullor te ndaj ne koleksionim aq imtesisht takat,ne ate pik kan munges e vete bota femrore per te qen ne dizenje finese e mode,pa le me, mashkulli duke krahasuar takat me tiparet psikollogjike te femres
Eshte qesharake.
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Ne nje femer me taka dhe ne nje pa taka, mund ti preferojme te dyja mjafton mos te kene kundershtime.

Mir qe genjeni veten por te pakten mos genjeni dhe shoqet
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Devil sepse une nuk shoh tipet e atleteve qe ve nje cun qe te them u cf tipi ky :p

Ah pervec kepuceve me maje ato ai duroj i ve vize automatikisht lol
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Ehe po.... po.....
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Ah pervec kepuceve me maje ato ai duroj i ve vize automatikisht lol

hahahahahahahahahahaha me lot,ose ca ma taka si me qen patkoj gomari ngjajne,:P kepuc dy kg copa pesh inerte ahahhahahahaah
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Mire 2 kg por dhe 2 km lol

O Devil na u bere si Arfenilla me keto dislike lol
Rri se iu futa postimeve te tua se per dislike i ke te gjitha :p as vete sdi si permbahem lll
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Bella, cfare pelqejne femrat, tpyeti ty, por mos me trego mua cfare pelqejne meshkujt bazuar ne studime :D - Ndoshta studimin e kane bere vet femrat lol
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Une takave te larta i rezistoj dhe mire biles, ca ti bej shaleve te larta, keshtu te gjata desha me thane, atyre si rezistoj dot
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Sa komplekse paski ju meshkujt :D

Nuk eshte e lehte te jesh mashkull ti Nicktjeter, por nji njeri duhet ta boje ate pune. Kshu qe e kena marr ne persiper ket gje. Eshte vetmi kur je ne maje, por pamja eshte e bukur. :)
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Bella, cfare pelqejne femrat, tpyeti ty, por mos me trego mua cfare pelqejne meshkujt bazuar ne studime :D - Ndoshta studimin e kane bere vet femrat lol

Loveri e di shume mire e nuk e kam bazuar ne asnje studim :)
Ok ashtu e lem si thua ti, ta pranoj.. Por jam e sigurte qe eshte nje rrene e madhe..
Pelqeni femren sportive etj etj por nese do ishte pyetja kush eshte me femer per ju ehhh aty ndryshon puna po nejse po he :p
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Interesante moj puna juaj, ne njeren ane thuani ok si thua ti, pastaj po nejse he ndryshon haha. Mund te jete dikush tjeter, une fola per vetveten time dhe nje numer te konsiderueshem te meshkujve qe mendoj se e kane te njejtin mendim sic e kam une, po nejse he, duhet t'ua bejme qejfin juve :p hahaha
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Opo studime thuaj per te mbush diten ... :D

Por une them qe nje femer qe esht e bukur cfardolloj veshje te bej me taka apo atlet terrheq vemendje dhe smund ti rezistosh bukuris se saj... :)
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Mu me pelqejn takexhiet sidomos ato qe veshen edhe kshu elegante me te zeza auuuuuu :P
 
Titulli: Përse meshkujt nuk u rezistojnë dot femrave që veshin taka të larta

Nje dite dhjetori mbatha cizme veq pak te larta, kur shefi me kishte pa, tha edhe ti e urta ke fillu si tjerat?

Thash si? Ju cdoher mbatheni rrafshet -tha.

Diten e neserme i hodha.
 
Dr marten dikur visheshin nga anarki-ket( kshu thuhet?)... nga te rinjt e qendrave sociale rebel.
Tani qe plasi moda, i kapa dhe i hodha. Ishin gjall qe nga viti 2003... cik te zhgjyrosura por gjithmon SUPER.
Kurse per takat doja me i than disave qe te heqin dor sepse dhe nje dinosaur ecen me elegant se ato...
 
varet nga lloji takës siç e ka then me lart Bella.

personalisht do te preferoja te takoja ne klab nje femer me taka sesa me atlete :LOL: mos nigjoni tipen me lart, duket qe ka gjet burr lol
 
Vum vum taka taka kur kalojn na ben si ritem ntru :ROFLMAO: :ROFLMAO:
Qe na terhew vemendjen kur kalojm por jo qe su rezistojm
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Nese di te ecesh bukur dhe jo esforcuar,domosdoshmerit percjellin feninilitet.
Se mos meshkujt terhiqen vetem nga takat?!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top