braziljania
Anëtar i Nderuar
Pavarësisht faktit se janë shekullorë dhe janë hartuar pa u mbështetur në ndonjë fakt eksperimental, ligjet e Njutonit për lëvizjen dhe gravitetin janë të vlefshme sot e gjithë ditën
Pavarësisht faktit se janë shekullorë dhe janë hartuar pa u mbështetur në ndonjë fakt eksperimental, ligjet e Njutonit për lëvizjen dhe gravitetin janë të vlefshme sot e gjithë ditën. Sipas legjendës, në vitin 1590 Galileo Galilei u ngjit deri në katin e epërm të kullës së Pizës, në Itali dhe prej lartësisë hodhi dy objekte me pesha të ndryshme poshtëë. Ky eksperiment rrëzoi bindjet shekullore në lidhje me mësimet e deriatëhershme se cilat janë forcat që i vënë gjërat në lëvizje. Legjenda e kullës së pjerrët të Pizës, ka gjasa që të mos jetë e vërtetë, por pa dyshim që ka një domethënie shumë të qartë metaforike. Në atë kohë, dogma shekullore e bazuar te mësimet e Aristotelit dhe besimin e përgjithshëm, ngulmonte se një trup me peshë më të rëndë është i pari që bie në tokë. Por siç e tregoi edhe Galileu përmes eksperimentesh reale dhe të dokumentuara ndodh ndonjëherë që besimet e përgjithshme e madje edhe filozofët grekë jo gjithmonë janë të saktë dhe kanë të drejtë. Në rastrin e peshave që hidhen në tokë nuk është ajo që është trupi me peshën më të rëndë ai që prek i pari tokën. Pavarësisht zemërimit që shkaktoi te rivalët akademikë të kohës, sfida e Galileos ndaj dijeve të deriatëhershme, deklarata e tij se i ashtuquajturi "Libri i natyrës" është një libër i shkruar në gjuhën e matematikës nuk mund të injoroheshin. Në vitin 1687, një shkencëtar i Universitetit të Kembrixhit botoi një libër që konsiderohet edhe sot si apoteoza e vlerësimeve të Galileos. Libri titullohet: "Philosophia Naturalis Principia Mathematica" (Parimet Matematikore të Filozofisë së Natyrës). Autori i këtij libri është i famshmi Isak Njuton, gjenialiteti i të cilit i artikuloi ligjet e natyrës përmes gjuhës së matematikës. Arritja më e madhe e Njutonit janë deklaratat e tij në lidhje me ligjet e lëvizjes. Ato nuk janë bazuar në përfundime eksperimentale, por në mendjemprehtësinë e Njutonit ndaj numrit të vogël të aksiomave të duhura për të përftuar gjithë fizikën e lëvizjes. Ligjet e tij fiksojnë konceptin e forcës me shumë saktësi. Në vend të shpjegimit të mjegullt të deriatëhershëm në lidhje me shkaqet që shkaktojnë lëvizjen, Njutoni theksoi me bindje se është forca ajo që shkakton ndryshimin në një fraksion të lëndës që ai e quajti moment: masa e një objekti shumëzuar me shpejtësinë e tij. Sa më e madhe të jetë forca, aq më e shpejtë do të jetë shkalla e ndryshueshmërisë së momentit. Kjo shkallë ndryshimi mund të shfaqet si një ndryshim shpejtësie ose me fjalë të tjera kemi të bëjmë me një nxitim, një koncept të cilin Aristoteli e kishte shmangur plotësisht duke qenë se nuk kishte aftësitë dhe njohjet e duhura matematikore për ta njohur. Për sa i përket Njutonit, gjithë sa thamë më sipër u përmblodh në njërin prej ekuacioneve më të famshëm që njeh shkenca: F=ma në të cilën shprehet lidhja mes forcës F që ushtrohet ndaj masës m dhe që prodhon nxitimin a.